Author: tirana

Lavrov është takuar me përfaqësuesit e dy rajoneve në lindje të Ukrainës që udhëhiqen nga separatistët e mbështetur nga Rusia, sipas një video të publikuar në Twitter. Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut  ndodhen në lindje të Ukrainës. Vendimi i Putinit për t’i njohur ato si shtete të pavarura erdhi disa ditë përpara pushtimit të plotë të Ukrainës. Në një deklaratë ditën e sotme, Sergei Lavrov tha se Ukraina tani duhet të zgjedhë të ardhmen e saj. Ai vuri në pikëpyetje stabilitetin e shtetit ukrainas dhe akuzoi vendet perëndimore për militarizimin e qëllimshëm të vendit.…

Read More

Për gazetarin e BBC, Clive Myrie, ka qenë e pamundur që të mos e shoqëronte me lot raportimin për pushtimin e Ukrainës. Myrie ishte duke raportuar drejtpërsëdrejti për pushtimin e Ukrainës për “BBC News” përpara Manastirit të Kupolës së Artë të St. Michael, ndërsa sirenat u ndezën rreth tij. Ai u tha shikuesve se po zhvilloheshin “luftime të ashpra” dhe tha se Rusia kishte sulmuar Ukrainën “nga toka, deti dhe ajri” në një ditë brutale dhune dhe gjakderdhjeje, ndërsa pushtimi filloi dje. Më pas, teksa prezantoi korrespondenten ndërkombëtare të “BBC News” Orla Gueri, një lot i përshkoi fytyrën e tij.…

Read More

Një 27-vjeçar është plagosur rëndë në qytetin e Vlorës. Raportohet se plagosja ka ardhur si pasojë e një sherri në sheshin “Flamur” në Vlorë. I plagosuri mësohet se është Besim Hoxha 27-vjeç dhe është goditur me sëpatë në pjesën e kurrizit. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku do i nënshtrohet një operacioni.

Read More

Vjen reagimi i parë edhe nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, për atë çfarë po ndodh në Ukrainë. Ajo i ka cilësuar veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë si të pajustifikueshme. Për të kjo është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Duke dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës, Merkel ka mbështetur gjithashtu edhe përpjekjet e pasuesit të saj SPD, Olaf Scholz, për të ndaluar presidentin Vladimir Putin. “Kjo luftë agresioni nga Rusia shënon një pikë kthese të gjerë në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Merkel, ndërsa shtoi: “Nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit…

Read More

Kievi është pothuajse nën kontrollin e trupave ruse. Në hartën e publikuar nga “BBC”, dallohet qartë avancimi i raketave dhe mjeteve të blinduara ruse drejt qendrës së kryeqytetit ukrainas, të vendosura në dy pika kyçe, pranë Parlamentit dhe Pallatit Presidencial. Trupat ruse ndodhen në rrethin verior të Obolon, vetëm 9 kilometra në veri të Parlamentit të Kievit dhe qendrës së kryeqytetit. Pak orë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dha alarmin se forcat ruse ndodheshin në Kiev duke i bërë thirrje qytetarëve të kishin kujdes dhe të mos dilnin nga shtëpitë e tyre.

Read More

Presidenti i Ukrainës ka pranuar se ai është ‘shënjestra numër një’ për vrasësit rusë, pasi pretendohej se ‘gjuetarëve’ çeçenë u është dhënë një listë e zyrtarëve ukrainas për ta kapur ose vrarë. Volodymyr Zelensky, 44 vjeç, iu drejtua kombit të enjten mbrëma, në fund të ditës së parë të pushtimit rus të vendit të tij. Ish-komediani i televizionit këmbënguli se ai kishte mbetur në Kiev ndërsa u kërkoi bashkëqytetarëve të tij të qëndronin të fortë. Ai tha se po fliste nga Kievi, por eleganca e pallatit presidencial ishte zhdukur prej kohësh: Zelensky, me bluzën e tij jeshile, dukej se po…

Read More

Ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga Policia e Tiranës, i koduar me emrin “Lastra”. Policia ka dhënë detaje rreth këtij operacioni duke bërë me dije se një prej të arrestuarve është edhe Jeniffer Collet, një shtetase zvicerane. NJOFTIMI I POLICISE Pas arrestimit të shtetasit Z. N., ditën e djeshme, vihet në pranga një tjetër shtetase e huaj e përfshirë në aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave. Gjatë kontrollit në banesën e saj, Policia ka gjetur lastra dhe produkte të tjera që shërbejne për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara. Në vijim të…

Read More

Pamje shokuese që shihni vijnë nga fronti i luftës në Kiev, atje ku po tentohet që forcat ruse të marrin kryeqytetin. Video që shihni po bën xhiron e rrjetit, ku shihet se si një tank rus i hipën sipër një makine civile që është në ecje. Personi që ka filmuar videon, që qëndron në shtëpinë e tij i izoluar nga lufta, shfaqet i tmerruar.

Read More

Është dita e dytë që Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë, ku të shtënat me armë dhe bombardimet nuk kanë fund. Edhe pse është Rusia që ka sulmuar, vetë qytetarët janë kundër këtij vendimi të presidentit Vladimir Putin, ku shumë madje janë ngritur në protestë duke kërkuar që lufta të mbarojë. Gjithashtu modelja ruse Ariana Lirey, është përkrahë Ukrainës, duke kërkuar që lufta të marrë fund. “Jo luftë”, ka shkruar ajo në reagimin e saj në Instagram, si kërkesë lutjeje të cilën e shoqëroi me flamujt e dy shteteve Rusi-Ukrainë.

Read More

Shoqata e Biznesit ka dalë sot në një deklaratë, lidhur me krizën e energjisë elektrike, që ka prekur tashmë edhe vendin tonë, duke shprehur shqetësimin se “Kërcënohemi përballë një kolapsi ekonomik dhe social, pasi efekti që krijohet nga rritja e çmimeve tani do të jetë zinxhir me ndikim në të gjithë sektorët e ekonomisë”. Bizneset i janë drejtuar qeverisë, duke i kërkuar të ofrojë një zgjidhje për të përballuar krizën e energjisë elektrike. Bizneset i drejtojnë qeverisë dhjetë kërkesa, që sipas tyre, mund të ndihmojnë në përballimin e situatës. Deklarata e plotë: Kriza e energjisë elektrike është bërë kryefjala e ditës,…

Read More