Kryeministri Edi Rama pritet të dëshmojë ditën e sotme në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Lajmin e ndau vetë kryeministri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se do të jetë atje në orën 12:00. Rama ka ilustruar me foto ndryshimet sipas tij që sollën projektet e inceneratorëve dhe ka shtuar se impiantet shëruan gangrenat e plehrave. “MIRËMËNGJES dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë. *SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR…
Author: tirana
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Deputeti i PS-së Alqi Bllako pas deklaratës së dhënë në SPAK mbrëmjen e kësaj të marte ka shkuar para Komisionit Hetimor për Inceneratorët ku është shprehur se ai deklaratën e tij dhe e ka të pamundur që të përgjigjet pyetjeve të tyre. Bllako ka debatuar me Tabakun, pasi ai ka kërkuar që thjesht të bëjë një deklaratë që të japë detaje në lidhje me përbaltjen që i është bërë figurës së tij, por një gjë e tillë është refuzuar nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku. Pjesw nga debati: Jorida Tabaku: Për personat që kanë një akuzë kanë një tjetër përgjegjësi ashtu…
Një “shërues” në fshatin Bilaj Fushë-Krujë afër Bubqit, Nikollë Doda thotë se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh hallet e njerëzve. Një grua re me probleme shëndetësore është drejtuar te Nikolla duke i treguar shqetësimet e saj. Doda i fton gratë e reja për të kryer marrëdhënie seksuale, si mënyra më e mirë për t’u shëruar nga shqetësimet. Doda tregon se shumë gra shkojnë tek ai dhe ka ndihmuar shumë njerëz, por më parë ai u kërkon atyre raporte seksuale. Pas disa ekzaminimeve me duar, i thotë zonjës se ka magji e duhet të bëjë 2 seanca tretje plumbi,…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dënuar dhunën e ushtruar nga policía ndaj banorëve të “5 Majit”. Alibeaj shkruan se Partia Demokratike do të kërkojë hetim të posaçëm për këdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunën çnjerëzore sot mbi banorët tek “5 maji”. Alibeaj shkruan se eshte kundër çdo norme morale dhe humane të dhunohen dhe të mbahen prapa hekurave njerëz të ndershëm, mes të cilëve zonja të nderuara, të nxjerra me dhunë nga shtëpitë dhe pa u siguruar më parë një strehë për familjet. Gazi lotsjellës dhe burgu për njerëzit që mbrojnë pronën e tyre nga grabitja e…
Deputeti demokrat Flamur Noka që po mbështet Sali Berishën ka ironizuar mbrëmjen e sotme vizitën e kreut demokrat Lulzim Basha në Vatikan. Noka shprehet se Basha u nis në Vatikan për të takuar Papën, por përfundoi në krahët e komunistit Fasino. ““Moj kasolle ku na mblodhe”. Niset për të takuar Papën në Vatikan e përfundon në krahët e komunistit Fasino …Ngaqë Rama e mban në sqetull po kërkonte një komunist që të mbante në krah”, shkruan Noka.
Pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për trupat ruse në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore, Presidenti Biden njoftoi një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë. “Unë po shpall këstin e parë të sanksioneve për të vendosur kosto ndaj Rusisë në përgjigje të veprimeve të saj dje,” tha Biden në komentet nga Shtëpia e Bardhë . “Këto janë koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe ne do të vazhdojmë të përshkallëzojmë sanksionet nëse Rusia përshkallëzohet.” Këtu janë sanksionet e detajuara nga Biden: -“Ne po zbatojmë sanksione të plota bllokuese ndaj dy institucioneve të mëdha financiare ruse: VEB…
Ish-ministri Ditmir Bushati ka qenë sot i pranishëm në Durrës bashkë me kryeministrin Edi Rama për të prezantuar me të rinjtë kandidaten për kryebashkiake Emirjana Sakon. Bushati tha se jo çdo marrëdhënie në PS ka qenë mjaltë, por është e rëndësishme që të rinjtë t’i bashkohen forcës më të madhe politike në vend për të sjellë ide të reja. Ai tha se socialistët i përshtaten sfidave të kohës. “Dua të ndaj tre çështje që i gjykoj të rëndësishme meqë është një bashkëbisedim me gjeneratën e re. E para për politikën dhe raportin që secili prej jush ka, e dyta në…
Analisti Eduard Zaloshnja deklaron se Sali Berisha rezulton në sondazhe më lart se sa Lulzim Basha që është kryetari zyrtar i PD-së. Duke folur në Fax News, Zaloshnja tha se në bazë të sondazheve që ai kishte bërë më herët, ish kryeministri Sali Berisha dëzonte një mbështetje të madhe të elektoratit të djathtë dhe në këto kushte Basha e kishte të pamundur të ishte lider i opozitës. “Nëse Basha në këto zgjedhje del me 5-6% siç doli Pollo para 20 vitesh, kjo pastaj nuk është më parti, por partiçkë. Por edhe nëse i ndajnë votat gjys për gjys kandidatët e…
Presidenti amerikan Joe Biden ka dalë në një reagim të fundit lidhur me konfliktin në Ukrainë, ku Rusia vendosi që të fusë trupas e saj ushtarake në fqinjin e saj perëndimor. Biden pritet të flasë për sanksionet amerikane në ditët në vazhdim, pas sanksioneve të vendosura nga Gjermania e cila ndaloi ndërtimin e gazëjellësit rus Nord Stream 2 dhe sanksioneve britanike ndaj bankave dhe agresionit rus. Më herët, zëdhënësja e Biden, Jen Psaki vlerësoi vendimin e Gjermanisë për të të pezulluar gazsjellësin Nord Stream 2 duke theksuar se gjatë orëve të mbrëmjes do të shpallen edhe sanksionet e tjera, tashmë…
Italia njofton rregulla të reja për pandeminë e Covid. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka njoftuar se nisur nga kjo datë qytetarët nga e gjithë bota nuk do duhet t’i nënshtrohen më karantinës. “Vendet e BE-së duhet të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore në BE për njerëzit e vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE ose OBSH”- kështu thuhet ndër të tjera në rekomandimet e miratuara sot nga ministrat për Çështjet Evropiane. “Shtetet anëtare të BE-së duhet gjithashtu të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore për njerëzit që janë shëruar nga Covid-19 brenda 180…
Maturantët që do të zgjedhin degët e mësuesisë do të stimulohen financiarisht. Bursa dhe reduktim të tarifës së shkollimit, këtë formë duket se do të ndjekë ministrja Evis Kushi për të shpëtuar nga mbyllja degët në rrezik. E pyetur nga A2 CNN për shqetësimin e ngritur nga shkollat e larta për nivelin e dobët të studentëve, ministrja Kushi deklaroi rritja e mesatares për t’u pranuar në këto degë do të ndryshojë situatën nga Elbasani ku ndoqi një nga projektet “shkolla qendër komunitare”, ministrja Kushi deklaroi se edhe fondi i ekselencës tashmë do të përdoret vetëm për studentët brenda Shqipërisë. Ndërkohë…