Author: tirana

Në momentin që flasim, krijimi i makinës elektrike nga Apple është ende në fazat e para ku po punohet kryesisht rreth të dizajnit të saj, por gjiganti amerikan po përparon ndjeshëm me synimin për ta prezantuar atë në vitin 2025. Apple Car po zhvillon softuerin e funksionit autonom në bashkëpunim me kompaninë OSAT, me bazë në Korenë e Jugut. OSAT po zhvillon në emër të Apple një njësi qendrore të menaxhimit të sistemit autonom të drejtimit, të ngjashëm me Tesla Autopilot. Kjo njësi përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale përmes procesorëve të fuqishëm, hard disqeve me kapacitet të lartë dhe ndërveprimit…

Read More

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku e pyeti Edi Ramën se përse nuk po funksionin drejtësia e re me personat që janë shpallur në kërkim për Inceneratorët. Rama tha se drejtësia e re i ka dhënë frytet e para pasi dy ministra të qeverisë janë pas hekurave. “Dhe dy persona janë në kërkim. Këto janë faktet e drejtësisë së re. Vendimet herë do na pëlqejnë s’do na pëlqejnë. I ka gjithë dhimbjet, kostot por është mirë që kushdo që merret me politikën dhe me shtetin, mund të shkojë në drejtim të ditur. Për ata që janë në kërkim do me thënë…

Read More

Situata e tensionuar që ka përfshirë Rusinë dhe Ukraninës nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga personalitete të sportit. Për këtë tension ka reaguar edhe ish-sulmuesi i njohur i Milanit, Andriy Shevchenko, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij Instagram, ka emocionuar me shkrimin, teksa ka theksuar se kjo është një kohë e vështirë për Ukrainën, por të bashkuar do të fitojnë.  “Ukraina është atdheu im! Gjithmonë kam qenë krenar për popullin dhe vendin tim! Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit jemi formuar si komb! Një komb qytetarësh të sinqertë,…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, do të padisë për shpifje deputeten demokrate Orjola Pampuri. Në një reagim në Facebook, deputeti Gjiknuri thotë se seanca e djeshme në Komisionin hetimor çmontoi akuzat dhe shpifjet e fabrikuara nga PD. Gjiknuri thotë se udhëtimet e pretenduara në vitet 2014 – 2018 janë vizita pune zyrtare dhe në përputhje me praktikën e cila gjendet lehtësisht në institucionin që ai ka drejtuar, ndërsa datat e dy udhëtimeve në 2019 janë pa asnjë lidhje me personat në fjalë, pasi janë udhëtime familjare.“Shpifja prej kohësh është një institucion në PD. Kjo nuk përbën çudi! Çudi…

Read More

Ekipi ukrainas i Shakthtar Donetsk është kthyer nga pushimet dimërore të cilat i kaluan në Turqi dhe tashmë ndodhen në Ukrainë. Të shtunën, lojtarët dhe tranjeri i tyre italian De Zerbi së bashku me të gjithë pjesën tjetër të stafit të klubit pritet të shkojnë në shtëpinë e Metalistit në Kharkiv, një qytet në kufi me Rusinë. Ndërkohë, Ukraina ndodhet në tensione të mëdha dhe të gjithë sytë e vëmendja e mbarë botës janë atje me frikën se ai vend mund të kthehet në një arenë të ashpër lufte. Disa ditë më parë, skuadra e Donbass u kthye në Kiev…

Read More

Çaste humori ka pasur komisioni hetimor ku po jep dëshminë Edi Rama. Kryeministri ishte bërë pis pa dashje me stilolaps në ballë. Kjo gjë u shfrytëzua nga Tabaku teksa i tha me humor se ka një yll në ballë. Rama: Ndjesë se kam bërë një shenjë në ballë. Tabaku: Keni bërë padashur një yll në ballë. (Rama fshihet) Tabaku: Iku ylli në ballë? Ok.

Read More

Gjykata ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Bechettin pasi trupa gjyqësore ka vërtetuar se ai kishte ngritur një një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Beçhetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Bechetti ndodhet jashtë Shqipërisë prej disa vitesh, ndërsa ka fituar edhe një çështje gjyqësore ndaj vendit tonë për shkak të mbylljes së televizionit “Agon Channel”. Në 21 dhjetor 2021, prokuroria dërgoi dosjen e tij në gjykatë duke…

Read More

Këtë të mërkurë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Mbretërinë e Spanjës. Atje Vuçiç do të ketë takime të ndara me Mbretin Felipe VI dhe Kryeministrin Pedro Sanchez, ka njoftuar presidenca serbe. Mediat serbe raportojnë se presidenti do të marrë pjesë edhe në nënshkrimin e kontratës për blerjen e dy aeroplanëve trasnporttues CASA C-295 të Kompanisë “Airbus”. Vuçiç ka thënë se në Madrid ndër të tjera do t’i ftojë për vizitë në Serbi Mbretin dhe Kryeministrin Sanchez. Spanja është është njëra nga 5 shtetet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, krahas Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë. Athina…

Read More

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor i përmendi emrin e saj. Rama padashje i ngatërroi emrin Jorida Tabakut, kryetares së komisionit, duke iu drejtuar me emrin zonja Topalli. “Zoti dëshmitar,Po të ishte zonja Topalli s’do të kishte pasur as histori me inceneratorë!Do kishte opozitë reale e jo lb!”, shkruan Topalli.

Read More

Në një postim që ish opinionisti i edicionit të parë te “Big Brother VIP” ka bërë në mediat sociale, ai ka përshkruar përvojën e tij në këtë format dhe në të nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve. Një prej tyre i thote në koment: “Edhe ca lek i ke paluar, s’është keq…” Ndërkohë reagimi i Arbrit ndaj këtij komentuesi ka qenë i menjëhershëm. Ai thekson se ka gjëra që janë më të rëndësishme se paraja në këtë jetë. “Ju është bërë mendja lekë lekë lekë. Arsyet i kam shkruar më lart pse kam shkuar. Nuk kam shkuar për asnjë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar para anëtarëve të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, fondin buxhetor që ka ofruar qeveria për tre inceneratorët. Ai ka thënë se janë dhënë mln euro në formë ndihme, në mënyrë që të mos rriteshin tarifat për bashkitë dhe qytetarët. Ndërkohë gjatë këtyre diskutimeve, janë shënuar dhe debate mes kryetares Jorida Tabaku, vetë kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të tjerë të komisionit. Rama: Ju jam shumë falënderues për këtë pyetje sepse më jep mundësinë që përmes jush bashkërisht t’iu themi shqiptarëve që qeveria ime nuk është grupi i strukturuar i një njeriu. Në qeverinë time, institucionet që varen…

Read More

Dje vonë në mbrëmje, Karabinierët e Cairo Montenotte, arrestuan për shitje droge dy shqiptarë tridhjetë e katër vjeçarë, në konkurrencë me njëri-tjetrin., të parregullt në territorin italian, me banim në komunën e Kajros. Gjithçka nisi pas vetëvrasjes së një të reje nga Cairo Montenotte e cila ishte e lidhur me mjedisin e trafikut të drogës në komunën e Valbormidos. Ngjarja kishte vënë në dyshim policinë, të cilët kishin nisur të ndiqnin lëvizjet e të arrestuarve të sotëm. Veçanërisht, lëvizjet e njërit prej dy shqiptarëve që lëvizte me një skuter elektrik të shpejtë, drejt shtëpive të njerëzve të varur nga konsumimi i…

Read More