Klubi i Lazio-s në Itali po i afrohet fundit të sezonit dhe nuk ka ende siguri për portën. Të dy portierët aktualë, Thomas Strakosha dhe Pepe Reina ka gjasa të largohen falas. Në orbitën e drejtuesve të klubit sigurisht që prioriteti kryesor mbetet portieri shqiptar. Drejtori i klubit Igli Tare dhe presidenti Lotito janë duke bërë të pamundurën për ta bindur gardianin, por firma mbi kontratë duket se qëndron ende shumë larg. Portieri i kombëtares shqiptare ka nevojë për më shumë kohë sepse nuk është i bindur nëse duhet të qëndrojë ende tek skuadra italiane, por në këtë të sezonit,…
Author: tirana
Ministri i Jashtëm rus Lavrov e krahasoi SHBA-në me Hitlerin dhe Napoleonin, gjatë konferencës për shtyp, e cila është due u zhvilluar tani. “Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane dhe ata thonë se nuk kanë nevojë për atë tubacion (Nordstream 2) dhe se siguria do të sigurohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë”, tha Lavrov për mënyrën se si Amerika po menxhon situatën e konfliktit Rusi –Ukrainë.
Përveç luftës, ukrainasit po vuajnë për ushqime dhe ndihmë mjekësore. Një banor i Khersonit pohoi se ka hapur një qendër vullnetare për të ndihmuar njerëzit me ushqim, ujë dhe ilaçe ndërsa qyteti bie nën kontrollin rus. Duke folur në programin BBC Today, ai thotë se furnizimet me ushqime janë të pamjaftueshme dhe ka shumë civilë të plagosur që duhet të nxirren jashtë qytetit për trajtim mjekësor. “Rusët nuk po e lejojnë Kryqin e Kuq të sjellë ilaçe dhe ambulanca për të ndihmuar njerëzit. Unë e kam pasur këtë përvojë në Donetsk në 2014 dhe erdha këtu në Kherson. Mendoj se…
Duke ju referuar luftës së përgjakshme në Ukrainë, minsitri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se më e keqja nuk ka ardhur ende. “Kam frikë logjikën e rrethimit me të cilën janë mësuar rusët”, paralajmëroi ministri i Jashtëm francez, duke kujtuar ngjarjet në Siri dhe Çeçeni në të kaluarën. Lufta ka lënë qindra të vdekur edhe nga ana e Rusisë, tha Lendrian, duke shtuar se dëshira kryesore e Putinit është që Rusia të mos kufizohet me vende demokratike, sepse kjo mund të ketë pasoja brenda Rusisë. Në ditën e tetë të luftës forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit…
Selaniku është tronditur nga një vrasje e llahtarshme e cila ka ndodhur për motive xhelozie. elanikun. Një boksier i njohur grek ka vrarë ish-gruan e më pas edhe veten. Kjo skenë monstruoze ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në një kafene në Selanik. Boksieri quhej Leontis Vorrias. Ai qëlloi me një armë zjarri ish-partneren e më pas i dha fund jetës së tij. Është konstatuar se pak para ngjarjes, viktima kishte postuar një imazh në rrjetet sociale ku shkruante si më poshtë: “Mësoni si të kaloni mirë pa pirë pije. Flisni pa celular. Të ëndërroni pa drogë. Të buzëqeshësh pa bërë…
Ditën e sotme ka ardhur një denoncim në policinë e Delvinës, ku motra ka kallëzuar zhdukjen e vëllait të saj. “Më datë 02.03.2022, shtetasja G. F., 57 vjeçe, banuese në Delvinë, ka kallëzuar se më datë 15.02.2022, është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi K. H., 52 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë. Uniformat blu kanë bërë me dije se po punojnë për gjetjen e tij.
Teksa opozita bëri thirrje për mbledhjen e Kuvendit ditën e sotme, për të diskutuar mbi rezolutën kundër krimeve të Rusisë në Ukrainë, njoftohet se seanca plenare nuk do të zhvillohet. Kuvendi, përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se sot nuk ka seancë plenare për shkak se është java e gjelbër dhe se deputetët janë në takime me zgjedhësit e tyre në terren. “Të nderuar kolegë, Ju bëj me dije se sot, datë 3 mars, nuk ka seancë plenare, sepse kjo javë është java e gjelbër dhe deputetët janë në takime me zgjedhësit. Sipas kalendarit të punës së Kuvendit, seanca…
Pas gati një javë luftë, duket gjithnjë e më shumë e mundshme që Vladimir Putin po shkon drejt një disfate historike. Ai mund t’i fitojë të gjitha betejat në Ukrainë, por prapë në fund do ta humbasë luftën. Ëndrra e Putinit për rindërtimin e perandorisë ruse, ka mbështetur gjithnjë gënjeshtrën se Ukraina nuk është një komb i vërtetë, se ukrainasit nuk janë një popull i vërtetë, dhe se banorët e Kievit, Kharkivit dhe Lvivit e dëshirojnë shumë sundimin e Moskës. Kjo është tërësisht gënjeshtër. Ukraina është një komb me më shumë se 1 mijë vjet histori, dhe Kievi ishte tashmë…
Nga Paolo Valentino Korrespondent i Corriere Della Sera në Gjermani Ofensiva kundër Ukrainës deri më tani i ka kushtuar Rusisë mbi 10 mijë të vdekur. “Ne kemi pasur një numër të jashtëzakonshëm viktimash: në vetëm një javë kemi humbur të njëjtin numër ushtarësh si misioni në Siri në tetë vjet”, thanë burimet ushtarake ruse për të përditëshmen italiane “Corriere della Sera”. Nëse konfirmohet, do të ishte një shifër e frikshme, e cila flet shumë për vështirësitë që po has ushtria e Kremlin-it, pavarësisht epërsisë dërrmuese të mjeteve dhe njerëzve. Por mbi të gjitha do të ishte një shifër që përforcon…
2 persona janë arrestuar ndërkohë që si tre të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës. Në pranga ka rënë K. B., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në ambientet e lokalit të tij, është konstatuar zhvillimi i aktivitetit të lojërave të fatit. Gjithashtu në prangat e uniformave blu ka rënë edhe edhe 53-vjeçari me inicialet A. M., i cili kishte shkaktuar një aksident duke plagosur veten dhe pasagjerin. Ndërkohë, tre persona të tjerë janë proceduar, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i Policisë: Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë…
Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese të vendosura në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Ekspertëve. Nga sot do të hiqet ora policore në vend, ndërkohë që mbetet i detyruar urdhri për vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli deklaroi dje se në fuqi do të mbetet edhe ndalimi i grumbullimeve. “Kuptohet që tashmë kemi një situatë më të favorshme se ajo që kemi pasur edhe një javë përpara. Niveli i masave vazhdon të mbetet i tillë. Ata që janë të infektuar me Sars Cov 2 do qëndrojnë të…
Ushtarët rusë kanë qëlluar edhe një depo nafte në qytetin Chernihiv të Ukrainës. Oil depot in #Chernihiv on fire after being hit during shelling. pic.twitter.com/OEnSHTsv1q— NEXTA (@nexta_tv) March 3, 2022 Nga informacionet që raporton “CNN”, Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Emergjencat ka njoftuar se depoja e naftës është goditur mëngjesin e kësaj të enjteje nga raketat ruse, gjatë një sulmi ajror. Nga fotot e publikuara vërehet momenti kur depoja e naftës në Chernihiv është goditur nga raketat ruse dhe gjithçka është mbuluar nga shtëllunga tymi. Ndërkohë, zjarrfikësit dhe punonjësit e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për…