Author: tirana

NATO ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke e cilësuar “ të pajustifikueshëm”. Aleanca e mbrojtjes, e cila përfshin Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe shumë vende europiane ka dënuar gjithashtu edhe përfshirjen e Bjellorusisë, shkruan BBC. “Ky sulm është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e OKB-së”.”Veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë euro-atlantike dhe do të ketë pasoja të mëdha gjeo-strategjike. Aleanca do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve. “Edhe një herë, pavarësisht paralajmërimeve tona të përsëritura dhe përpjekjeve të palodhura…

Read More

Debate të ashpra janë zhvilluar në Kuvend. Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj është akuzuar për inceneratorët ndërsa në një përgjigje për opozitën, Ahmetaj ka thënë se ata i kanë hyrë në jetën private, duke gënjyer. Sipas Ahmetajt, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët u thanë disa të pavërteta, ndërsa sipas tij tashmë këto inceneratorë janë një aset i shtetit shqiptarë. Zv. Kryeministri është ndalur edhe aksidenti në Maqedoni ku u tha se udhëtonte me Klodian Zoton, por ai e ka mohuar një gjë të tillë. “Mezi prisja që djathtas por jo vetëm është hedhur shumë baltë, deri në personal deri ke dhoma e gjumit. Unë…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur punën e Komisonit Hetimor për Inceneratorët. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvedit, Basha tha se komisioni i drejtuar nga Jorida Tabaku grumbulloi provat që do të shërbejnë si indicie për drejtësinë. Basha tha gjithashtu se janë shkatërruar provat nga socialistët për të penguar zbardhjen e së vërtetës. “Çdo moment që kalon është i çmuar për hetimin. Anëtarët socialistë kanë bllokuar disa dëshmi shumë të rëndësishme, duke filluar me atë të kolegut tuaj Artan Ramës. Dëshmitë e punonjësve që janë në presion. E vetmja mënyrë për ti shpëtuar burgut është që i…

Read More

Kreu i PD Lulzim Basha, foli për komentin e kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së djeshme në Komisionin Hetimor i cili u shpreh se nëse Basha shkon në burg, nuk do ta përmendë kurrë. Basha theksoi se nuk preferon të ulet në të njëjtin nivel, duke shtuar se në burg mundë shkojë për t’i çuar kryeministrit cigare. “ Kur të shkojë Luli atje nuk do ta përmend”, tha Rama në Komisionin Hetimor. Basha: Nuk kam ndërmend të bie në nivelin e Ramës se ndryshe mund t’i thoja se në burg mund të shkoj për t’i çuar cigare. Rama për 10…

Read More

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur sërish në lidhje me çështjen më të nxehtë të këtyre ditëve. Ai i’u drejtua deputetëve të PS-së duke i bërë thirrje atyre që të reflektojnë dhe të mendohen mirë në lidhje me raportin që do të hartojë Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Pa përmendur emra konkretë, Basha tha se disa deputetë socialistë kanë pohuar nën zë se çështja e ineneratorëve është aferë. “Shumë shpejt do të nisë dhe përgatitja e raportit. Do të kemi një raport apo dy raporte?! Një raport do të dëshmohet se ka një fije ndërgjegje mes atyre deputetëve socialistë, apo…

Read More

Një lokal në kryeqytet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Nga ajo çfarë raporton policia, mësohet se zjarri ka rënë në një biznes te rruga “Dritan Hoxha”, ku për fat të mirë rezulton se ka vetëm dëme materiale. Tiranë/Informacion paraprak Me datë 24.02.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka rënë zjarr në një lokal dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Read More

Shkolla 9-vjeçare “Mark Trokthi” në Laç ka përjetuar momente dramatike. Ditën e sotme, rreth orës 09:00 kur nxënësit ishin në mësim, është dëgjuar një shpërthim në ambientet e kësaj shkolle. Defekti ka ndodhur në një pajisje elektrike duke shkaktuar shkëndija zjarri kurse ambientet e brendshme të shkollës janë mbuluar nga tymi. Janë marrë masat menjëherë për të evakuuar nxënësit dhe mësuesit, ndërsa nuk kanë vonuar të mbërrijnë në vendin e ngjarjes zjarrfikësit të cilat kanë mundur të marrin në kontroll flakët. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pasur persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Mësohet se ka nisur një hetim…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra në parlament, duke e quajtur atë një kuvend të rusisë së vogël apo Beogradit, duke mos miratuar një rezolutë për luftn e nisur nga Rusia mbi Ukrainë. “Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin kapitullant të këtij parlamenti të turpshëm, vend anëtar i NATOS që nuk merr përsipër të votojë një rezolutë të votojë agresorin, për të dënuar Rusinë e cila është nismëtare e luftës së Parë Botërore, ju bashkangjit Hitlerit me paktin për pushtimin e Polonisë dhe e vetme nis pushtimin e një vendi të pavarusr sovran. Dënoj me ashpërsi…

Read More

Ministrja për Shtetin dhe marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë kundër agresionit rus në Ukrainë. Duke i kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Basha, Spiropali theksoi se e gjithë politika shqiptare është bashkë në këtë çështje. “Ne e vlerësojmë këtë qëndrim të zotit Basha. Qeveria ka marrë të gjitha masat, në NATO. Kemi mbajtur qëndrim të fortë, janë në koordinim të vazhdueshëm për këtë agresion të paprecedent të Rusisë ndaj një vendi sovran, siç është Ukraina. Shqipëria ka mbajtur edhe qëndrim për çështjen e Krimesë. Jemi bashkë në këtë, nuk ka asnjë arsye për të…

Read More

Mësohet se Roberto De Zerbi, tranjeri italian i Shakhtar Donetsk dhe stafi i tij prej tetë italianësh të tjerë janë mbyllur në një hotel në Kiev pas pushtimit rus të Ukrainës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Shteti ukrainas mori vendimin që të gjitha aeroportet të mbyllen dhe nuk lejohet asnjë fluturim. Kështu që kthimi i tij në Itali bëhet i pamundur. Ndërkohë, në një postim në Twitter, ekipi i Shakhtar Donetsk tregon mbështetjen për shtetin e tyre të Ukrainës. Ми вистоїмо! 🇺🇦#Україна #Ukraine pic.twitter.com/MDue4xQqvR— ⚒FC SHAKHTAR DONETSK (@FCShakhtar) February 24, 2022

Read More

Gjatë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya merr lajmin për shpalljen e luftës ruse përmes whatsapp. Në fotot e shkrepura nga AFP mund të shihen mesazhet, por nuk kuptohet bashkëbiseduesi. “Putini e ka përfunduar fjalimin drejtuar kombit. Ka paralajmëruar nisjen e operacionit ushtarak”, shkruan bashkëbiseduesi, ndoshta gazetar. Ambasadori i përgjigjet: “E di. Do të doja ta kisha lajmin më parë. E përfundova fjalimin tim. Do të kërkoj përsëri fjalën”.

Read More

Këshilltar i presidentit të Ukrainës, Oleksii Arestovich ka njoftuar se deri më tani janë vrarë rreth 40 ushtarë dhe 10 civilë , mes të pushtimit të Rusisë. Më tej ndihmësi i Zelenskyy, shtoi se dhjetëra qytetarë janë plagosur, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje. Sakaq më herët presidenti ukrainas, njoftoi se Ukraina ka ndërpresë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.

Read More