Author: tirana

Në një analizë të publikuar në BBC, trajtohet çështja e marrëdhëies aktuale mes perëndimit dhe Rusisë, ku kryesisht vihet theksi tek efektshmëria e sanksioneve të perëndimit mbi Putin. A e frikësojnë vërtet këto sanksione presidentin rus? “Kërcënimet e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe tani më lufta kundër Ukrainës kanë tronditur mbarë botën. Ne kemi parë ditët e fundit një ashpërsim të ngadaltë, por të sigurt të sanksioneve, kufizimeve, plus veprime nga vendet dhe organizatat në mbarë botën që janë të pashembullta. Ndërsa Rusia pushtoi Ukrainën, një pjesë e parë e sanksioneve hyri në fuqi në një kryeqytet pas tjetrit. Sanksionet u…

Read More

Lëvizja e radhës e Bashkimit Europian është pajisja me lejeqëndrimi 3-vjeçare e të gjithë ukrainasve që largohen nga vendi. Në një vizitë në pikën kufitare midis Rumanisë dhe Ukrainës, komisionerja e çështjeve të brendshme të BE-së, Ylva Johansson tha se deri më tani kanë hyrë 400 mijë shtetas ukrainas në BE. “Ne duhet të përgatitemi për miliona refugjatë që pritet të largohen nga Ukraina”, u shpreh ajo. Ministrat i kërkuan të dielën Johansson-it të përgatisë propozime për të nxitur direktivën e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e hartuar pas luftës së viteve 1990 në Ballkan, por që nuk është përdorur…

Read More

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku janë pezulluar nga detyra me një vendim të Gjykatës penale të Tiranës ndërsa po hetohen me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit. Ky vendim mban firmën e gjyqtarit Artan Gjermeni. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr. 1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së…

Read More

“Presioni” për situatën e luftës në Ukrainë ka ndikuar që presidenti serb, ALeksandër Vuçiç të pretendojë se këto 3 ditët e fundit ështe plakur më shumë se në 10 vitet e kaluara. Vuçiç thotë se po ndeshet me një presion të madh për t’i vënë sanksione Rusisë pas sulmit që kjo e fundit bëri mbi Ukrainën. “Nuk mbaj mend që të ketë pasur një situatë të tillë kaq të vështirë. Në tre ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake”, tha Vuçiç. Ndërkohë jo më larg se dje, ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i është…

Read More

SHBA ndërmori veprime të menjëhershme të hënën për të ndaluar transaksionet me bankën qendrore ruse në dollarë amerikanë dhe për të bllokuar plotësisht fondin e investimeve direkte ruse, thanë zyrtarë të lartë të administratës. Kjo masësynon bllokimin e disa prej mjetet më të fuqishme të Rusisë për të zbutur efektin e sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur. Hapat kanë për qëllim të parandalojnë Rusinë nga aksesi në një “fond të ditëve me shi” që zyrtarët thanë se Moska priste të mbështetej gjatë pushtimit të Ukrainës. Në vend që të përdorë rezervat për të zbutur rublën në rënie, Rusia nuk do…

Read More

Dy makina janë përplasur në aksin Peqin-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Gjocaj, me pasojë lëndimin e shoferit të njërës prej 2 makinave. “Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Gjocaj, Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. C. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, shtetasi A. C., i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Nga një njoftim i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë është bërë e ditur se ditëve në vijim, pritet të propozojë lehtësimin e masave anti-covid. Mediat atje thonë se pritet që të propozojë largimin e orës policore e po ashtu edhe do të lejohen së funksionuari edhe klubet e natës. Lehtësimi i masave pritet të ndodhë pasi në vend ka pasur rënie të personave të infektuar me COVID-19. Qeveria e Kosovës kishte ashpërsuar masat më datën 5 shkurt, ku pas orës 24:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve. Po ashtu, kufizime ka pasur edhe në sektorin e gastronomisë, ku ky sektor…

