Author: tirana

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Peshkopia se tashmë rruga e Arbrit është realitet. Rama nuk harroi që të shigjetonte dhe kandidatin e opozitës në Peshkopi si dhe gjendjen ku ndodhet PD. “Vota në 6 mars është votë për këtë punë se unë i di dibranët, i di tashi se u bë kohë e gjatë që i di, për shkak të detyrës kuptohet. Kur kam ardhur për herë të parë në Dibër në një mbledhje këtu, nuk mora vesh asgjë çfarë thanë. Të gjithë qeshnin, u bëra top në lojë, hudh e prit mu, 2 metra top dhe i mësova. Tani…

Read More

Ish-Presidenti i Rusisë Medvedev deklaroi se Rusia mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Perëndimin. Në postimet në mediat sociale, ai tha se ishte koha për të “bllokuar ambasadat” dhe se Moska do të vazhdojë fushatën e saj në Ukrainë. Ai tha se pezullimi i anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e Evropës mund të nënkuptojë se Rusia mund të rikthejë dënimin me vdekje. Dmitry Medvedev – who you may remember from being Russia's great liberal hope when he pretended to be president – says that Russia should respond to western sanctions by bringing back the death penalty for "particularly serious crimes"https://t.co/OrRiV9YkH7—…

Read More

Nga Durrësi, ku prezantoi atje kandidatin për kryetar Bashkie Luan Hoti, kryeopozitari Lulzim Basha tha se t’i hapë rrugën rinisë është ajo që frymëzon çdo ditë, me qëllim që të marrin në dorë fatet e vendit. “Modeli i vjetër e ka mendjen te karrigia. Ka frikë më shumë se të gjithë dhe mbani të gjitha rininë. E dini çfarë u bën rinia atyre që kanë mendje të mos lëshojnë karrigen. Dhe këtë do t’ju bëjnë atyre që kanë 22 vjet që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit. Kanë instaluar modelin e vesit, korrupsionit. 6 vjet përpara kur ngritëm…

Read More

Ish-kryeministri, Sali Berisha ishte sot në Shkodër për të prezantuar Bardh Spahinë, si kandidat për zgjedhjet e pjesshme lokale që mbahen në 6 mars. Berisha tha se Edi Rama e shikon veriun e vendit me armiqësi. Ai i bëri thirrje kandidatit të Partisë Demokratike, Xhemal Bushatit që të bashkohet me kandidatin e tij, që siç thotë ai përfaqëson demokratët. “Edi Rama ndjek praktikat e vjetra. Etërit e tij i deklaronin zonat e veriut armiqësore dhe ky vazhdon me atë mentalitet. Por ana tjetër pozitive është se Shkodrën nuk e mashtroi dot kurrë ai. le të përpiqet të thotë se erdha…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga Dibra, ku ndodhet në kuadër të Këshillimit Kombëtar për të bashkëbiseduar me qytetarët, tha se kjo është një përpjekje e re në vazhdën e rrugës së socialistëve për të ndërvepruar sa më shumë me qytetarët dhe një hap më tutje për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjet e rëndësishme të qeverisë. Më tej Rama shtoi se është me rëndësi që opinioni i qytetarëve të merret parasysh në vendimmarrjen e qeverisë. “Çështja e kursimeve të emigrantëve. Ne e dimë shumë mirë historinë e emigracionit në Shqipëri, përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre për të fituar duke punuar dhe për…

Read More

Autobusi i ekipit të Beneventos në Itali është goditur nga nja gurë i madh në rrugën që ekipi po kryente për të shkuar drejt Peruxhias për të luajtur sfidën e radhës në Serinë B. Për fatin e mirë të skuadrës asnjë nuk ishte dëmtuar, por frika që përjetuan lojtarët dhe stafi që ndodheshin brenda ishte e madhe. Policia ka filluar hetimet për sa i përket kësaj çështjeje, por janë shumë hipoteza që thonë se e gjitha kjo ishte një aksident.

