I veshur me uniformë ushtarake, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka folur sërish me popullin e Ukrainës këtë pasdite. Në fjalimin e tij, ai e krahasoi luftimet si tingull të një perdeje të re të hekurt që po mbyll Rusinë nga bota e qytetëruar. Ai shton se është detyra e Ukrainës që kjo perde të mos bjerë në territorin e tyre. Sipas tij, forcat ukrainase kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbasit, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv.Zelensky thotë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur në veri nga Krimea e…
Author: tirana
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar detaje nga përballja me forcat ruse në territorin ukrainas duke theksuar se janë duke ruajtur frontin. Sipas të dhënave zyrtare, që prej orëve të para të mëngjesit, forcat ukrainase kanë rrëzuar shtatë avionë të ndryshëm, shtatë helikoterë, 24 tanke dhe 20 autoblinda. Në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare janë publikuar pamje të helikopterëve rus të rrëzuar pranë Kievit, ndërsa në disa rajone janë parë edhe tanke ruse të shkatërruar.
Gazetari Sokol Balla i kërkon Federatës Shqiptare të Futbollit që të iniciojë bojkotimin e Rusisë. Duke sjellë në vëmendje faktin që Shqipëria ka dy ndeshje me Rusinë në qershor për Ligën e Kombeve, por edhe faktin tjetër që Armando Duka është ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA, Balla sugjeron që Federata Shqiptare e Futbollit duhet të bëhet nismëtare e guximshme e bojkotit. ”Shqipëria ka dy ndeshje me Rusinë në qershor për Nations League. Por ka edhe një anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA, e cila ka vendosur që Finalja e UCL të luhet në Leningrad, qytetin e Putin. Federata Shqiptare e…
Edhe pse shumica e kërkuar nuk është arritur, Kuvendi ka zgjedhur me 84 vota kandidatët për anëtarë të KLGJ nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë. Ilir Rusi dhe Yllka Rupa do të jenë anëtarët që do të zëvendësojnë Maksim Çokun dhe Erjon Muharremajn në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa sa i përket KLP-së, për njërin vend që mbetet vakant nga kreu aktual Gent Ibrahimi u zgjodh kandidatja Mirela Bogdani, si e vetmja që ishte në garë. “Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni përmblidhen në një listë dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton…
Me anë të një postimi në Instagram,ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila i ka bërë një thirrje ish-shokëve të tij të ekipit, Vladislav Naumets dhe Orest Kuzik, të cilët janë nga Ukraina. Ai i ka ftuar në Shqipëri bashkë me familjet e tyre, që të mund të strehohen në vendin tonë deri sa gjendja të mund të qetësohet. Ky gjest nga ana e Lilës ka shkaktuar dhe një jehonë në mediat greke, e cila ka marrë një vëmendje të madhe nga ana e tyre. View this post on Instagram A post shared by Andi Lila (@andilila)
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko ka shpallur një shtetrrethim në mbarë qytetin. “Miq! Kyiv do të jetë në shtetrrethim që do të jetë në fuqi nga ora 22:00 deri në 07:00,” tha ai. Është e nevojshme për sigurinë e banorëve të kryeqytetit në mes të agresionit ushtarak”, shtoi Klitschko. Ndërsa transporti publik nuk do të jetë i disponueshëm gjatë orës policore, stacionet e metrosë do të mbeten të hapura për t’u përdorur si strehimore./
Ekipi legjendar gjerman, Shaklke 04, është si shumë të tjerë nga ata që nuk e pranojnë sulmin rus ndaj shtetit ukrainas dhe kështu ka marrë një vendim për ta bojkotuar. Mënyra se si do ta bëjë këtë është duke hequr nga fanellat e saj sponsorin rus “Gazprom”. Ky vendim është dhënë me kërkesë të Europarlamentarëve të Gjelbër Gjermanë. Në një postim në faqen zyrtare në Twitter, klubi i Shalkes shkruan: “Duke parë ngjarjet, zhvillimin dhe përshkallëzimin e ditëve të fundit, Shalke 04 heq fjalën GAZPROM nga uniformat”.
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss thërriti këtë enjte në takim ambasadorin rus në Britani, Andrei Kelin. Por biseda u tensionua deri në pikën sa Truss mësohet se përzuri atë. Ambasadori u pa të dilte nga takimi pas vetëm 10 minutash. “Ishte një takim i tensionuar, Truss e nxori ambasadorin jashtë. I tha se duhet t’i vinte turp nga vetja, se Rusia kishte gënjyer në mënyrë të vazhdueshme dhe se humbi atë fijen e fundit të kredibilitetit që i kishte mbetur me komunitetin ndërkombëtar”, i tha një burim, Sky News.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Olta Xhaçka lidhur me sulmin që Rusia bëri mbi Ukrainë. Kim shkruan se SHBA dhe Shqipëria do të koordinohen për aksionet ndaj Rusisë duke qenë edhe në një linjë me NATO . “Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim diskutoi sot me kryeministrin Edi Ramën dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë. Shtetet e Bashkuara…
Nga Madeleine Albright “New York Times” Në fillimin e vitit 2000, unë isha zyrtarja e parë e lartë e SHBA-së që u takua me Vladimir Putinin, në cilësinë e tij të re si ushtrues i detyrës së presidentit të Rusisë. Në atë kohë, ne në administratën Clinton nuk dinim shumë për të, veç faktit që ai e kishte nisur karrierën e tij në KGB. Unë shpresoja që takimi me të do më ndihmonte të kuptoja disi si ishte ky njeri, dhe të vlerësoja se çfarë mund të nënkuptonte ngjitja e tij e papritur në pushtet për marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat…
Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetase amerikane, por me banim në qytetin bregdetar në jug të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit në banesën e saj iu gjetën një sasi lëndë narkotike e llojit ekstazi si dhe një thikë. “Nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”, si dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyra e Hetimeve Kriminale (DSS/OCI e Ambasadës Amerikane në Shqipëri), u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. G., 44 vjeçe, lindur në SHBA, banuese prej 3 vitesh në qytetin e Sarandës. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë…
Dashi: Falë ndikimit të Hënës, do të keni një ditë shumë interesante në dashuri, por kujdes se nga nesër do të kthehen mendimet tuaja të pasigurta. Në punë vijon të keni pikëpyetje të mëdha për paratë. Demi: Ditët e rikuperimit të ndjenjave po vijnë. Çdokush që është beqar mund të ketë një takim të veçantë. Në punë, ata që janë të pavarur po kërkojnë një mënyrë për të filluar nga e para, ndërsa ata që janë punonjës mund të rishikojnë një marrëveshje të re. Binjakët: Në dashuri, Hëna nuk është në shenjën tuaj. Ka padurim pasi gjithçka e merrni në…