Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes në Komisionin Hetimor nuk i ka kursyer ironitë. Teksa ka lexuar një vendim, ka imituar ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin u shpreh se zërin nuk e bën dot si ai. Debati: Rama: Ne kemi ndërtuar impiante të trajtimit të mbetjeve që janë prodhojnë energji. Nuk kemi ndërtuar ne incenerator Këlliçi: Incenerator nuk ka, energji nuk prodhohet Rama: Jam shumë e zhgënjyer nga kryetarja e Komisionit, se objektin nuk e di. Si nuk janë ndërtuar, unë kam qenë atje… Këlliçi: Ju pashë në inspektim me Zoton dhe Gugallen e di që keni qenë. Eco mafia…
Author: tirana
Klementina Cenkollari Qeveria socialiste po përgatitet të ndryshojë sërish ligjin për veting-un në polici. Ligji, që do të kalonte në sitë 13 mijë punonjës, synonte të pastronte nga radhët e policisë efektivët e korruptuar, deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, edhe pse, qëkurse u miratua, ka pësuar treherë ndryshime. Ministria e Brendshme, konfirmon se ka ngritur një grup pune për rishikimin e ligjit nr. 12/2018 “Përvlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme”, i cili aktualisht është i pezulluar.Ministria thotë…
Një person është plagosur me thikë pasditen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake, plagosja me thikë ka ndodhur për motive të dobëta. Identiteti i të plagosurit nuk dihet, por ky i fundit është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Nuk ka të dhëna sa i përket autorit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Teatri Metropol vë në skenë për herë të parë, duke çelur sezonin e ri artistik shfaqjen “Tri dimrat” një vepër e autores Tena Stiviçiç me regji nga Rozi Kostani. Kjo shfaqje e shkruar nga autorja kroate është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Eshtë një vepër, e cila hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjendjen e botës nga këndvështrimi i grave.Ngjarjet e veprës zhvillohen në një vilë të ndërtuar në vitin1898 në Zagreb të Kroacisë. Ky udhëtim në kohë ndodh gjatë 75 viteve, ku ngjarjet…
Përfshirja e arkitektëve në listën e profesioneve të rregulluar do të pasohet me rritjen e cilsësisë së këtyre profesionistëve, teksa nga ana tjetër do të sjellë një rritje të tarifave të projektimit. Në një prononcim për TV SCAN kryetarja e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë, Matilda Pando komenton projektligjnin “Për udhrin profesional të Arkitektëve”, që është nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Pando e cilëson si të vonuar miratimin e këtij ligji, duke qenë se kjo është një prej kërkesave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas projektligjit, për të ushtruar profesionin e Arkitektit, duhet të kryhet…
Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po jep dëshminë, nuk kanë munguar batutat e Ramës. Belind Këlliçi po i tregonte dokumente ndërsa në një moment u shpreh se nuk donte ta ngarkonte me më shumë shkresa dhe akte. Për këtë, Rama tha se është i aftë të mbajë në krah deputetin, të bëjë punët e madje edhe t’i kthejë përgjigje. “Po fillove me këto, unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigjet. Leji tani, unë jam racë kali tjetër. Të mbaj në krah, të jap përgjigje bëj dhe një punë tjetër”, tha Rama.
Në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama tha se nuk i njeh pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan. Në atë moment, deputeti demokrat Belind Këlliçi nxorri një video ku kryeministri Rama ka qenë në inaugurimin e Inceneatorit të Elbasanit dhe pas tij ndodhen Klodian Zoto dhe Stela Gugalla. Kreu i qeverisë tha se mund të kishte mundësi për t’i njohur, por që nuk ka shkëmbyer asgjë me ta. Këlliçi: Kam këtu një video kur ju jeni në ingagurimin e inceneratorit të Elbasanit dhe pas jush janë Klodian Zoto dhe Stela Gugallja? Këta persona më 18 prill 2017…
Nga 23 shkurti, karantina për të infektuarit me COVID që shfaqin formë të lehtë apo të moderuar të sëmundjes do të zgjasë pesë ditë. Udhëzimi për përgjysmimin e ditëve të izolimit për të cilin ekspertët e Komitetit Teknik të Shëndetësisë ranë dakord në mbledhjen e të martës ka nisur tu shpërndahet mjekëve të familjes. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tregon se në varësi të ecurisë së pandemisë dhe vaksinimit do të vendoset dhe për lehtësimin e masave të tjera, si ora policore apo mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura. Të prekurit nga COVID dy javët e…
Qimet në zona të ndryshme të trupit – nën krahë, rreth organeve gjenitale, në këmbë e kështu me radhë janë një gjë e bezdisshme, për të gjitha ne, sidomos në stinën kur fillojmë të zhvishemi. Por çfarë mund të bëni për të shpëtuar prej tyre në mënyrë natyrale? A ka mënyra për t’i hequr qafe me përbërës që gjenden vetëm në natyrë? “Positivehealthwellness.com” sjell këtë teknikë, pa lazera, apo kremëra të ashpra depilues dhe definitivisht pa u rrezikuar që të dëmoheni nga brisku i rrojës! Thjerrëza dhe patate Patatet përmbajnë acid që do të zbardhë qimet e trupit tuaj duke…
Pas shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme të Ukrainës, Putin ka paralajmëruar lëshimin e raketave balistike. Ai njoftoi grumbullimin e furnizimeve me gjak duke nxitur frikën e luftës, shkruajnë mediat e huaja. Trupat kanë qenë gjithashtu në lëvizje mes shqetësimeve se qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, mund të sulmohet i pari. Me një forcë të madhe prej 200,000 trupash që rrethojnë Ukrainën, bota është në ankth duke pritur për lëvizjen e radhës të Putinit, duke shkaktuar konfliktin më të përgjakshëm në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar opozitës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët që të heqin dorë nga akuzat se janë vjedhur 430 mln euro, duke theksuar edhe një herë se ajo është një shumë që përfshin shërbimin e manaxhimit të mbetjeve deri në vitin 2047. Sipas Ramës, një gjë e tillë u pranua edhe nga vetë kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, pas shumë diskutimeve. “Ju keni folur për një aferë shekulli. Një aferë shekulli duhej të kalonte minimalisht atë që ishte deri dje afera e shekullit, Rruga e Kombit dhe keni ngritur shifrën 430 mln euro. Doli dhe një 45…
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 213 qytetarë. MSH informon se shpërndarja e të prekurve është në këto bashki: 75 qytetarë në Tiranë, 20 në Sarandë, 14 në Fier, 13 në Vlorë, 10 në Berat, nga 7 qytetarë në Durrës, Shkodër, 5 në Peqin, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Delvinë, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, Memaliaj, Pogradec, Elbasan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Devoll, Maliq, Përmet, Lushnje, Kamëz, Krujë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë…