Author: tirana

Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko është vënë sërish në qendër të kritikave pas postimit të një fotoje të tij përballë një hartë, gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar të sigurisë. Sipas ekspertëve dhe gazetarëve të huaj në këtë hartë shihet qartë ai që mund të quhet plani për pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë këtu ndërhyrjen dhe lëvizjen e trupave, objektivat për t’u sulmuar dhe ndarja e vendit në 4 pjesë. Pak orë më parë u raportua se ushtarët bjellorusë hynë në territorin e Ukrainës, diçka që u mohua nga vetë presidenti Lukashenko.

Read More

Pas kërkesës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Europian, grupimet politike të Parlamentit Europian janë mobilizuar për një rezolutë lidhur me mbështetjen për dhënien sa më të shpejtë Ukrainës të statusit të vendit të kandidatit për anëtarësim në BE. Ideja është të përshpejtohet një proces i gjatë i pranimit të kandidaturës së Ukrainës, të cilën disa vende të Ballkanit Perëndimor e njohin mirë, sepse u është dashur vite të përmbushin kushtëzimin e vendosur nga Bashkimi Europian. Por Stephane Sejourne, kryetari i grupimit Renew ka artikuluar më mirë se çdo grupim tjetër arsyen e dhënies…

Read More

Katër ditë para se qytetarët e Durrësit të votojnë për kryetarin e ri të bashkisë, Sali Berisha u ka kërkuar banorëve të Xhafzotaj të bashkohen rreth kandidatit Ardian Muka. Berisha ka përcjellë mesazhin se fitorja në 6 mars do të ndihmojë partinë demokratike në rrugën e saj për të qeverisur vendin. “Është interesi ynë jetik që me këtë revolucion të afrojmë zgjedhjet e parakohshme. Një fitore e shkëlqyer e Ardi Mukës dhe kandidatëve të tjerë i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme dhe kthimit të PD në pushtet. ” Berisha ka theksuar se Durrësi është keqqeverisur në 22 vite nga socialistët…

Read More

Ka në pronësi zyrtarisht dy automjete, të dyja të epokës sovjetike, si dhe një shtëpi modeste, 74 metra katrorë në Shën Petersburg. Nuk është pasuria e një ish-zyrtari të devotshëm të KGB-së në pension, por deklarimi i fundit zyrtar i pasurisë, në vitin 2018, i personit që kontrollon prej dekadash Rusinë dhe që sot po terrorizon botën. Por presidenti Vladimir Putin, sipas burimeve, me shumë gjasa është ndër personat më të pasur në botë, edhe pse paratë nuk kanë qenë kurrë pasioni i tij më i madh. Zyrtarisht, presidenti rus ka një rrogë vjetore rreth 140 mijë dollarë, një shumë…

Read More

Situata me luftën në Ukrainë ka vërë në alarm gjithë Evropën. Britania e Madhe ka qenë një ndër vendet më të shqetësuara për veprimet e Rusisë. Kjo ka vënë në gjendje gatishmërie të gjitha autoritetet atje. Në një vështrim të thjeshtë në fligh radar shikohen shumë qartë një numër shumë i madh avionësh dhe helikopterësh ushtarakë duke patrulluar të gjithë territorin britanik.

Read More

Rusia po akuzohet se ka sulmuar ukrainasit me bomba thërrmuese dhe bomba vakumi, armë këto të dënuara me forcë nga një organizatash ndërkombëtare. Amnesty International dhe Human Rights Watch thanë që të dyja se dyshohet që forca ruse kanë përdorur municione thërrmuese të ndaluara gjerësisht. Akuzat e Amnesty përfshijnë dhe sulmin ndaj një institucioni parashkollor në veri-lindje të Ukrainës, në kohën kur brenda tij ishin strehuar civilë. Oksana Markarova, ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara deklaroi për gazetarët pas një takimi me anëtarë të Kongresit amerikan se Rusia ka përdorur një armë termobarike, të njohur ndryshe si “bomba vakum”…

