Author: tirana

Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të vitit për të përballuar fluksin e pritshëm të refugjatëve nga Ukraina, njoftoi të hënën Këshilli i Ministrave në Romë. Prandaj, qeveria mund të marrë masa emergjente në raste të caktuara pa konsultime paraprake në parlament. Pas pushtimit rus të Ukrainës, Italia, shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas ku numërohen rreth 250 000 persona, po përgatitet të pranojë shumë refugjatë. Qeveria vuri gjithashtu në dispozicion 10 milionë euro (11.2 milionë dollarë) për të organizuar ardhjen e refugjatëve.

Read More

Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është sulmuar me raketa mëngjesin e së martës, ku të paktën që prej ditës së djeshme vijojnë luftime të ashpra. Në pamjet e publikuara nga autoritetet ukrainase, kjo raketë godet qendrën e Kharkivit në Sheshi e Lirisë, konkretisht ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale. Oleg Synegubov, kryetari i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv, tha se artileria ruse kishte goditur zonat e banuara. Megjithatë ai u shpreh se qyteti është ende nën kontrollin e forcae ukrainase. #Ukraine 🇺🇦: #Kharkiv’s regional administration building was struck by grad missile fire this morning.No historical site is…

Read More

Presidenti rus Putin ka vënë në gatishmëri forcat e tij bërthamore. Zyrtarisht NATO po reagon me kujdes. Megjithatë, parimisht një pjesë e armëve të saj bërthamore janë gjithmonë gati për përdorim. A është kërcënimi i qartë i presidentit Vladimir Putin me armët e tij bërthamore ndërkohë një rikthim në Luftën e Ftohtë? Në një kohë, kur arsenalet kundërshtare bërthamore penguan, që raketat të mos përdoreshin ndonjëherë. Momenti më shpërthyes në këtë skenar frikësues mes Traktatit të Varshavës dhe NATO-s, që zgjati dekada, ishte kriza e Kubës e vitit 1962, të cilën Uashingtoni dhe Moska mundën ta çtensinonin diplomatikisht në minutën…

Read More

Pesë ditë luftë dhe rezistencë për ukrainasit ndaj sulmeve dhe bombardimeve ruse. Banesa, kopshte, shkolla, baza ushtarake dhe shumë objekt të tjera janë shkatërruar plotësisht nga raketat ruse, ndërsa numri i viktimave dhe të plagosurve rriten gjithnjë e më shumë. Ukraina vazhdon rezistencën e saj ndaj sulmit rus në natën e 6 të pushtimit. Fotogaleria tregon momentet më të trishta të luftimeve, ku vdekja, frika dhe shkatërrimi shikohet përmes fotove.

Read More

Moti i keq, me reshje të dendura dëbore e erë të fortë, ka përfshirë vendin, ndërsa në veri dhe juglindje dëbora ka arritur në disa centimetra trashësi. Për pasojë, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet. Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass.

Read More

Mediat e huaja bëjnë me dije se sirenat e alarmit janë ndjerë në të gjithë Ukrainën Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së. Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e 70 ushtarëve të saj janë vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka.

Read More

Sipas Meteoalb, moti do të jetë i paqëndrueshëm ndërsa temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 7°C, në zonat e ulëta nga 3°C në 8°C dhe në zonat bregdetare nga 5°C në 8°C. Era do të fryjë në drejtim lindor-verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë. Edhe në Kosovë do të ketë vranësira që do të shoqëorohen me reshje shiu apo dëbore.

Read More

Shpesh lind pyetja te njerëzit që nuk janë infektuar zyrtarisht me virusin nëse kanë kaluar COVID-19 dhe nuk e dinë atë. Në fakt, koronavirusi mund të ketë ekzistuar në komunitet më herët sesa menduam fillimisht. Kështu, njerëzit me të vërtetë mund të kenë pasur virusin dhe janë shëruar pa e ditur atë, para ose gjatë pandemisë. Më poshtë janë disa indikacione se ju mund të jeni një nga këta njerëz: 1) Një i ftohtë “i keq”. Nuk është e pazakontë të kesh ftohje gjatë dimrit. Por nëse keni pasur një të tillë, shanset janë që ftohja juaj të ishte në të vërtetë COVID-19.…

Read More

Gjermania po dërgon aeroplanë luftarakë Tornado dhe një avion patrullimi detar në një mision zbulimi në zonën e Detit Baltik, ka thënë misioni i Gjermanisë në NATO. Një zëdhënëse e ministrisë së mbrojtjes në Berlin tha se ajo nuk mund të jepte menjëherë ndonjë detaj për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Më herët gjatë ditës, marina gjermane dërgoi gjashtë anije luftarake shtesë, katër prej tyre në Detin Baltik.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.7 në Durrës. Paraprakisht mësohet se shtetasja P. Ll., rreth 60 vjeçe, është gjetur e pajetë nga familjarët e saj. Dyshohet se e moshuara ka kryer aktin e vetëvarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacioni paraprak Rreth orës 19:50, në lagjen nr.7 Durrës, në banesë, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë dyshohet e vetëvarur shtetasja P. Ll., rreth 60 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili kërkonte mandatin e tij të 6 në drejtimin e futbollit shqiptar, ka bërë sot prapakthehu dhe ka deklaruar se do të kërkojë në Asamblenë e 2 marsit që zgjedhjet të zhvillohen në një datë tjetër, pasi të sqarohet çështja e Shoqatave Rajonale. Lajmi është trumbetuar edhe në agjencitë ndërkombëtare, me “Associated Press” që ka raportuar fjalët e Dukës në postimin e tij rreth këtij vendimi. “Një gjykatë shqiptarë të hënën pezulloi Dukën dhe dy zyrtarë të tjerë nga postet e tyre. Federata ka qenë në konflikt me Bashkinë e Tiranës, një prej aksionerëve…

Read More

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë do të hapë një hetim për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë, raporton BBC. “Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë,” tha Karim AA Khan, prokurori i ICC. “Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, shtoi ai. Ukraina paditi në Hagë presidentin rus Vladimir…

Read More