Author: tirana

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

Read More

Samuel Ryde është 40-vjeçari i apasionuar pas fotografisë i cili ka bërë bujë në rrjet. Para 10 vjetësh, në vitin 2012, ai nisi një projekt për të fotografuar çdo gjë që dëshironte. Fotot i bënte çdo ditë në të njëjtin moment, në orën 12:34. Plani fillestar i Samuelit ishte që projekti të përfundonte për një vit, por më pas ai vendosi të vazhdonte më gjatë atë duke bërë fotografi. 40-vjeçari nga Tower Hamlets thotë se ka dokumentuar natyrën eksituese dhe të zakonshme të jetës së përditshme në Londër. Ryde i shpërndante fotot e tij në rrjetet sociale, por me kalimin…

Read More

Siguria e të miturve gjatë përdorimit të TikTok është në fokusin e drejtuesve të këtij aplikacioni. Lajmi për fushatën më të re që TikTok do të ndërmarrë në këtë aspekt u bë e ditur sot në Bruksel nga Alexandra Evans, përgjegjëse për politikat e sigurisë publike në Evropë për TikTok-un. Puna e TikTok-ut është e ndarë në disa faza. Një udhëzues do t’i inkurajojë njerëzit të mësojnë rreth procesit të përballjes me sfidat në internet dhe raportimi i akteve potencialisht të rrezikshme do të jetë më i lehtë. Plus, në javët në vijim, moshat nën 18 vjeç do të fillojnë…

Read More

Një helikopter rus është rrëzuar gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel, afër Kievit. Komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjeneral-lejtnant Valerii Zaluzhnyi ka konfirmuar se ushtria po lufton forcat ruse për kontrollin e aeroportit në rajonin e Kievit, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Hostomel është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.

Read More

Në këtë situatë kaotike sulmesh, presionesh dhe praglufte, UEFA ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit të saj të Komitetit Ekzekutiv ditën e premte. Në njoftimin e saj të brendshëm qeveria europiane e futbollit ka bërë të ditur se do të zhvillohet menjëherë ky takim për shkak të përshtjellimit të situatës për të vlerësuar gjendjen dhe për të marrë vendimet e nevojshme për aktivitet që lidhen me të. Një ndër temat kryesore pritet të jetë çështja e zhvillimit të finales së Champions League më 28 maj në Shën Petërburg në stadiumin GazProm Arena me një kapacitet prej 68 .000…

Read More

Policia e Klosit ka ndaluar një 35-vjeçar i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij e cila është një shtetase greke me inicialet, A.V . 35-vjeçari i vënë në pranga është banor i qytetit të Klosit. Në informacionin e policisë bëhet me dije se si pasojë e dhunës së ushturar, A. V. ka tentuar te vrasë veten duke konsumuar medikamente helmuese, por tani ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e qytetit verior. Informacion Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi për jetën bashkëjetuesen e tij, kapet dhe ndalohet 35-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë…

Read More

Situata në Ukrainë ka sjellë reagimin e ashpër të ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.Përmes një reagimi në Twitter, Bushati e cilëson zemërthyese pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, ndërsa flet për një pikë kthese në rendin global. “Është zemërthyese të shohësh një vend paqësor si Ukraina 🇺🇦 duke përjetuar një pushtim të paprovokuar nga ana e Rusisë. Një pikë kthese për rendin global me implikime shumë të mëdha për rendin e vendosur në Europë pas Luftës së Ftohtë. A do t’i përgjigjet Europa në mënyrë strategjike kësaj sfide historike? Kjo po ndodh në Evropë!”. Ndërkaq,…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa me nisjen e pushtimit rus në Ukrainë, për sigurimin e ushqimeve siç janë mielli e qumështi, që vijnë në vendin tonë nga Serbia, mbështetëse e Rusisë. “Sulmet e Rusisë në Ukrainë janë një cënim i paqes jo vetëm në Evropë por edhe në Botë është një kërcënim jo vetëm për jetën, paqen por shumë shpejt jam e bindur që do të prekin edhe ekonominë Shqiptare dhe sigurinë. Politika shqiptare duhet të ketë një mesazh të qartë për të gjithë se jemi kundër sulmeve të Rusisë në Ukrainë,…

Read More

46 satelitë janë arritur të lëshohen me sukses në hapësirë nga kompania amerikane SpaceX. ”Raketa Falcon 9 u ngrit nga Kompleksi Hapësinor 40 në Stacionin e Forcave Ajrore në Cape Canaveral në Florida në orën 09:44”, bëri të ditur Space.com. Ky ishte fluturimi i 11-të i kryer nga raketa Falcon 9. “Në përgjithësi, një lajm i mirë, ne jemi tani në pritje të vendosjes së 46 satelitëve tanë Starlink, që është planifikuar të ndodhë pas një ore”, tha menaxherja e prodhimit të SpaceX, Jessie Anderson. Më parë, SpaceX kishte njoftuar se 40 satelitë që kjo kompani e hapësirës ajrore amerikane…

Read More

Tre dekada më parë, kur Ukraina sapo kishte shpallur pavarësinë, ishte për pak kohë fuqia e tretë më e madhe bërthamore në botë. Mijëra armë bërthamore ishin lënë në tokën ukrainase nga Moska pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991. Por në vitet që pasuan, Ukraina mori vendimin për t’u çnuklearizuar plotësisht. Në këmbim, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Rusia do të garantonin sigurinë e Ukrainës në një marrëveshje të vitit 1994 të njohur si Memorandumi i Budapestit. Mariana Budjeryn nga Universiteti i Harvardit foli me ‘All Things Considered’ për trashëgiminë e Memorandumit të Budapestit dhe ndikimin e tij sot.…

Read More

Tashmë dihet që sulmi rus në Ukrainë ka sjellë shumë pasoja dhe një nga fushat që është prekur jashtë mase shumë është edhe bota e sportit, për më tepër ajo e futbollit. Një demonstrim për këtë fakt vjen nga lojtarët brazilianë të ekipit të Shaktharit të cilët kanë postuar një mesazh prekës në rrjetet e tyre sociale. Ata janë të gjithë bashkë me familjet e tyre, të mbledhur në një hotel në Kiev dhe nuk mund të largohen. Kujtojmë se të gjitha aeroportet në Ukraine janë mbyllur dhe çdo fluturim është anulluar. “Situata është dëshpëruese. Unë dua që ju ta…

Read More

Gjenerali britanik, Sir Richard Shirreff, thotë se nëse Rusia hedh një hap në territorin e NATO-s, të gjithë vendet janë në luftë. “Ekziston mundësia që edhe ne si vend të jemi së shpejti në luftë me Rusinë. Ne duhet ta kuptojmë se siguria jonë nuk nis me shkëbinjtë e bardhë të Doverit- ajo nis në pyjet e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë,” tha gjenerali. Sipas tij, Perëndimi duhet të ndryshojë mendësi kur bie fjala te Putini. Gjenerali tha se beson se Putini ka për qëllim që të rikthejë Bashkimin Sovjetik. “Nëse Rusia fut një çizme në territorin e NATO-s, ne të…

Read More