Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar pas ngjarjeve të ndodhura në Ukrainë, ku ka zbarkuar ushtria ruse. Çështja kryesore ishte ajo e finales së Champions League, që ishte programuar të luhej në Shën Petersburg. Gazetari i AP, Rob Harris, shkruan se UEFA ka vendosur që finalja e kompeticionit më të madh për klube të organizohet në Paris.
Author: tirana
Forcat ruse janë duke avancuar në një pjesë të frontit në Ukrainë duke u afruar edhe në Kiev. Ushtria ukrainase njoftoi mbrëmë se janë duke u kryer luftime për të ruajtur kontrollin e aeroportit strategjik të Hostomelit, vetëm 35 kilometra në veri-perëndim të Kievit.
Një valë e re çmimesh nga tregjet e huaja pritet të godasë edhe ekonominë shqiptare, nëse lufta Rusi -Ukraine do të zgjasë. Rusia është një furnizues i madh i botës më lëndë të para, kryesisht grurë, naftë dhe metale. Sanksionet e dyanshme pritet të sjellin një rritje zinxhir në tregjet globale të mallrave duke bërë gjithçka edhe më të shtrenjtë, parashikojnë ekspertet ndërkombëtare. Në luftën e sanksioneve të dyanshme, Rusia do të përdorë burimet e saj, grurin, gazin, naftën palladiumin (një lloj metali i ngjashëm me platinin që shërben si lëndë e parë për telefonat inteligjent etj). Në Shqipëri, kriza…
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka nderuar aktin heroik të një ushtari të forcave ukrainase, të cilin e ka konsideruar një nga heronjtë e së sotmes. “Në këtë ditë të vështirë për vendin tonë, kur populli ukrainas po përballet me okupatorët rusë në të gjitha drejtimet, një nga vendet më të vështira në hartën e Ukrainës u bë kryqëzimi i Krimesë, ku një batalion i veçantë i këmbësorisë, për të ndaluar përparimin e kolonës së tankeve ruse, mori vendim për të minuar urën në Genichesky. Një inxhinier i një batalioni të veçantë, marinsi Vitaliy Volodymyrovich doli…
13 ushtarë ukrainas në ishullin e gjarpërinjve, janë vrarë nga luftanija ruse në Detin e Zi. Ushtarët ukrainas nuk kanë pranuar të dorëzohen, ndërsa është publikuar edhe një komunikim audio mes palëve. Analisti politik amerikan, Ian Bremmer, ka siguruar dhe ka publikuar një komunikim të shkurtër mes forcave ukrainase dhe forcave ruse para se këto të fundit të sulmonin një ishull të vogël të Ukrainës. Në këtë pjesë të komunikimit, një rus lajmërohet nga një luftanije ruse: “Luftanija ruse këtu, përsëris. Ju sugjeroj që t’i dorëzoni armët dhe të kapitulloni. Ndryshe, do të hap zjarr. A kuptoni?” Më pas, një…
Tre djem të rinj përfunduan në pranga në kryeqytet, e tani do të përballen me drejtësinë me akuzat e “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. “Panorama” ka mësuar se në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud” u arrestuan në flagrancë shtetasit Gjok Rrika, Gledis Myrta dhe Renaldo Metaj. “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të punësuar në një call center në rrugën “Sulejman Delvina”, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe i mashtronin shtetasit e huaj, që të investonin në Forex. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas, për…
GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar pasi akuzohet se përfitoi 3.7 mln euro nga inceneratori i Elbasanit. Në mes të dhjetorit 2021, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg ish-ministrin: “Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Lefter Haki Koka me vendimin Nr. 100, datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhej ne vendimin e siguruar nga Panorama. Lefter Koka u arrestua më 14…
Ushtarët rusë janë tani në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter. Ushtria ruse ka sekuestruar dy automjete të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe po lëvizin drejt qendrës së Kievit. Ata ndiqen nga një kolonë kamionësh ushtarakë rusë, sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit. “Banorë rrini të qetë, kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”, thanë ata.
Lufta e madhe është realitet – Rusia ka sulmuar Ukrainën. Kjo katastrofë mund të ishte parandaluar, nëse Perëndimi nuk do të kishte qëndruar i vetëdijshëm indiferent, mendon Roman Goncharenko. E enjte, 24 shkurt 2022, këtë ditë nuk do ta harrojmë kurrë. Ditën, kur udhëheqja e çmendur ruse, nisi një luftë të madhe kundër Ukrainës. Ditën, për të cilën ukrainasit dhe miqtë e tyre në mbarë botën prej kohësh ishin të përgatitur, e megjithatë shpresonin, se ajo nuk do të vinte kurrë. Ditën, në të cilën Kremlini thjesht ndezi një luftë në Europë. Shumë shtrojnë pyetjen me habi: Si mundi të…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të premten mbi një projekt-rezolutë që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike. Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Por ajo nuk ka të ngjarë të miratohet për shkak të së drejtës së vetos së Rusisë si anëtare e përhershme…
Sipas MeteoAlb gjatë orëve të para të ditës do të jemi nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Por në zonat malore do të ketë kalime vranësirash. Ndërsa në orët në vijim vranësirat e lehta do të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s për agresionin rus në Ukrainë. Pas përfundimit të këtij samiti, kryeministri thotë se do të zhvillojnë një konferencë të jashtëzakonshme. “Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa poston edhe foton që po bën xhiron e botës, ku duket një person, i cili mban në dorë një pankartë me shkrimin: “Unë jam rus, më falni…