Author: tirana

Gjyqtari Pairetto ka përjashtuar tranjerin e Romës José Mourinho për protesta. Ky nuk ishte rasti i parë që dy protagonistët përfshiheshin në një situatë të tillë. Në detaje, tekniku portugez ka kundërshtuar çdo vendim të arbitrit prej disa minutash dhe bën një gjest të veçantë, atë të telefonit, shumë i ngjashëm me atë të prangave në një Inter-Sampdoria të 2010-ës që u bë shumë e famshme. Gjesti i “ telefonatës ” i kushtoi shtrenjtë Josè Mourinhos, i cili u ndal për dy raunde nga gjyqtari sportiv. Skualifikimit të teknikut portugez i’u bashkua edhe ai i trajnerit të portierëve Nuno Santos (2 raunde) dhe i…

Read More

Tragjedia e tre viteve më parë, kur Emiliano Sala mbeti i vdekur nga aksidenti i avionit, vazhdon të ngjallë dyshime për këtë fatkeqësi. Analizat toksikologjike të kryera ishin të qarta, niveli i ngopjes së gjakut me oksigjen ishte 58%, një rast i qartë i “helmimit të rëndë”. Ky helmim mund të jetë shkaktuar nga sistemi i shkarkimit të gazrave të avionit. Dr. Pardue shpjegoi se janë kryer dy teste gjaku nga dy mostra. Njëra prej tyre u përdor për të demonstruar nivelin e toksinave dhe tjetra për të identifikuar trupin e lojtarit përmes ADN-së së tij. Ish-lojtari i Nantes po…

Read More

Policia e Elbasanit ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe pronari i një lokali i cili lejonte zhvillimin e lojërave të fatit në biznesin e tij. Në pranga ka përfunduar pronari i lokalit, Kadri Krasniqi 62 vjeç. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe Alfred Haderi, Gëzim Hyseni dhe Robert Baku, të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale policia e qytetit ka sekuestruar një tavolinë pokeri, shuma parash dhe sende të paligjshme. Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi…

Read More

Bllokimi i mijëra makinave dhe pasagjerëve në dëborë disa javë më parë bëri që Ministria e Transportit të Greqisë të gjobisë me 2 milionë euro kompaninë koncensionare për mirëmbajtjen e rrugëve në Athinë. Ky vendimi është shpallur menjëherë pasi ministri Kostas Karamanlis u kthye nga një udhëtim në Francë. Fillimisht ministria ngriti një grup inspektimi për të verifikuar nëse kompania koncensionare kishte apo jo përgjegjësi për situatën e krijuar. Gjatë javëve të fundit, grupi i punës konstatoi se kompania ishte përgjegjëse duke bërë që të shpallnin fajtore. Me të marrë raportin në dorë, ministri ka firmosur edhe gjobën ndaj kompanisë,…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Vlorë-Radhimë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët po marrin ndihmën e parë në spital. Makina tip “Ford Focus” me targa AA581GV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë në anë të saj duke pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa dy personat që ishin brenda morën plagë të rënda.

Read More

Ilir Shaqiri dhe Sabiani kanë krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” një miqësi të fortë, të cilën e kanë mbajtur edhe tani që reality show ka përfunduar. Pasi balerini i njohur u shpall fitues dhe fiku dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ishte Sabiani, ai që e priti jashtë dhe duket se qëndrojnë shumë me njëri-tjetrin. Së fundmi, që të dy ishin të pranishëm në festën e madhe të organizuar nga Top Channel për suksesin që pati ky format. I pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live ” në lidhje me fitoren e mikut të tij ai u…

Read More

Papa Francesku reagon i shqetësuar për situatën në Ukrainë, ku Rusia është bërë gati për shpërthimin e luftës, ndërsa superfuqitë botërore kanë konkretizuar tashmë sanksionet e ashpra ndaj saj. Teksa shpreh shqetësimin për situatën, Papa Francesku iu bën thirrje të gjitha kombeve që të ulin tensionet dhe të reagojnë me ndërgjegje, pasi sipas tij, lufta do të ketë pasoja serioze në të gjithë komunitetin ndërkombëtar. “Kam një dhimbje të madhe në zemër për përkeqësimin e situatës në Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të javëve të fundit, skenarë gjithnjë e më alarmantë po hapen. Si unë, edhe shumë njerëz në mbarë botën,…

Read More

Deputeti i PD, Lefter Gështenja u ndal sërish sot në dëshminë e ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani lidhur me inceneratorët. Ndërsa publikon e ish ministrit në Komision ku deklaron se refuzoi të firmosë sepse projekti ishte me shkelje, Gështenja shkruan se me një qeveri të korruptuar Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. “Ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.”- shkruan ndër të tjera ai. Postimi i plotë: Përditë zbulohen detajet e vjedhjes…

Read More

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot lirimin e aktorin të humorit, Albano Bogdo, i cili u arrestua dy ditë më parë nga policia për shkak se u kap duke drejtuar mjetin pa patentë. Në seancën e sotme, Gjykata caktoi për të masën e detyrimit të paraqitjes. Albano Bogdo është një nga aktorët më të dashur e më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Ai u bë i njohur në formatin e humorit “Apartamenti 2XL”, ndërsa tani është pjesë e spektaklit humoristik “Klanifornia”.

Read More

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, denoncon në “facebook” se qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish tarifën e pastrimit për një shërbim të pakryer. Në një postim të bërë pak para nisjes së komisionit, ku për të dëshmuar do të paraqitet sot kryeministri Edi Rama, Tabaku thekson se qytetarët po paguajnë 40.61€/ton për një incenerator që nuk ekziston! Referuar dëshmisë së dhënë dje nga kryebashkiaku i Tiranës, kryetarja e komisionit shkruan se “Erion Veliaj mbrojti publikisht me avokati dhe gënjeshtra nën betim 45 mln euro shtesë që fiton koncesioni përmes monopolit që ai i ka siguruar”. Postimi i plotë:…

Read More

Ndarja dhe largimi i ish-bashkëshortes për në Shqipëri nuk kanë qenë të mjaftueshme për një burrë shqiptar në Rimini, por ai ushtroi një dhunë të tmerrshme ndaj saj kur mësoi se ajo mund të kishte nisur një lidhje tjetër. Mediat italane bëjnë me dije se policia e Riminit ka arrestuar shqiptarin 54-vjeçar, i cili tashmë akuzohet për tre plagosje me thikë brenda një harku të shkurtër orësh për shkak të xhelozisë. Pasi rrahu fillimisht ish-bashkëshorten duke i ngulur disa herë edhe thikën në Marciano di Romagna, 54-vjeçari shqiptar Pëllumb Jaupi është nisur menjëherë për në Rimini ku ka rrahur dhe…

Read More

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Perëndimit të vendosë sanksione më të ashpra kundër rrethit të brendshëm të Vladimir Putinit, në mënyrë që të ndalë këtë të fundit. Dje SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera njoftuan masa kundër individëve dhe bankave ruse, por Dmytro Kuleba iu bën thirrje këtyre vendeve që të shkojnë më tej me sanksione. “Hapat e parë vendimtarë u ndërmorën dje dhe ne jemi mirënjohës për ta”, shkruan Kuleba në Twitter. “Tani presioni duhet të rritet për të ndaluar Putinin. Goditi ekonominë e tij dhe miqtë e tij. Goditi më…

Read More