Author: tirana

Teksa Komisioni Hetimor vendosi të bënte disa minuta pushim, pas 4 orësh marrje në pyetje të kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka replikuar me deputetin e PD, Helidon Bushati. Deputeti demokrat i tregoi Ramës historinë e të birit i cili e pyeste se “përse luani në Kopshtin Zoologjik në Tiranë ha karota”, duke shtuar se edhe “luanët i kanë bërë vegjetarianë”. Por, kryeministri e ironizoi duke thënë se “akoma nuk ka ardhur luani në Tiranë”, duke i kërkuar Bushatit ta dërgojë djalin tek i biri i tij, Zaho, në Surrel që të njohë kafshët. Helidon Bushati: Erdhi djali para…

Read More

Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur 14 vjeç. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur 14 vjeç’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Read More

Nëse dikush do të thoshte se do t’ju paguante 1800 dollarë për të qëndruar larg rrjeteve sociale për gjashtë vjet, a do ta bënit?Në vitin 2016, Lorna Goldstrand Klefsaas sfidoi djalin e saj 12-vjeçar Sivert që të qëndronte larg rrjeteve sociale deri në moshën 18-vjeçare. Nëse ai e përfundonte sfidën, ajo do t’i jepte paratë në ditëlindjen e tij të 18-të. Më 19 shkurt 2022, Sivert mori çmimin e tij.⁠

Read More

Fatbardha Mulleti (Saraçi) Publikohen disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’, i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit. Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet…

Read More

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov e cilëson qëndrimin e Rusisë manifestim të agresionit. Në një prononcim për emisionin Publikisht në RTSH Shkurov u shpreh se partnerët duhet të përgjigje me sanksione për të penguar atë të shkelë detyrimet kombëtare të Ukrainës. “Ky vendim i Rusisë është një manifestim i agresionit dhe kërkon një përgjigje nga partnerët tanë me vendosje të sanksioneve të ashpra. Rusia shkel të gjitha detyrimet kombëtare dhe krijon një kërcënim real. Ajo shkel sovranitetin e Ukrainës legalizon prezencën e trupave të saj në Donbass. E gjithë përgjegjësia për këtë vendim mbi lidershipin politik të Rusisë.…

Read More

Anëtari i Komisionit Hetimor, Helidon Bushati e cilësoi kryeministrin si “dashnor të gjuhës shqipe” teksa e pyeste si e shpjegon elementin supervizor. Rama tha se e pëlqeu termin që përdori Bushati kundrejt tij ndërsa shtoi se edhe atij i tingëllon e çuditshme që supervizorin e zgjedh kompania, por ashtu e ka ligji. Bushati: Tek elementi supervizor, mund të duket jo shumë e rëndësishme. Kemi një pronar me 3 koncesione. Kemi një subjekt të përzgjedhur nga vetë koncesionari që monitoron koncesionarin dhe që paguhet nga koncesionari. Si dashnori i gjuhës shqipe dhe publicist, si do ta përshkruanit këtë situatë? Rama: Jam dashnor i…

Read More

Mesatarja që duhet për të konkurruar degët e ciklit të parë të studimeve “Bachelor” dhe që japin akses për vijimin e studimeve të mëtejshme në programet e mësuesisë nuk do të ulet gjatë pranimeve që do të realizohen për vitin e ri akademik 2022-2023. Pavarësisht pretendimeve për një rishikim të mesatares minimale që duhet për të konkurruar në këto degë, si dhe interesit të ulët që maturantët kanë shfaqur gjatë viteve të fundit për të ndjekur degët e këtij profili, Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se nuk do të ndryshojë mesatarja e pranimit në këto programe. Kjo…

Read More

Pas një përballje të gjatë me prokurorinë dhe gjykatën shqiptare, Francesco Becchetti është deklaruar fajtor duke u dënuar me 17 vjet burgim, për veprat penale të falsifikimit, krijimit të skemave mashtruese dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.Akuzat e ngritura nga prokuroria, e cila u përfaqësua në gjykim nga vetë Kryeprokurorja Elizabeta Imeraj, janë gjetur të drejta dhe tashmë drejtësia ka përfunduar me fajësi për Becchettin. Kjo është përgjigja e drejtësisë shqiptare pas një kalvari të gjatë shtyrjesh me manovra procedurale të seancave gjyqësore.Çështja penale ka filluar në vitin 2014, dhe sot drejtësia foli. Mbetet për t’u parë se si…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Dibër ku në prezantimin e kanidatit Luan Haka, për kryetar bashkie. Teksa ka postuar foto nga ky takim, Basha shkruan se me 6 mars do të votojnë Partinë Demokratike dhe Luan Hakën, qytetarin që do t’i kthejë shpresën dibranëve. Basha shton se ai do punojë me përkushtim për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike, për ta bërë Dibrën një vend më të mirë. Mes dibranëve të mençur, të fortë e patriotë, që me 6 mars do të votojnë Partinë Demokratike dhe Luan Hakën, qytetarin që do t’i kthejë shpresën dibranëve. Ai do punojë…

Read More

Kryeministri Edi Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës. Kryeatrja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ironizuar Komisionin duke shkruar se edhe gazetari më pa eksperiencë do të kishte drejtuar pyetje më të forta kryeministrit të vendit.  “Edhe gazetari më pa eksperiencë do të kishte drejtuar pyetje më të forta kryeministrit të vendit, për aferën më të madhe korruptive në historinë e shtetit shqiptar. Ndiqni paranë! Pastaj procedurën dhe pyetjet mbi botëkuptimin politik e artistik të kryeministrit. Qytetarët shqiptarë presin të kuptojnë ku kanë shkuar taksat e tyre!NGA KONCESIONI…

Read More

Në një raport të fundit të Organizatës të Kombeve të Bashkura thuhet se ndryshimet klimatike do të ndikojnë ndjeshëm tek zjarret të cilat do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive, me një rritje globale të tyre në shifra ekstreme. Parashikohet se kjo rritje do të ndodhë me 14% brenda 2030-ës, 30% brenda 2050-ës dhe 50% brenda këtij shekulli, shkruan The Guardian. Analiza sugjeron një ndryshim radikal në shpenzimet publike për zjarret, duke zhvendosur investimet në parandalimin e tyre. Raporti i realizuar nga OKB vë në dukje se ndryshimi klimaterik dhe zjarret ushqehen nga njëri tjetri. Për këtë arsye…

Read More