Author: tirana

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko do të mbledhë një takim ushtrinë e tij, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Belta. Bjellorusia dhe Rusia kanë lidhje të ngushta ushtarake dhe trupat ruse janë vendosur së fundi në Bjellorusi për stërvitjet ushtarake. CNN ka dëshmuar, përmes një videoje të drejtpërdrejtë, trupat mbi një kolonë automjetesh ushtarake që hyjnë në Ukrainë nga një pikë kufitare me Bjellorusinë. Lukashenko dhe presidenti rus Vladimir Putin folën të sot në mëngjes për situatën e vazhdueshme në Ukrainë, raportoi Belta.

Read More

Shqipëria e mbështet pa asnjë kusht Ukrainën, pas agresionit rus të natës së 24 shkurtit, kur bombardimet nga ana e Kremlinit filluan të godisnin Ukrainën, pas urdhrit të presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas përfaqësuesit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ky agresion gjakftohtë, nuk është gjë tjetër, veçse një veprim vetëshkatërrues i Moskës. “I bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë dhe të reflektojë menjëherë. Misioni i tyre si një vend i madh në botë, është ta ruajnë paqen dhe jo ta prishin atë”. Me këto fjalë, Hoxha theksoi se është e papranueshme, që Rusia të sulmojë në…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar atë që e ka quajtur agresion të pashembullt ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Bashkimi Evropian është me Ukrainën, ka thënë ajo. “Rusia duhet të tërheqë ushtrinë dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”. Shefja e BE-së ka thënë se liderët e bllokut evropian do të diskutojë për këtë situatë dhe do të miratojnë masa tjera kundër Rusisë. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë të enjten se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij. Në një postim në Tëitter, Kuleba ka shkruar se presidenti rus, Vladimir…

Read More

7 persona kanë humbur jetën pas bombardimeve ruse ndaj Ukrainës, sipas një njoftimi të policisë ukrainase, shkruan BBC. Sipas zyrtarëve, 6 persona kanë humbur jetën në një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa ndërsa 7 kanë mbetur të plagosur. Nëntëmbëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa person ka vdekur në qytetin e Mariupolit, shtuan ata.

Read More

Pas daljes së një deklarate nga ana e ushtrisë ukrainase se forcat e saj ajrore po luftonin kundër një sulmi ajror nga Rusia, vjen kundërpërgjigja nga kjo e fundit. Ministria ruse e Mbrojtjes citohet nga agjencia ruse e lajmeve Interfax të ketë thënë se “mbrojtja ajrore e forcave të armatosura ukrainase është shtypur”. Ministria ruse shton se “forcat kufitare ukrainase nuk u bënë rezistencë njësive ruse”. BBC shkruan se deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim të pavarur të këtyre pretendimeve.

Read More

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se kancelari Olaf Scholz ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe e siguroi atë për solidaritet. “Ne kemi një luftë tokësore në Evropë që menduam se do ta gjenim vetëm në librat e historisë. Është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar,” -shtoi në një deklaratë ministri i ekonomisë Robert Habeck. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se ishte “i tmerruar” nga “sulmi i paprovokuar” dhe Britania do të “përgjigjej me vendosmëri”. Kryeministri italian Mario Draghi tha se veprimi ishte “i pajustifikuar dhe i pajustifikueshëm”. “Ne po punojmë me aleatët evropianë dhe…

Read More

Kryeministri britanik Boris Johnson në një komunikim me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky i bëri me dije se Perëndimi nuk është pranë presidentit rus Vladimir Putin. Gjithashtu kryeministri Johnson do të kryesojë mbledhjen urgjente të Cobra. Pas sulmit me raketa të ndërmarrë nga Rusia në Ukrainë, Zelensky u shpreh se është i tmerruar nga ngjarjet që po ndodhin. Jonson gjithashtu deklaroi se Putin ka zgjedhur rrugën e shkatërrimit.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pushtimit rus në Ukrainë. Me anë të një postimi të bërë në ‘Twitter’, kryeministri shqiptar shkruan se e dënon ashpër agresionin e Rusisë. Ndër të tjera ai thotë se i bashkohet NATO-s dhe aleatëve të BE. POSTIMI I RAMËS: Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas.

Read More

Automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë përmes Krimesë, sipas një video të publikuar nga Roja Kufitare e Ukrainës. Është e paqartë se nga cili vendkalim kufitar hyjnë automjetet në Ukrainë – Chongar në lindje ose Kalanchak në perëndim. Më herët këtë mëngjes, një video e drejtpërdrejtë nga kalimi kufitar i Bjellorusisë tregoi një kolonë trupash dhe automjetesh ushtarake që kalonin në Ukrainë. Videoja është xhiruar rreth orës 6:48 të mëngjesit me kohën lokale në vendkalimin midis Senkivka, Ukrainë dhe Veselovka, Bjellorusi. Roja Kufitare e Ukrainës tha për CNN në një deklaratë më herët se kufijtë e tyre u sulmuan nga…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje popullit rus që të ndalojë presidentin e tyre Vladimir Putin që të pushtojë Ukrainën, ndërsa fliste për lidhjet e ngushta midis dy kombeve. Zelensky, duke folur në rusisht, tha se Moska kishte miratuar lëvizjen e afro 200,000 trupave në territorin ukrainas, së bashku me mijëra automjete të blinduara të rreshtuara në kufi. Ai tha se një sulm i papritur rrezikonte të bëhej “fillimi i një lufte të madhe në kontinentin evropian”. “Ju thoni se ky është një plan për të çliruar popullin e Ukrainës”, tha Zelensky. “Por populli ukrainas është i lirë.” ‘Ukraina…

Read More

Dashi Dashuria: E enjtja është mjaft e qetë për jetën e një çifti, e mbushur me gjeste të vogla që janë të këndshme për të qenë së bashku. Shijojeni ditën dhe mos e lodhni veten me mendimet për të ardhmen. Zemrat e vetmuara do të bëjnë mirë të dëgjojnë këshillat e një shoku për një person. Puna: Konfirmimet fillojnë të mbërrijnë, angazhimi juaj do të shpërblehet nëse ndiqni qëllimin e përcaktuar. Demi Dashuria: Projektet e martesës në horizont për shumë Dem çifte. Të tjerët do të duhet të kthejnë faqen dhe të lënë pas të shkuarën. Flirtime në sytë e…

Read More