“Një vendim i pastër politik” është cilësuar vendimi i marrë nga qeveria europiane e futbollit, e cila i hoqi Rusisë të drejtën për të organizuar finalen e Champions League në Shën Pjetërburg. Pas tensioneve të fundit në Ukrainë për të cilat gjithë bota bën fajtore Rusinë, edhe UEFA tha fjalën e saj duke vendosur që kjo finale të luhet në Paris të Francës.
Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve lokal në Shën Pjetërburg të cilët kanë reaguar menjëherë:
“UEFA njoftoi zyrtarisht vendimin se finalja e Champions League do të spsotohet nga Shën Pjetërburgu në Paris. Jam shumë i zhgënjyer. Shën Pjetërburgu sot është një vend që mirëpret evenimente të mëdha, i kemi të gjitha resurset dhe infrastrukturën e duhur për të organizuar edhe Champions League.
Ky është një vendim i pastër politik, pavarësisht se përsëritet në mënyrë të vazhdueshme se politika duhet të qëndrojë larg sportit, sporti duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Ne kishim vendosur që të gjithë të ardhurat do ti investonim për të zhvilluar sportin e fëmijëve”, ishin fjalët e Boris Piotrovsky, zëvendës guvernatori i Shën Pjetërburgut.