Read More

Ukraina është prej tre ditësh nën sulmet ruse, ku deri më tani janë shënuar qindra të vdekur nga të dyja palët. Një ditë më parë, ushtria ukrainase raportoi për më shumë se 80 tanke ruse të shkatërruar dhe 515 automjete të tjera të blinduara, përfshi 10 avionë dhe 8 helikopterë. Sipas mediave ndërkombëtare, Rusia po pëson humbje të tanke dhe blinda për shkak të raketave anti-tank që Perëndimi furnizoi Ukrainën gjatë javëve të mëparshme. Të dyja llojet e raketave perëndimore kanë një teknikë që e godadin tankun nga lart, ku është edhe pjesa më pak e blinduar e tij duke…

Read More

Një video emocionuese është publikuar në “Twitter” e filmuar në qytetin e Melitopol, tashmë i pushtuar nga Rusia. Një i moshuar iu kthehet ushtarëve rusë dhe iu thotë se janë kukulla. Ai dëgjohet të thotë në video se dhe ai është rus, por jeton në Ukrainë dhe i pyet nëse nuk kanë probleme në Rusi për t’i zgjidhur? “Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si ne Emiratet? Ju…

Read More

Irina Romanova me origjinë nga Ukraina e cila jeton prej 11 vitesh në Shqipëri ka folur për situatën e luftës në vendin e saj dhe komunikimet e fundit që ka pasur me të afërmit e saj. Romanova deklaron se në momentin kur nisin lufta e ka marrë vesh lajmin nga mesazhi i nënës së saj që i uronte mirëmëngjes duke i treguar se është gjallë. Ky mesazh ka qenë tronditës për Romanovën e cila shprehet se nuk kishte marrë vesh ende që atje kishte nisur një luftë pasi deri në momentin e fundit ashtu si shumica e qytetarëve ukrainas ishin…

Read More

Holanda ka dërguar 200 raketa kundërajrore “Stinger” në Ukrainë. Mjetet ushtarake do të shkojnë në vend “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kështu i kanë shkruar Dhomës së Përfaqësuesve, Ministrat e Punëve të Jashtme Hoekstra dhe Ollongren i Mbrojtjes. “Për këtë kërkesë është bërë një rishikim i kujdesshëm ndaj kritereve të eksportit të armëve, por i shkurtuar në funksion të rrethanave të jashtëzakonshme”, thuhet në letër. Stinger është një raketë tokë-ajër (e lëvizshme) e drejtuar me infra të kuqe, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Ato janë 1.5 metra të gjatë dhe peshojnë më shumë se 16…

Read More

Numri i personave që po diagnostikohen me Diabet në të gjithë botën po rritet në mënyrë dramatike. Gjëja e parë që njerëzit mendojnë kur dëgjojnë të flitet për nivelin e lartë të sheqerit në gjak është Diabeti, një sëmundje kjo e rrezikshme dhe mjaft serioze. Por shumë kohë përpara se një person të diagnostikohet me Diabet, trupi i tij fillon të shfaqë disa shenja që tregojnë se niveli i sheqerit në trup është më i lartë se ç’duhet. Këto shenja tregojnë se ndërkohë problemet me Diabetin mund të kenë filluar. Prediabeti ose Diabeti i fshehtë është një gjendjë mjekësorë qe…

Read More

Një grua 23-vjeçare solli në jetë vajzën e saj gjatë kohës që ishte strehuar në bunker për t’u shpëtuar bombardimeve ruse. Vajzë e vogël u quajt Mia dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa fotoja e foshnjës së porsalindur bëri xhiron e botës dhe dha shpresë në një moment të errët. Sipas raportimeve nga Daily Mail , policia ukrainase dëgjoi britmat e gruas, e ndihmoi atë të lindte dhe më pas thirri një ambulancë. Mami dhe vajza u transportuan më pas në spital. Vogëlushja ka lindur në orën 20:30 të së premtes 25 shkurt.

Read More