Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rezolutën e Asamblesë së OKB-së, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë. Ajo që bie në sy është fakti se kundër Moskës ka votuar edhe Serbia. Kjo sipas kryeministrit Rama unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin. Edi Rama: 141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin. 141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit…

Read More

Sulmet ruse janë intensifikuar në territorin e Ukrainës, ndërsa këto të fundit po bëjnë rezistencë për t’u përballur me agresionin rus. Siç shihet në këtë foto, ushtria e Ukrainës, ka zënë rob disa ushtarë rus. Trupat ruse thuhet se kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Kharkiv, qyteti i dytë më i populluar i Ukrainës, sipas shërbimit të sigurisë të Ukrainës. Godina qeveritare, drejtoria e policisë, universitete e spitale u bomborduan në Kharkiv, duke lënë të vdekur 21 persona dhe 112 të tjerë janë plagosur. Kievi dhe qytetet e tjera në Ukrainë po bombardohen në sulme me precizion të lartë, ndërsa…

Read More

Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacionit të Rusisë dhe atij të Ukrainës ku do të diskutohet për një armëpushim, është shtyrë për ditën e nesërme, pavarësisht se ishte parashikuar që të mbahej sot në mbrëmje. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Bisedimet pritet që të zhvillohen në një tjetër qytet bjellorus, me Ukrainën që kërkon të mos ketë ultimatume nga pala ruse.

Read More

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin e Ukrainës “në formën më të ashpër të mundshme.” Sipas raportimeve, 141 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme votuan pro rezolutës dhe pesë kundër. Po ashtu, 35 të tjerë abstenuan. Në një fjalim të dhënë disa minuta më herë, ambasadori i Ukrainës në OKB u shpreh se votimi i kësaj rezolute do të ishte një “moment përcaktues për brezin tonë.” Kjo rezolutë është bazuar mbi atë të paraqitur më parë nga Shqipëria dhe SHBA. “141 vota për paqen në Ukrainë 🇺🇦! Vetëm 5…

Read More

Njëra prej njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se “okupatorët rusë po humbasin jo vetëm pajisje dhe ushtarë”. Përmes rrjeteve sociale, forcat ukarinase njoftojnë se rusët kanë lënë edhe dokumente sekrete “nga paniku”. Forcat ukarinase thonë se në dokumente ka planifikim për luftën me Ukrainën, të miratuara më 18 janar të këtij viti. Sipas tyre, në dokumente përshkruhet se pushtimi duhet të zhvillohet brenda 15 ditësh. Російські окупанти втрачають не тільки техніку та живу силу.В паніці вони лишають і таємні документи.Так,у нашому розпорядженні опинилися планувальні документи одного з підрозділів батальйонної тактичної групи 810ї ОБМП Чорноморського Флоту РФ.Докладніше:https://t.co/3EU7Udii06 pic.twitter.com/FIwlKZNtls—…

Read More

Forcimi i rolit të infermierëve në shërbimin shëndetësor ishte në fokus të Konferencës së Parë Ndërkombëtare“Roli i Infermiermierëve në Shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor Përballë Sfidave të Reja Shëndetësore”, të organizuar nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Qeverisë Zviceriane, përmes projektit “Shëndet për të Gjithë”.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha në fjalën e saj se i është rikthyer dinjiteti profesionistëve, duke filluar nga uniformat e standardizuara dhe përmirësimi i kushteve të punës. Duke folur për rritjen e pagave për infermierët, Manastirliu u shpreh se do të shihet…

Read More

Është publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimi Ligjor që zgjat afatin e vlefshmërisë së Bonove të Privatizimit deri në fund të vitit 2023. Kjo është shtyrja e tetë e afatit të vlefshmërisë së Bonove të Privatizimit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Në procesin e privatizimit masiv u përdorën vetëm një pjesë e vogël e…

Read More

Kryeministri Edi Rama teksa ka qenë duke diskutuar mbi qytetarët mbi Këshillin Kombëtar ka prekur edhe luftën që po ndodh në Ukrainë. Sipas tij, ukrainasit nuk do të donin të jetonin në atë realitet tragjik. Sipas Ramës, Ukraina është një vend i ngjashëm me ne dhe sot gjendet përballë kësaj tragjedie. Në këtë mënyrë, sipas Ramës, ata do të donin të jetonin qoftë edhe në Shqipëri.ramssii “Ata njerëz atje do ta kishin ëndërr të ishin këtu, ulur duke dëgjuar atë përfaqësues të cilësdo parti që ata vetë kanë zgjedhur dhe pastaj të dilnin prej këtu dhe të shkonin në kafe…

Read More

Gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar, kreu i qeverisë deklaroi se shumica e shërbimeve, ato që kanë të bëjnë me marrjen e dokumenteve, do të kryhen online. Sipas tij, kjo do të bëjë të mundur goditjen e korrupsionit në sportelet e shërbimeve. “Njërin e ka nxjerrë vrima e bravës, tjetrin bishti i varesë për të mos pasur asnjë iluzion pasi në rastin e tyre ata janë aty për një politikë personale. Mes atyre dy të tjerëve në Tiranë që kacafyten me njëri-tjetrin për interesa personale. Njëri mazalla se do të ikë, ndërsa tjetri të rikthehet.…

Read More

Katër ditë përpara zgjedhje lokale të pjesshme, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë “përplasur” në fushatën për bashkinë e Lushnjës. Në të njëjtën orë, Rama dhe Basha kanë programuar takimet elektoral në Lushnjë. Nëse Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në qytetin e Lushnjës, rivali i tij, Basha, u takua me fermerët e këtij qyteti. Partia Socialiste konkurron me Eriselda Sefën, kryetaren në detyrë, ndërsa Partia Demokratike konkurron me Indrit Sefën, ndërsa grupimi “Berisha” i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ka si kandidat Elton Bano.

Read More

Andriy Yarmolenko, futbollisti ukrainas i West Ham, ka folur për konfliktin rus: “Ju lutem më tregoni se çfarë do të ndodhte nëse të gjithë së bashku, të bashkuar, do t’iu tregonim njerëzve se çfarë po ndodh realisht në vendin tim. Unë njoh shumë rusë dhe të gjithë më thanë: Nuk duhet të ndodhë kështu dhe se presidenti ynë po sillet keq. Ndaj djema, ju që keni ndikim te njerëzit, tregoni masakrën që po ndodh në Ukrainë”. Yarmolenko “sulmoi” sulmuesin e Zenit të Shën Petersburgut dhe kapitenin e kombëtares ruse, Artem Dzyuba: “E di që disave prej jush ju pëlqen të…

Read More