Author: tirana

Një aksident me pasojë vdekjen e një 21-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Radhimë të Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Aris Canaj (shofer) ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërsa pasagjeri dhe Savio Dhimojani (pasagjer) 21 vjeç ka ndërruar jetë në duart e mjekëve. Mësohet se mjeti tip ‘Ford’ me targë ‘AA 581 GV’, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një kolonë betoni. Mjeti është përplasur në anën e shoferit ndërsa ka dëme të konsiderueshme materiale. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta ndërsa dyshohet…

Read More

Rama është pyetur në Komisionin Hetimor për vendimin e Qeverisë më 17 dhjetor 2014. Debati: Tabaku: Brenda një dite Janë deklaruar 17 procedura të ndryshme, akte, jo vendime, në një sistem të ngritur nga qeveria juaj, për vendim e qeverisë të datës 17 dhjetor 2014? Rama: 16 orë e kanë mbajtur Komisionin hetimor i Kongresit sekretarin e shtetit dhe vetëm pyetje e pyetje. Nuk ka aty komente. Sa i përket pyetjes ju i keni marrë këtë përgjigje nga dëshmitarët paraardhës. T’jua shpjegoj se çfarë bën Kryeministri. Të udhëheqësh do të thotë që udhëheqës në drejtim të çfarë dhe pse? Pastaj se si…

Read More

Kreministri Edi Rama është duke dëshmuar përpara Kmisionit Hetimor për Inceneratorët. Në diskutim e sipër, Kryeministri i është drejtuar kryetares së Komisionit që ajo të mos e citojë gabim. Z. Rama këtë e ka konsideruar edhe si fyerje të inteligjences së tij.”Zonjë, mua mos më cito sipas qejfit. Mos më fyeni inteligjencen. E kam shumë problem nëse dikush më fyen inteligjencën. Prandaj ju kërkoj që të keni kujdes dhe të mos më citoni gabim, sipas qejfit”, tha Rama.

Read More

Kryeministri Edi Rama po jep dëshminë e tij në mbledhjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët, por krahas pyetjeve, kreu i qeverisë e kryetarja e komisionit janë kapur në batuta ‘hidh e prit’ me kryetaren e komisionit edhe sa i takon mënyrës së drejtimit të kësaj të fundit me të. Tabaku: Unë e di që me batuta mund të jeni shumë mirë, unë kam lidhje me fakte e shifra, do ju kërkoja të vijojmë më pyetjet duke evituar cdo koment. Të fokusohemi te cështja të përqëndrojmë vëmendjen këtu, cdo batutë jashtë këtij debati. Z. Rama, z. kryeminister, z.Dëshmitar a është z.Damian Gjiknuri,…

Read More

I pyetur për lidhjet miqësore të z. Ahmetaj sipas Tabakut me personat që kanë marrë inceneratorët, Kryeministri Rama me ironi i tha se: “Unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar audiencë të madhe por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë dhe kush zgjohet më kë nuk janë në dispozitat kushtetuese të Kryeministrit të Shqipërisë. Kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem dhe të studioj miqësitë të secilit prej jush. Jam i painteresuar se çfarë bëjnë të tjerët pasi kam refuzuar të jap llogari se ç’bëj vetë në jetën private”.…

Read More

Kryeministri Edi Rama është thërritur këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë e dëshmitarit. Ai ka thënë se Komisioni Hetimor, nuk duhet të ngre opinione, por duhet të drejtojë pyetje, duke shtuar se nuk ka ardhur për të folur për ndonjë aferë. Ai tha se ish-ministrin e Mjedisit që ndodhet në qeli, Lefter Kokën, e njeh si ministër dhe jo si pronar përfitues. Rama: Sa i përket komentit tuaj ju sapo shkelët ligjin sepse folët për aferë. Afera është në opinionin tuaj që e keni shprehur në parlament, në Tv, në rrjete sociale, por këtu nuk mund ta…

Read More

Kryeministri Edi Rama pritet të japë sot dëshminë e tij në lidhje me inceneratorët. Para se të përgjigjej për pyetjet, Rama tha se në ligjet për komisionet hetimore ka lexuar që komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe të marrë atributet e gjykatës, në asnjë rast nuk lejohet që anëtarët të fyejnë ose të prekin dinjitetin njerëz të personave të thirrur në këtë komision. Zoti dëshmitar në cilësinë e kryeministrit keni miratuar një ligj për pronarët përfitues. A është Lefter Koka pronar përfitues?Zonjë unë kam ardhur në këtë komision, jam njohur me detyrimet e mia si dëshmitar dhe jam…

Read More

K Kryeministri Rama ka filluar të dëshmojë para Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Rama është betuar se do të thotë të vërtetën. Tabaku e pyeti Ramën nëse është në dijeni të faktit se Lefter Koka ka përfituar 4 milion euro në nga kontrata koncensionare, gjë që bëri kryeministrin të reagojë. Rama tha se kur ka ardhur në komision, ka lexuar se si funksionon një komision hetimor. Sipas Ramës komisionet hetimore nuk bëjnë akuza. “Kur erdha këtu kam lexuar detyrimet e mia si dëhsmitar dhe çfarë bën një komision heitmor. Di që komsioni nuk bën akuza dhe nuk është as prokurori dhe…

Read More

Ishin një varg takimesh ato në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të zhvilluara të martën në Bruksel. Por çështja e Asociacionit ishte sërish pengesa që bllokoi takimin tre palësh. Nuk pati takim tre palësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndonëse ky ishte paralajmëruar nga vetë ndërmjetësuesi i BE-së në këtë proces Miroslav Lajçak. Në mbrëmjen e së martës (22.02), kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takime dypalëshe me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe nuk u dha ndonjë shpjegim se pse nuk u zhvillua takimi tre palësh. Ajo që u bë e ditur në takimet e ndara që Miroslav Lajçak…

Read More

Me akuzën e tentativës për përdhunim, ish-polici Kol Kola ka marrë sot dënimin nga Gjykata e Lezhës me 7 vite burg. Kola u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare. 63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.

Read More

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Dibër për të mbështetur kandidatin për kryetar të bashkisë në zgjedhjet e 6 marsit Luan Haka. Basha tha se Haka është kandidati më i mirë për Dibrën dhe do kujdeset për këtë bashki dhe qytetarët e saj duke e bërë një vend më të mirë. “Është mahnitëse të jem këtu, në qytetin e bukur të Dibrës. Atmosfera është e kaq e mrekullueshme. Plot me shpresë dhe etje për ndryshim në qytet. Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibrën. Ai është pjesë e Dibrës. Jam krenar që është kandidat i…

Read More

Emiljano Shullazi ka përfunduar në spital. ABC mëson se nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga forcat e RENEA-s, Shullazi është marrë nga qelia për tu dërguar në spitalin e burgut, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. Shullazi mbahej nën regjimin “41 bis”. Kujtojmë se së fundmi, Emiljano Shullazi ka kundërshtuar sërish vendimin e Gjykatës së Lartë për qëndrimin brenda izolimit “41 bis”, duke kërkuar ndryshimin e vendimit. Avokatët e kanë konsideruar këtë vendim si të padrejtë për të burgosurin. Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për…

Read More