Shumë zëra të rëndësishëm në Francë, kanë thënë se pas pushtimit që Rusia i bëri Ukrainës, sanksionet e vëna nga Perëndimi kundër Moskës, do e dëmtojnë shumë ekonominë ruse. “Ne do ta shkatërrojmë ekonominë ruse. Balanca e fuqisë së sanksioneve pas luftës në Ukrainë “është totalisht” në favor të Bashkimit Evropian, i cili “është në proces të zbulimit të fuqisë së vet ekonomike”, deklaroi ministri i Financave, Bruno Le Maire, për transmetuesin Franceinfo një ditë pasi Franca, Bashkimi Evropian dhe vende tjera kanë thënë se do të vendosin një rund të ri të sanksioneve ndaj Rusisë. Të hënën, listës së…
Author: tirana
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar dy ligje. Bëhet fjalë për ligjin për Për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore dhe për ratifikimin e marrëveshjes me Mbretërinë e Spanjës, si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”. NJOFTIMI I PRESIDENCESPresidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje, këto ligje: – Ligjin nr. 12/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore” Kjo…
Një tragjedi ka ndodhur sot në ishullin Mitilini në Greqi, në Egjeun lindor. Një varkë me refugjatë klandestinë është mbytur duke shkaktuar vdekjen e 6 personave, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur diku gjatë orëve të natës në ngushticën mes brigjeve greke dhe turke, por vetëm sot u arrit të kuptohej nga kalimtarët të cilët vunë re trupat e vdekur që uji i kishte nxjerrë në breg të detit. Në fillim u raportua për shtatë të vdekur, por më pas shifra ndryshoi në 5 viktima, njoftoi zyrtarisht Ministria e Transportit në…
Prestigjozja franceze L’Equipe ka shkruar se ylli francez Mbappe, i cili është përfolur aq shumë për një kalim tek Reali, i ka dhënë një përgjigje pozitive parizienëve për të nisur negociatat e rinovimit të kontratës. Ky lajm vjen si një suprizë për të gjithë pasi dihet tashmë që vetë ylli francez ka ëndërruar gjithmonë të veshë bluzën e Realit të Madridit. L’Equipe shkruan: “Mbappe në mënyrë surprizë ka hapur negociatat me PSG për të diskutuar mundësinë për një rinovim të mundshëm të kontratës. Në fakt, klubi francez në mënyrë konstante e ka kërkuar këtë duke qenë të gatshëm të plotësojnë…
Nga zyra e presidencës turke bëhet me dije se presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan telefonoi homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko me qëllimin për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë. Dy udhëheqësit e lartë kanë biseduar rreth dialogut të mbajtur dje mes Rusisë dhe Ukrainës, nga i cilai nuk u arrit asnjë marrëveshje, ndërsa nuk është bërë e ditur se kur do të zhvillohet një raund i ri negociatash. Gjatë telefonatës, Erdogan i tha Lukashenkos se Turqia nuk do t’i ndalë përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës dhe për të rivendosur…
“YouTube” ka bllokuar kanalet e medias shtetërore ruse ‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’ në të gjithë Evropën për shkak të situatës në Ukrainë. Lajmi u bë me dije nga kompania në pronësi të gjigantit amerikan të teknologjisë “Google”, shkruan Reuters. “Ekipet tona vazhdojnë të monitorojnë situatën ditë e natë për të ndërmarrë veprime të shpejta”, tha një zëdhënës i YouTube.
Presidenti rus Putin ka vënë në gatishmëri forcat e tij bërthamore. Zyrtarisht NATO po reagon me kujdes. Megjithatë, parimisht një pjesë e armëve të saj bërthamore janë gjithmonë gati për përdorim. A është kërcënimi i qartë i presidentit Vladimir Putin me armët e tij bërthamore ndërkohë një rikthim në Luftën e Ftohtë? Në një kohë, kur arsenalet kundërshtare bërthamore penguan, që raketat të mos përdoreshin ndonjëherë. Momenti më shpërthyes në këtë skenar frikësues mes Traktatit të Varshavës dhe NATO-s, që zgjati dekada, ishte kriza e Kubës e vitit 1962, të cilën Uashingtoni dhe Moska mundën ta çtensinonin diplomatikisht në minutën…
Lufta në Ukrainë është një ngjarje e rëndë dhe dramatike që po shkakton shumë viktima, të lënduar dhe pasoja të tjera të mëdha. Në një fjalë të mbajtur në OKB, ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Segiy Kyslytsya ka publikuar disa mesazhe të një ushtari rus gjatë bisedës që ky i fundit ka zhvilluar me nënën e tij. Ato që thuhen mes djalit dhe nënës janë tronditëse. I biri i shpreh të ëmës se para se të niseshin nga Rusia për të shkuar në Ukrainë, u kishin thënë se njerzit atje do i mirëprisnin ushtarët ruse por në fakt,…
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë një bilanc mbi humbjet e Rusisë në ditën e gjashtë të sulmit ushtarak. Sipas informacioneve zyrtare të kësaj ministrie, thuhet se Rusia ka humbur 5710 trupa ushtarakë. Po ashtu raportohet se në bazë materiale luftarake, Rusia ka humbur 198 tanke, 77 pajisje ushtarake, 846 transportues te blinduar, 24 raketa MLRS dhe 2 anije. Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha ndër të tjera se armiku kishte humbur dhe 60 çisterna me karburant, 3 dronë si dhe 7 raketa.
Të dielën, presidenti Putin urdhëroi ushtrinë e tij që të zhvendosë “forcat parandaluese” ruse – të cilat përfshijnë armë bërthamore – në një “mënyrë të veçantë të detyrës luftarake”. Por çfarë saktësisht do të thotë kjo? Nuk është plotësisht e qartë, thonë analistët perëndimorë. Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar thonë se gjuha që përdori Putin nuk përputhej plotësisht me kuptimin e tyre për nivelet e alarmit për armët bërthamore ruse, shkruan BBC. Disa mendojnë se Putini po urdhëronte një lëvizje nga niveli më i ulët i gatishmërisë, “konstant”, në nivelin tjetër lart, “i ngritur”, (me “rrezik ushtarak” dhe “plot” ende…
Sonte në mbrëmje, tifozët e futbollit pritet të përjetojnë emocione të forta pasi do të luhet derbi i famshëm dhe shumë i luftuar i Italisë mes Interit dhe Milanit. Dy ekipet rivale luajnë sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, pasi fati i përcaktoi që të përballen në 1/2 e Kupës së Italisë. Dy skuadrat e Milanos janë në një betejë të fortë edhe në garën për kampionat, ku momentalisht Milan dhe Napoli kryesojnë kampionatin me nga 57 pikë secila, por me napoletanët qe mbajnë vendin e parë për shkak të golavarazhit. Ndërsa Inter ndodhet në vendin e…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmit me raketa në Kharkiv mëngjesin e sotëm, i cili i mori jetën të paktën 9 personave, midis tyre 3 fëmijë. Zelensky ka përshkruar bombardimin e Kharkivit si një krim lufte.Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë të hënën pasi bombat thërrmuese të dyshuara ruse shënjestruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë të Ukrainës.“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv nga artileria reaktiv”, tha Zelensky gjatë një fjalimi natën vonë drejtuar popullit ukrainas. “Ishte qartë një krim lufte. Qytet paqësor. Zona banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetra të dhëna të dëshmitarëve…