Read More

Kryeqyteti Kiev vazhdon qëndresën, ndërsa ukrainasit hynë në ditën e gjashtë të luftimeve të ashpra kundër agresionit të paprovokuar rus. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, presioni ndërkombëtar po rritet ndaj presidentit rus Vladimir Putin për të tërhequr trupat e tij. Rusia shtoi bombardimet e Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, vetëm disa orë pas përfundimit të bisedimeve midis të dy vendeve në Bjellorusi – pa asnjë shenjë të qartë për paqe, por me një marrëveshje për të vazhduar bisedimet. “Diplomacia nën tytën e armëve, diplomacia nën grykën e tankeve – nuk është diplomaci e vërtetë.…

Read More

Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila vijon prej gjashtë ditësh luftën në Ukrainë. BE njofton se ka bllokuar gjithë hapësirën ajrore për Rusinë, ka ndaluar transaksionet me Bankën Qendrore ruse, si dhe ka vënë sanksione të reja për 26 shtetas rus. Në listën e siguruar nga Gazeta “Shqip” në listë figurojnë emrat e biznesmenëve të njohur si oligarkë, por ushtarakë, ministra, gazetarë pro Putinit. Më poshtë janë edhe arsyet se pse këto oligarkë janë shpallur si persona të padëshiruar nga BE. 1.Igor Ivanovich SECHIN Igor Sechin është CEO i Rosneft, kompania shtetërore ruse e naftës…

Read More

“Deri dje ishte thjesht Miss Ukraina”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, i cili nuk i ka shpëtuar dot përfshirjes emocionale për rezistencën e popullit ukrainas ndaj pushtuesit rus dhe ka publikuar foton e Miss Ukrainës 2014, e cila i është bashkuar luftës dhe ka pozuar me armë në dorë. Anastasiia Lenna, një konkurrente e konkursit të bukurisë që fitoi titullin Miss Ukraina në vitin 2014, ka dëgjuar thirrjen e Presidentit Zelensky për qytetarët që të marrin armët për të luftuar kundër pushtimit të Ukrainës. Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar disa shkrime vajzës luftëtare tashmë.

Read More

Qeveria shqiptare është tërhequr nga dy projektligjet për birësimin e fëmijëve. Pak muaj më parë qeveria shqiptare riktheu për diskutim projektligjet për ndryshimin e kodit të familjes, kodit penal dhe ligjit të birësimit, kërkesë e cila vinte nga ana e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI+, të cilët kërkonin që të përfitonin ligjërisht të drejtën e birësimit apo të regjistrimit të një fëmije. Qeveria shqiptare është tërhequr nga të dyja projektligjit, çka do të sillte dhe ndryshimin e kodit penal por dhe të ligjit për birësimin e apo regjistrimin e fëmijëve nga ana e prindërve jo natyralë. Projektligjet që ishin rikthyer për…

Read More

Në rajonin e Krasnopillya është bërë shkëmbimi i 5 ushtarëve ukrainas, me një oficer rus. Lajmi është bërë i ditur nga shefi ushtarak, Dmytro Zhyvytskyvi. Ai thotë se ky shkëmbim është bërë me urdhër të Presidentit Volodymyr Zelensky. Presidenti ka theksuar se ky është shkëmbimi i parë mes të burgosurve. Lista e ushtarëve që janë shkëmbyer me oficerin: Kvitchenko Dmytro Olehovych, i lindur në 1985, Trostyanets. Pozniak Valeriy Semenovych, i lindur në 1965, Vorozhba, rrethi Bilopil. Mokrenko Igor Vladimirovich, i lindur në 1969. Frolkov Andrey Vyacheslavovich, i lindur në 1964, Sumy. Solonar Oleg Viktorovich, i lindur në 1974, Sumy.

Read More