Read More

Në mediat ndërkombëtare flitet se Roman Abramovich është kthyer në një negociator potencial në konfliktin Rusi-Ukrainë. 55-vjeçari konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur të Rusisë dhe besohet se është i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin. Zëdhënësi i miliarderit rus tha se Abramovich u kontaktua nga zyrtarët ukrainas për të ndërmjetësuar bisedimet mes palëve, shkruan BBC. Vetëm disa ditë më parë Abramovich ka dorëzuar administrimin e klubit të futbollit Chelsea te administruesit e fondacionit të tij bamirës. Abramovich është ende pronar i klubit, por administratorët e Fondacionit John Devine, Emma Hayes, Piara Poëar, Paul Ramos dhe Sir Hugh…

Read More

Nga Durrësi ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se mbështet çdo qëndrim të qeverisë shqiptare që është në unison me NATO-n dhe Bashkimin Europian sa i takon luftës në Ukrainë. “Mbështes çdo qëndrim të qeverisë që lidhet me vendimet e NATO-s, çdo detyrim që rrjedh nga anëtarësia e Shqipërisë në këtë aleancë dhe mbështetjen e të gjitha vendimeve të BE për Ukrainën. Shpreh keqardhjen time që qeveria shqiptare mund të jetë ndër më të paktat që deri në këtë moment nuk ka dhënë asnjë lloj ndihme materiale konkrete përveç qëndrimeve politike të përputhura plotësisht me SHBA dhe NATO”, tha Berisha. Ai shtoi…

Read More

Ndarjen e çmimeve Screen Actors Guild (SAG) të dielën mbrëma, ka qenë edhe një hapësirë e përshtatshme për aktorët hollivudianë që të thonë fjalën e tyre në lidhje me situatën në Ukrainë. Figura shumë të njohura si Brian Cox, Jessica Chastain dhe Michael Keaton shprehën solidaritetin me qytetarët e vendit në ceremoninë e 28-të vjetore në Los Anxhelos. Cox tha se ngjarjet në Ukrainë ishin të llahtarshme ndërsa vlerësoi presidentin e vendit, Volodymyr Zelensky. “Presidenti i Ukrainës ishte një komik,” tha aktori kur mori një çmim. “Ai ishte një interpretues i mrekullueshëm komik, dhe ne duhet ta respektojmë këtë për të…

Read More

Dinamo u rikthye me bujë në kategorinë superiore të futbollit shqiptar këtë sezon duke pretenduar objektiva madhorë deri te titulli kampion, por sot e gjejnë veten pranë fundi t të tabelës dhe duhet të bëjnë llogaritë vetëm për të mbijetuar. Gjërat sa vjen edhe vështirësohen duke bërë që presioni tek “nëndetësja” të shtohet gjithnjë e më shumë. Kalendari është mjaft i vështirë për 17 herë kampionët e Shqipërisë në javët e ardhshme, ku në ndeshjen e radhës do kenë përballë shkodranët e Vllaznisë, ndërsa javën pasuese do të kenë sfidën direkte me Skënderbeun në luftën për mbijetesë. Aktualisht, Dinamo ndodhet…

Read More

Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Serbi konfirmuan se në këtë vend kanë arritur refugjatët e parë nga Ukraina. “Për momentin, ata [refugjatët] janë njerëz që vijnë te të afërmit dhe miqtë. Po na pyesin se si dhe ku të regjistrohen dhe si të marrin mbrojtje”, tha për Radion Evropa e Lirë Radosh Gjuroviç, drejtor i Qendrës joqeveritare për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Azilkërkuesve. Sipas të dhënave që disponon kjo qendër, në Serbi aktualisht ka vende për pritjen e rreth 6,000 personave, ndërsa kjo organizatë pret mbërritjen e mbi 10,000 refugjatëve nga Ukraina. “Afërsia e Ukrainës kërkon që ne të fillojmë…

Read More