Jonida Vokshi po përgatit rikthimin në ekran. Aktorja ka ngacmuar së fundmi ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një postim rreth projektit të ri që po sjell.
Ajo ka postuar një foto në Instastory, ku shihet vajza e saj me një libër në dorë duke shkruar: “Po bëhet gati për tek ‘Gjeniu i vogël’.
Në fakt po bëhemi të dyja”, duke nënkuptuar se ajo do jetë moderatorja e emsisionit që u dedikohet fëmijëve dhe rikthehet pas shumë vitesh në ekran.
