Author: tirana

Një raketë ose bombë e ka goditur një anije mallrash në pronësi të Bangladeshit në portin ukrainas Olvia të Detit të Zi, duke vrarë një nga anëtarët e ekuipazhit, ndërsa po bëhen përpjekje për t’i shpëtuar të tjerët nga anija, tha të enjten pronari i anijes shtetërore, shkruan The Guardian. “Anija u sulmua dhe një inxhinier u vra”, tha për Reuters Pijush Dutta, drejtor ekzekutiv i Bangladesh Shipping Corp. “Nuk është e qartë nëse ishte bombë apo raketë apo cila anë e nisi sulmin. 28 anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të padëmtuar”, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme.…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku për pasojë, ka mbetur i lënduar një person. Në këtë aksident u përfshinë një makinë tip Wolksvagen dhe një betoniere të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga ky aksident ka mbetur e plagosur pasagjerja që ndodhej në autoveturë e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjene rrethanave të këtij aksidenti.

Read More

Tentativa për të arrestuar një hajdut të cilit i kishin zbuluar vendndodhjen per pak sa ska rezultuar fatale për disa policë në Tiranë. Pasi grupi i policëve është afruar vendit ku ndodhej hajduti, ai i ka pikasur dhe u është përgjigjur menjëherë duke qëlluar me armë në drejtim të tyre. Pas kësaj, ai ka mundur që të arratiset ndërsa unifromat blu janë vënë pas në ndjekje të tij. Informacioni i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi në kërkim…

Read More

Në takimin për kupën e Polonisë që Legia zhvilloi kundër Leczna ishte protagonist edhe shqiptari Ernest Muçi i cili shënoi një gol në këtë përballje. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-0. Muçi u hodh në fushë në minutën e 57-të duke arritur të tundë rrjetën në minutat e fundit të takimit. Me këtë gol dhe me paraqitjen e mirë që sulmuesi shqiptar bëri në fushë i ka dërguar një sinjal të fortë edhe trajnerit Vukovic, duke nënkuptuar se ai e meriton një vend në formacionin titullar. Gjesti që ka bërë djaloshi shqiptar gjatë festimit të golit duke falenderuar Zotin, tregon…

Read More

Jemi mësuar shpesh të shikojmë që sportistë të ndryshëm të hedhin në profilet e tyre në rrjetet sociale, pjesë nga jeta e tyre luksoze, ndërsa nuk mungojnë edhe makinat e shtrenjta. Mjafton të përmendim disa të “fiksuar” pas makinave me Cristiano Ronaldon, Karim benzema, Ibrahimovix, Aubameyang, ndërsa Ylli i PSG-së Kylian Mbappe është i vetë “përjashtuar” nga kjo listë. Arsyeja mund të jetë se francezit nuk i pëlqejnë makinat sportive, por ka një arsye tjetër më të rëndësishme pse kampioni i Botës më 2018 nuk shfaq kurrë makina në Instagram, Mbappe nuk ka leje drejtimi. Pavarësisht se është 23 vjeç,…

Read More

Në ditën e tetë të luftës, ushtria ukrainase ka bërë një bilanc lidhur me humbjet që i ka shkaktuar palës ruse në luftime. Nga ajo që njofton Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në Ukrainë, rreth 9000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur. Gjithashtu bilanci përfshin 217 tanke, 90 sisteme artilerie, 31 helikopterë dhe 30 avionë të shkatërruar. Edhe Rusia dha dje detaje për herë të parë duke deklaruar një numër specifik mbi viktimat që kishte pësuar në Ukrainë. Pala ruse tha se vetëm 498 ushtarë të tyre kishin vdekur gjatë këtyre ditëve dhe gati 1600 ishin plagosur. Ndërkohë…

Read More

Momentet më të rrezikshme të këtij konflikti janë përpara. Përparimi rus po shkon më ngadalë dhe po përballet me rezistencë shumë të madhe, se sa priste Presidenti Putin. Forcat e tij kanë hasur probleme të mëdha në logjistikë, komandë, moral dhe efektivitet luftarak. Por, rusët do të vazhdojnë dhe viktimat civile nga bombardimet do të rriten. Ndërsa sanksionet dhe bojkotet perëndimore kanë treguar një shkallë të rrallë unanimiteti, ato do duan ca kohë që të japin efekt dhe rusët nuk do ta ndalin këtë luftë. Kjo, sepse është kthyer në një luftë ekzistenciale për Vladimir Putin. Nëse ai humbet, ai…

Read More

Fitorja e arritur në transfertën ndaj Fiorentinës me rezultatin e ngushtë 0-1 është një rezultat pozitiv për Juven, e cila mori një bonus të rëndësishëm në ndeshjen e kthimit. “Duhet t’i bëjmë komplimente Fiorentines, zhvilloi një ndeshje të mirë. Ishte një ndeshje e bllokuar, në pjesën e parë rrezikuam jo pak, me dy kundërsulme të tyre, por skuadra rezistoi mirë në fushë. Të fitosh këtu nuk është e lehtë, skuadra tregoi shenja maturie”, u shpreh Allegri. Më pas, tranjeri italian i stolit të Juventusit foli edhe për titullin në Serie A, ku theksoi: “A është titulli i pamundur? Absolutisht po.…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij nga Dibra, ku do të mbyllet edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 marsit, është ndalur te lufta në Ukrainë dhe pasojat që do të ndihen edhe në vendin tonë. Ai theksoi se sulmi rus është kërcënim për mbarë botën, ndërsa shtoi se ka rrezik për destabilizim të rajonit. “Të ndajmë të shkuarën nga e ardhmja, pesimizmin nga optimizmi. Dibranët e ndodhur kudo anembanë botës, kurrë nuk kanë qenë të izoluar me ngjarjet që ndodhin anë e mbanë botës. Një nga këto ngjarje që po ndodh, është pushtimi që po i…

Read More

Ndërkohë që lufta në Ukrainë nuk njeh të ndalur, shumë figura të ndryshme kanë treguar përkrahjen e tyre për popullin Ukrainas. Madje, rasti më i fundit është vërtet emocionues. Futbollisti i Shakhtar Donetsk, Kornienkko ka vendosur të lejë topin dhe ka rrëmbyer armën për të mbrojtur vendin e tij. Një gjë të tillë e bënë më parë edhe vëllezërit ish-boksierë, Wladimir dhe Vitali Klitschko. Kampioni i botës në peshat e rënda të boksit, Oleksandr Usyk, gjithashtu u rikthye në Ukrainë të enjten mbrëma dhe lëshoi një mesazh të fortë për bashkëatdhetarët e tij. Sa i përket mbrojtësit 23-vjeçar, Viktor Kornienko,…

Read More

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 12 persona, si dhe ka proceduar penalisht 12 të tjerë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash, si trafikim droge, armëmbajtje pa leje dhe janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë:Vihen në pranga 12 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – G. V.,…

Read More

Një rezidencë gjigande dhe mjaft luksoze e cila ishte në pronësi të ish-yllit të Take That, Robbie Williams, tashmë ka kaluar në pronësinë e reperit kanadez, Drake. Mësohet se shitja është bërë për vlerën e 50 milionë dollarëve. Vila luksoze përbëhet nga 10 dhoma gjumi. Ajo është e vendosur në një sipërfaqe prej tre hektarë tokë në Beverly Hills dhe besohet se i është shitur yllit kanadez të hip hopit në një marrëveshje jashtë tregut. Megjithatë, detajet financiare rreth blerjes nuk do të zbulohen deri në marrëveshjen zyrtare të shitjes. Fillimisht Williams, i cili ndante shtëpinë me gruan e tij…

Read More