Presidenti Ilir Meta vlerëson mesazhin e fortë dhe prekës të homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mbajtur sot në seancën jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian, mbi luftën në Ukrainë. Teksa publikon një pjesë të mesazhit të Zelenskyt, Meta thekson se ai është frymëzues heroizmi i popullit ukrainas në luftën për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane. “Mesazh shumë i fuqishëm i Presidentit Zelensky drejtuar sot Parlamentit Europian: “Sot çdo shesh, pavarësisht emrit, do të quhet “Sheshi i Lirisë”, në çdo qytet të vendit tonë. Askush nuk do të na thyejë ne! 👏Frymëzues heroizmi i popullit ukrainas në luftën për liri,…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak momentesh në lagjen “5 Maji” në Elbasan, ku pas një sherri mes disa personash kanë mbetur të plagosur me sende të forta dy persona. Sherri ka ndodhur pranë tregut dhe mësohet se dy personat që kanë marrë plagë janë tregtarë aty. 2 personat janë dëmtuar gjatë përleshjes me njeri-tjetrin. Të dy ata janë dërguar për të marrë ndihmën e shpejtë në spital dhe mëpas do të japin shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore për rrethanat e ngjarjes. Vijon…
Gazetari Sokol Balla përmes një postimi në rrjetin social ‘twitter’ ka njoftuar rikthimin e tij në televizionin Top Channel. “Sot ne 1 mars 2022, futem ne nje dere nga dola ne 31 dhjetor 2017. Shihemi se shpejti #topchannel”-shkruan Balla në twitter. Ende nuk dihet nëse Balla është rikthyer për të nisur projekt të ri televiziv apo me detyrë të re në administratën e televizionit. Kujtojmë se në datë 2 dhjetor 2021, Ben Blushi dha dorëheqjen nga drejtimi i një prej televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri.
Në fshatin Portëz në Fier janë parë shtëllunga të mëdha tymi të cilat kanë shkaktuar një dëm të madh në mjedis. Nga pamjet e publikuara duken shtëllungat gjigande të tymit ndërsa banorët thonë se ato u krijuan si pasojë e djegies së disa gomave makinash. Gomat ndodhen mes tokave bujqësore në Portëz. Akoma nuk dihet se kush është përgjegjës për këtë katastrofë mjedisore e cila do të ketë pasoja të rënda në shëndetin e njerëzve. Ndërkohë zjarrfikësja ka shkuar drejt vendngjarjes për të shuar zjarrin.
Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka, ka folur në lidhje me vrasjen e vëllait, ngjarje e cila tronditi opinionin edhe në lidhej me përfshirjen e tre fëmijëve të tij në krim dhe faktin që ende nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes.Motra e Pëllumbit, ka deklaruar se viktima ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen.“U hodh baltë me të padrejtë mbi familjen dhe vëllanë tim. Mostra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhë baltë mbi të. Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund…
CNN thotë janë mbledhur më shumë se një milionë firma deri më tani, në një peticion të nisur nga qytetarët rusë kundër luftës në Ukrainë. Ky peticion u nis nga aktivisti për të drejtat e njeriut, Lev Ponomarev, dhe është arritur të grumbullohen 1 milion firma që nga pasditja e të martës. Personat që kanë nënshkuar peticionin përfshijnë akademikë, artistë, gazetarë, muzikantë, ekonomistë. Figura të njohura të mediave ruse, duke përfshirë autorin dhe gazetarin Mikhail Zygar dhe regjisorin e dokumentarëve Yury Dud – i cili ka mbi 5 milionë ndjekës në Instagram kanë bërë gjithashtu thirrje për t’i dhënë fund…
Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Big Mama ka festuar datëlindjen e saj të 36. Mes shumë urimesh nga miq e fansa të shumtë, Big Mama mori dhe një dhuratë të mjaft të kushtueshme e cila e ka lumturuar shumë artisten. Big Mama është surprizuar me një makinë të re të cilën e ka publikuar në rrjetet e saj sociale por pa zbuluar emrin e dhuruesit. Kujtojmë që Big Mama ka qenë një nga personazhet më në zë të kohëve të fundit për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”. Por këngëtarja hoqi dorë shpejt nga ky program…
Një raketë ruse ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin e Kharkiv, ku ka goditur një sallë koncertesh dhe zyra qeveritare. Ndërkohë, më herët u përfol shumë se shënjestër e trupave ruse ishte Guvernatori i qytetit të dytë më të madh në Ukrainë. Në një hartë që ka publikuar “BBC”, tregohet Sheshi i Lirisë në qendër të Kharkivit, i cili gjatë mëngjesit të sotëm u sulmua nga raketat ruse. Mediat ndërkombëtare publikojnë edhe videon, që tregon pamjet e tmerrshme të sulmit dhe momentin e shpërthimit të raketës. Nga sulmi u konfirmuan dhjetë viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Anëtari i Bundestagut, Knut Abraham, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës do të ishte një hap në drejtimin e duhur. Madje, ai i ka bërë thirrje edhe qeverisë gjermane që të angazhohet në këtë çështje në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës. Në një deklaratë të lëshuar për media, Abraham ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë nga ky këshill, është koha e duhur që Kosova të bëhet anëtare. “Tani ne duhet të dërgojmë gjithashtu sinjalin e duhur që angazhohemi për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë. Prandaj bëj thirrje që Kosova të…
Partia Demokratike ka deklaruar se do të depozitojë padi penale për kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako. Sipas PD-së, Sako refuzoi të përgjigjej në komision Hetimor për inceneratorët. Në një dalje publike për mediat, deputetja e PD-së, Ina Zhupa theksoi se Sako nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të komisionit, duke u larguar nga mbledhja ku ishte thirrur për të dëshmuar. Sipas PD-së, Sako e çoi Durrësin në katastrofe mjedisore, duke favorizuar sipas tyre inceneratorin. Zhupa tha se pas mbylljes se Porto Romanos nuk u mor asnjë masë për pastrimin e qytetit. “PD ka nisur denoncimin e kesaj afere prej vitesh. Komisioni…
Në seancën e sotme të Parlamentit Europian e cila pritet të mbahet në orën 16:30, bëhet me dije se do të votohet për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Fillimisht do të votohet për pranimin e Ukrainës si kandidate për anëtare në BE, e menjëherë më pas për pranimin në BE.
Me qëllimin për të treguar një shenjë proteste ndaj Rusisë për pushtimin që ajo i ka bërë Ukrainës, diplomatët europianë janë larguar nga salla e Parlamentit Europian gjatë kohës kur fjalën e kishte ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Si ç’mund ta shohim edhe në videon e shpërndarë nga gazetari i “Reuters”, Seb Starceviç, pothuajse të gjithë diplomatët kanë dalë nga salla kur Lavrov filloi të mbajë fjalimin e tij. Lavrov ishte i kushtëzuar për ta mbajtur fjalimin e tj nëpërmjet një lidhjeje direkte pasi nuk mund të ishte fizikisht në sallë. Kjo për shkak se BE-ja ka bllokuar…