Author: tirana

Drejtuesit e Inter ka një mision të qartë në lidhje me merkaton e verës, duhet me çdo kusht të gjejnë një sulmues të ri për ta vendosur në urdhrat e Simone Inzaghi. Nga Anglia vjen një lajm i bujshëm, teksa “The Sun” zbulon se zikaltërit janë vënë pas Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian ka një kontratë me Man.City deri në 2023, një tjetër fakt që shton edhe më shumë interesimin e Inter. Gabriel Jesus nuk është një emër i panjohur në shtëpinë zikaltër, edhe në 2016 tentuan ta joshin por në fund braziliani zgjodhi të transferohet tek Man.City duke detyruar Inter…

Read More

Një ngjarje dramatike ka ndodhur sot në rrugët e Kievit, teksa një tank rus ka kaluar mbi një makinë brenda së cilës ndodhej edhe shoferi i saj, i cili për fat të mirë ka shpëtuar për mrekulli. ka qenë Ka qenë BBC ajo që ka publikuar një foto të kësaj ngjarjeje ku shihen qartë pasojat. “Një makinë shfaqet e rrafshuar, pasi një tank kaloi sipër saj. Pamjet bënë xhiron e mediave sociale sot, ndërsa  shoferi ka shpëtuar  gjallë” raporton BBC. Shumë mjete të blinduara kalonin sot në Obolon, një zonë në veri të Kievit. Në mediat e huaja janë publikuar…

Read More

Bashkimi Europian ka në plan të marrë masa shtesë kundër Rusisë dhe këtë herë po mendon të sulmojë “kokat” ruse, presidentin Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm Sergei Lavrov. Sipas asaj që raporton BBC, BE do të bllokojë asetet e dy liderëve kryesorë rusë. Gjithsesi, është ende jo e qartë se për çfarë asetesh bëhet fjalë dhe a kanë Putin dhe Lavrov asete të cilat janë të rëndësishme për Bashkimin Europian.

Read More

Forcat ukrainase janë gati për përballjen me trupat ruse, ndërsa janë rreshtuar në autostradën e rrugët e Kievit. Forcat ruse tani mendohet se janë brenda qytetit, megjithëse vendndodhja dhe numri i tyre i saktë është i paqartë. Përballjet u raportuan në Obolon, në periferi të qytetit, ndërsa rusët janë parë edhe në rrethet Vorzel, Bucha, Irpen. Trupat ruse mendohet se kanë mbërritur nga verilindja, pasi janë shtyrë nga Çernobili, i cili u mor dje vonë. Më shumë trupa ruse dhe forca të blinduara po përparojnë drejt kryeqytetit nga Konotop, në lindje, duke lënë qytetin e Chernihiv, ku u përplasën me…

Read More

Vjen reagimi i menjëhershëm nga Moska pas thirrjeve të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për bisedime. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, citohet të ketë thënë për mediat ruse se Vladimir Putin, është gati të dërgojë një delegacion të zyrtarëve të rangut të lartë për bisedime me Kievin, të cilat sipas Moskës duhet të mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk. Më herët, Zelensky ftoi Putin për bisedime për zgjidhjen e konfliktit të përgjakshëm mes dy shteteve. “Përsëris thirrjen ndaj presidentit të Federatës Ruse. Po zhvillohen luftime në territorin ukrainas. Le të ulemi për bisedimet dhe t’i japim fund vdekjes së të…

Read More

Në sezonin e ardhshëm, Rusia nuk do të ketë të drejtë të presë një Grand Prix të Formula 1. Këtë njoftim e ka bërë vetë FIA, e cila përmes një deklarate të lëshuar të premten tha se “është e pamundur të mbahet Çmimi i Madh i Rusisë në rrethanat aktuale”. “Kampionati Botëror i FIA Formula 1 viziton vendet në mbarë botën me një vizion pozitiv për të bashkuar njerëzit, duke bashkuar kombet,” thuhej në njoftim. “Ne po i shikojmë zhvillimet në Ukrainë me trishtim dhe tronditje dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të krizës aktuale.” Të enjten…

Read More

Në mediat sociale po flitet shumë rreth ndarjes së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. E kur të gjithë presim një reagim nga aktori ai duket se nuk ka ndërmend të prononcohet për këtë temë. Megjithatë, fansat janë të mendimit se një këngë që ai ka publikuar së fundmi në Instastory është mesazh për Beatrix.Donaldi ka ndarë me ndjekësit e tij një video ku fokuson atletet teksa ndodhet në makinë. Mirëpo vëmendje nuk kanë marrë atltetet e tij por kënga që luhet në sfond. Bëhet fjalë për këngën “Know You” nga Simi…

Read More

Fjalimet e presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky kanë qenë të shumta në orët e fundit, fill pasi nisi pushtimi rus. Ai ndodhet aktualisht në Kiev nga ku ka refuzuar të largohet, edhe prej aty u ka drejtuar mesazhe qytetarëve të vendit të tij. Madje, ai beson se Rusia ka atë si objektiv të parë. Si ç’shkruan BBC, presidenti ukrainas ka thënë në një nga fjalimet e tij drejtuar ukrainasve se kishte frikë se ishte “objektivi numër një” për hakmarrjen ruse.  “Ata duan të dëmtojnë politikisht Ukrainën duke shkatërruar kreun e shtetit,” u shpreh ai.

Read More

Papa Françesku shkoi të premten në ambasadën ruse në Selinë e Shenjtë për t’ia përcjellë ambasadorit të Moskës shqetësimin e tij për pushtimin rus të Ukrainës, në një largim të paprecedentë nga protokolli diplomatik. Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se Papa kaloi rreth 30 minuta në ambasadë, e cila është afër Vatikanit. “Ai shkoi për të shprehur shqetësimin e tij për luftën”, tha Bruni për Reuters. Bruni nuk komentonti mbi një raport që Papa, 85 vjeç, kishte ofruar ndërmjetësimin e Vatikanit. Besohet se është hera e parë që një papë shkon në një ambasadë për të biseduar me një ambasador…

Read More

Kina po përpiqet të ndikojë në konfliktin Rusi-Ukrainë duke u përpjekur t’i japë fund luftës së armatosur dhe t’i shtyjë palët drejt dialogut. Gjatë një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti i Kinës Xi Jinping i tha atij se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut. Marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta diplomatike midis Rusisë dhe Kinës mund të shihen në Lojërat Dimërore, ku Putini mbërriti në Pekin si një nga të paktët liderë botërorë. Rikujtojmë se në një deklaratë të mëparshme, ministria e jashtme kineze nuk pranoi ta quante ofensivën ruse një…

Read More

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar, në faqen zyrtare në “twitter”, një video ku shihet se si një aeroplan rus i llojit “Su-35” rrëzohet nga aeroplani luftarak i Forcave ukrainase Mig-29. “MiG-29 i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura shkatërron Su-35 e pushtuesve rusë”, thuhet në njoftim. Rusia ka dy ditë që ka hapur luftë kundër Ukrainës, derisa po përballet me rezistencën ukrainase. #stoprussiaЩо виробляє цей український ас 😳🤜——————————————–МіГ-29 Повітряних Сил ЗСУ знищує "нєімєющій аналогов" Су-35 російських окупантів ❌❌❌ pic.twitter.com/z6YVnm8ezo— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022 .

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45-vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike kundrejt vajzës së tij të mitur. Nga sa sqaron policia, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More