Author: tirana

Ndarja nga jeta e shkrimtarit Luan Starova ka shkaktuar pikëllim dhe dhimbje te familjarët dhe miqtë. E bija e shkrimtarit, Blerina Starova Zllatku ka përlotur me postimin e saj, dhimbja e të cilës nuk përshkruhet me fjalë. “Na le pa fjalë dhe me kujtime të paharrueshme babi. Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot ndërroi jetë gjyshi, bashkëshorti dhe babai ynë Luan Starova. Varrimi do të jetë nesër më 25. 02.2022 në varrezat në Butel, ndërsa falja në Xhaminë e Çairit në Namazin e Xhumase “, shkruan e bija.

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e posaçëm në nivel ministror të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, që u mbajt në Vienë. Ministrja Xhaçka theksoi se sulmi kundër Ukrainës është një krim dhe se Rusia do të mbajë përgjegjësinë e plotë për pasojat e tmerrshme të këtyre sulmeve. Sipas saj, përgjigjia e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe e komunitetit ndërkombëtar në tërësi, duhet të jetë e prerë, e koordinuar dhe me pasoja të menjëhershme. “Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht,…

Read More

Presidenti Ilir Meta mblodhi pasditen e së enjtes Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas sulmit ushtarak që Rusia ndërmorri ndaj Ukrainës. Në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, i cili u përfaqësua nga zv/Kryeministri Arben Ahmetaj. Po kështu, nuk mori pjesë as ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila u përfaqësua nga zv/ministrja Megi Fino. Në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që zgjati rreth 1 orë, u ra dakord me qëndrimet e NATO-s që ka dënuar agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Read More

Një 25-vjeçar me iniciale F.Rr. është ndëshkuar nga policia pasi disa ditë më parë i ka penguar rrugën zjarrfikëses që po mbërrinte në një vendngjarje ku humbj jetën një person. Policia ben me dije se ndaj 25-vjeçarit është vendosur gjoba 40000 lekë ndërsa i është pezulluar leja e drejtimit për 24 muaj. “Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale ku duket një automjet, i cili nuk i hap rrugën zjarrfikëses për të shkuar në një vendngjarje sqarojmë se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, pas publikimit të videos, në bazë të informacioneve të grumbulluar kanë bërë…

Read More

Britania e Madhe ka njoftuar sanksionet e tjera ndaj Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës. Ka qenë vetë kryeministri Boris Johns i cili në një dalje live bëri të ditura tëgjitha sanksionet që do merren ndaj Moskës. 10 sanksionet e Britanisë: -Të gjitha bankat kryesore ruse do të kenë aktivet e tyre të ngrira dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do t’i ndalojë ata të kenë akses në pagesat e sterlinës dhe kleringut përmes MB. Kjo përfshin një ngrirje të plotë dhe të menjëhershme të bankës VTB -Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse…

Read More

“Moska është e gatshme të negociojë kushtet e dorëzimit me Kievin në lidhje me ofensivën e vazhdueshme ushtarake ruse që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë”, tha sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov. Sipas Peskov, presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në diskutime me homologun e tij ukrainas, me fokus në marrjen e një garancie të statusit neutral. Këto janë terma që, sipas Peskov, do të mundësonin arritjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe do të eliminonin atë që Rusia aktualisht e sheh si një kërcënim për sigurinë e shtetit dhe popullit të saj. “Presidenti…

Read More

Rusia sulmoi Ukrainën mëngjesin e së enjtes. Kjo shkaktoi një situatë pasigurie në popullatë. Mjaft qytetarë morën udhët për t’i shpëtuar më të keqes. Në një video prekëse tregohet një baba ukrainas që dërgon vajzën dhe gruan e tij në zona të sigurta dhe rikthehet vetë në front. Ai përkëdhel vajzën duke i uruar shëndet dhe duke i thënë se gjithçka do të shkojë mirë. Ukrainasi qan me ngashërim para saj e cila gjithashtu përqafon mes lotësh babain.

Read More

Lojtari i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për imazhet e publikuara nga shpërthimet në Kiev. “Zgjimi këtë mëngjes ishte tronditës dhe traumatik . E gjeta veten të pafuqishëm duke parë imazhe që nuk isha në gjendje t’i kuptoja. Shpresoja deri në fund që të mos vinte deri në këtë pikë dhe që kriza të mos degjeneronte në një konflikt. Shpresoj që të mos shkaktohet një efekt domino dhe se diplomacia mund të shërojë një frakturë kaq të rëndë. Mendimet dhe solidariteti im i drejtohen popullit ukrainas dhe për të gjitha viktimat e kësaj lufte”, ka shkruar kapiteni…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1743 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 191 qytetarë, në këto bashki: 72 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga…

Read More

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë ngjallur shumë kontestime dhe reagime nga të gjithë, ku pjesë e tyre edhe personalitete të njohura të botës së sportit. Të gjithë njëzëri kërkojnë tërheqjen e ushtrisë ruse nga territori ukrainas. Një reagim për këtë situatë ka ardhur edhe nga 4 herë kampioni i Formula 1, Sebastian Vettel, i cili ka bojkotuar garën që do të zhvillohej në Rusi në shtator, ndërsa është shprehur shumë i shokuar nga kjo ngjarje. “U zgjova me lajmet e mëngjesit i tronditur. Unë mendoj se është e tmerrshme të shohësh se çfarë po ndodh. Natyrisht, nëse shikoni kalendarin,…

Read More

“Në çdo rast që Kosova do të rrezikohet ne do jemi një Komb një qëndrim”, u shpreh sot në parlament, deputetja e PDIU, Mesila Doda. Duke marrë shkasë nga sulmet ruse kundrejt Ukrainës që nisën në orët e para të mëngjesit sot, Doda shprehet e shqetësuar për sigurinë e Kosovës, duke thënë se Serbia si aleat rus që është mund të ndërhyjë në Kosovë. Ajo bën thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare që të mobilizohen dhe të jenë gati për çdo skenar, pasi sipas saj Serbia ka blerë rezerva ushqimore përpara 10 ditësh për çdo rast. “Por lufta e cila…

Read More