Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka reaguar lidhur me sulmin rus në Ukrainë. Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, Nikolla shprehet se Shqipëria është krah NATO- s dhe BE duke shtuar se në këtë situatë të vështirë mbështet popullin e Ukrainës. “Dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, një vend sovran. Shqipëria është krah NATO dhe BE në mbështetje të popullit të Ukrainës.”, tha Nikolla.
Author: tirana
Një aksident është regjistruar sot pranë kryqëzimit të Rrilës në Lezhës. Në aksident janë përfshirë 3 automjete, dy ‘Range Rover’ dhe një ‘Benz’, dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve ne vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar.
Ishte ora 3 pas mesnate kur Vladimir Putin njoftoi nisjen e sulmit ndaj Ukrainës. Më poshtë është një përmbledhje hap pas hapi se çfarë ndodhi në pesë orët e para të luftimeve. -Në një fjalim televiziv në orën 05:55 me orën e Moskës (02:55 GMT), Vladimir Putin i Rusisë njoftoi një “operacion ushtarak” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.-Putin tha se Rusia po vepronte në vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të linin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e jashtme kundër Rusisë do të merrte një përgjigje “të menjëhershme”, tha ai.-Rusia ka goditur infrastrukturën e Ukrainës me raketa,…
Policia Kufitare e Qafë-Botës ka goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga ka rënë një person. Në kuadër të operacionit të koduar “Border u arrestua shtetasi Aleksandër Azizaj, 45-vjeçar nga Fieri, ndërsa u sekuestruan 80 kilogramë kanabis. NJOFTIMI I POLICIËOperacioni nga Policia Kufitare e Qafë Botës, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe autoritetet doganore të Qafë Botës.Tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë, vihet në pranga 45-vjeçari nga Fieri.Sekuestrohen 80 kilogramë kanabis dhe një automjet (kamionçinë).Në zbatim të planit të masave për…
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të masave parandaluese për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe me qëllim rritjen e standardeve dhe integritetit personal të tyre, nga data 15 nëntor i vitit t♪7 kaluar, ka vijuar me ekzaminimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët gjatë karrierës dyshohen për përdorimin e lëndëve narkotike. Sikurse është bërë e ditur, ekzaminimi filloi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet laboratorit mjekësor “Intermedica” në Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për kryerjen e tij, pa asnjë kosto për punonjësit dhe…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas sulmit të nisur nga Rusia mbi Ukrainë. Meta apleon Rusinë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! “Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!” shkruhen në postimin e Presidentit Meta.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me sulmet në Ukrainë. Nëpërmjet një reagimit në Twitter, Xhaçka shprehet se sulmin i ndërmarrë nga Rusia minon themelet e rendit ndërkombëtar, ndërsa shton se miliona njerëz të pafajshëm tashmë janë të rrezikuar. “Olta Xhaçka denojmë fuqishëm sulmin ushtarak të #Rusisë kundër #Ukrainës . Ajo rrezikon miliona njerëz të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e #OKB -së.”, shkruan Xhacka në twitter.
Nga Thomas L. Friedman “New York Times” Kur shpërthen një konflikt i madh si ai në Ukrainë, gazetarët pyesin gjithnjë veten:“Ku duhet të shkoj për të raportuar? Në Kiev? Moskë? Mynih? Apo Uashington? Në këtë rast, përgjigja ime është asnjë nga këto. Vendi i vetëm për ta kuptuar këtë luftë është brenda kokës së presidentit rus Vladimir Putin. Putin është udhëheqësi rus më i fuqishëm dhe më i pakontrolluar që nga koha e Stalinit, dhe koha e luftës aktuale është produkt i ambicieve, strategjive dhe i ankesave të tij. Megjithatë edhe Amerika nuk është tërësisht e pafajshme për situatën aktuale.…
Kryeministri japonez, Fumio Kishida dënoi pushtimin rus të Ukrainës lindore, duke thënë se sulmi do të “trondiste themelet e rendit ndërkombëtar”. “Ne kritikojmë fuqishëm veprimet e Rusisë dhe do të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar për t’u përgjigjur me shpejtësi,” u tha Kishida gazetarëve në një konferencë shtypi, shkruan CNN. Kishida tha se Japonia do të pezullojë dhënien e vizave dhe do të ngrijë asetet e njerëzve të përfshirë në njohjen e pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut, dy rajonet pro-Moskë të mbajtura nga separatistët në Ukrainën lindore. Ai nuk specifikoi emrat apo se si do të kryheshin…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë. “Franca dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të shpallur luftë ndaj Ukrainës”, kështu është shprehur Macron ndërsa i bën thirrje Moskës që të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake. “Franca solidarizohet me Ukrainë, është në anën e ukrainasve dhe po punon me partnerët për t’i dhënë fund luftës”, shtoi më tej Macron.
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në botë përballet me një kërcënim të skajshëm dhe armiqtë e demokracisë liberale, po shtojnë sulmet e tyre. Në raportin vjetor të Freedom House të vitit 2022, që u publikua të enjten, thuhet se regjimet autoritare janë bërë më të efektshme në anashkalimin e normave dhe institucioneve që synojnë të mbështesin liritë themelore, ndërsa në vendet me demokraci të krijuar prej kohësh, forcat e brendshme kanë shfrytëzuar mangësitë në sistemet e tyre, duke shtrembëruar politikën kombëtare për të nxitur urrejtjen, dhunën dhe pushtetin e pafre. Ndërkohë, ato vende që kanë luftuar në…
Në kryeqytetin ukrainas, stacionet e metrosë janë shndërruar në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarët thanë për CNN se stacionet janë të mbushura me njerëz, të organizuar në grupe. “Ndërsa dëgjojmë bombardimet, ju mund ta imagjinoni se sa të frikësuar janë njerëzit e këtij qyteti nga këto shpërthime që kanë ndodhur rreth tyre,” tha Matthew Chance i CNN. “Të gjithë këta persona po largohen drejt zonave më të sigurta, ndoshta drejt Polonisë, e cila është tre ose katër ose pesë orë me makinë. Nga këto stacione mund të shihni një rrymë të vazhdueshme trafiku me banorët e këtij vendi që po lëvizin drejt perëndimit,…