Author: tirana

Ministria e Jashtme ruse njoftoi sot pasdite se së shpejti do të “evakuojë ambasadën e saj në Ukrainë “. “Në rrethanat aktuale, prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe zyrtarët e ambasadës dhe konsullatës së përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneverëve të huaja ruse në Ukrainë. Ky vendim do të zbatohet në një të ardhme shumë të afërt”, thuhet në deklaratë. Ministria ruse vuri në dukje se që nga viti 2014, trupat diplomatikë rusë në Ukrainë janë sulmuar dhe provokuar vazhdimisht, ndërsa diplomatët kanë qenë…

Read More

Në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë janë rikthyer reshjet e dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën. “Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur reshje bore pa sjellë probleme me qarkullimin Mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e plotë të aksit Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore për në zonat malore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në…

Read More

Damian Gjiknuri u pyet në Komisionin Hetimor për inceneratorët, edhe nëse ka qenë shok shkolle me Klodian Zoton. Gjiknuri e mohoi dhe tha se shok shkolle në gjimnazin “Sami Frashëri” ka qenë edhe me kryedemokratin Lulzim Basha. Gjithashtu Gjiknuri i është drejtuar Tabakut se ka fqinj edhe vëllanë e saj, por nuk do të thotë se ka konflikt interesi.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka dhënë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë e ish-ministrit të Energjisë. Ai iu përgjigj akuzave se ka fluturuar në mënyre private me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin. Gjiknuri duke treguar të dhenat e TIMS për udhëtimet e tij, tha se në datat që e akuzon PD, ishte ministër dhe kishte fluturuar për punë në Sofje në një takim me ministra të vendeve të tjera të Europës etj. “Nxorra nga TIMS gjithë udhëtimët gjatë kohës kur kam qenë minister, nga të cilat 98% janë udhëtime pune. 4 ose 5…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të martë një takim me qytetarë në qytetin e Durrësit, në kuadër të programit të Këshillimit Kombëtar. Rama u shpreh se njohja e këtyre kursimeve është një çështje e debatueshme, pasi mund të shërbejë dhe për pastrimin e parave të grupeve kriminale dhe ndaj maxhoranca i drejtohet popullit për të marrë një opinion. “Pjesa dërrmuese nuk janë çështje që kërkojnë një votë dërrmuese. Janë çështje që ne kemi mundësi ti marrim, pasi duan një shumicë të thjeshtë. Po marr një çështje që është shumë e rëndësishme por që prek shumë familje. Çështja e kursimeve…

Read More

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Sali Berisha dhe Lulzim Basha po i thonë njëri-tjetrit ato gjëra që PS ua ka thënë vite më parë. Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me disa qytetarë në Durrës në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar. “E keni dëgjuar që Saliu i thotë Lulit ato që ia kemi thënë ne. Luli i thotë Saliut ato që ia kemi thënë ne. Të dy ata po thonë të vërtetën për njëri-tjetrin, do të thotë që ne kemi thënë të vërtetën për të dy. Pse po e thonë të vërtetën tani? Mos më përmendni faktin që…

Read More

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit duket se nuk i ka mirë punët me matematikën Bëhet fjalë për Luan Hotin, i cili jo më larg se një javë më parë bëri një lëmsh të vërtetë fjalësh në lidhje me “bashkëshorti i gruas, babai i fëmijëve të mi”, kur po fliste thjesht për veten e tij. Kësaj here, Hoti ka folur për sezonin turistik në Durrës dhe ka thënë se gjatë verës qyteti vizitohet nga 400 deri në 500 turistë. “Çfarë ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar. U mbytem nga plehrat, në një qytet që gjatë verës i…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 2387 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 279 qytetarë, në këto bashki:86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar faktin se do të shkojë nesër në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ai do të pyetet si dëshmitar në këtë komision në orën 12:00. Ishte vetë Rama që kujtoi sot në një takim në Durrës se mezi priste që të shkonte nesër në komision. “Të paktën iu krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi spo flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po spatet ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni”, tha Rama.

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri që ndodhi pas mesnatës në Mamurras. Andi Diva ka dhënë deklaratën e tij në komisariatin e Lezhës ku është shprehur se konflikti me Kastriot Lleshaj ka ndodhur për shkak të një vajze. Sipas burimeve, Andi Diva ka deklaruar se e dashura e tij është ngacmuar nga Kastriot Lleshaj dhe ka kërkuar ndihmën e kushëririt dhe shokut të tij për t’u sqaruar me këtë të fundit. Debati ka degraduar në përdorimin e armëve ku mbetën të plagosur Gentian Diva dhe Alban Skonja ndërkohë është shpallur në kërkim Kastriot Lleshaj…

Read More

Nga Edmond Hoxhaj Gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha u përball të martën në mesditë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, ku gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për mbi barrën e provës që i kishte kaluar për kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa për profesionalizmin nuk u evidentuan gjetje domethënëse. Procesi i rivlerësimit ndaj gjyqtares Hoxha po kryhet nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi. Flutura Hoxha ka një karrierë të…

Read More

Sonte në mbrëmje një rast i paprecedentë do të transmetohet në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan. Përmes një kamerëe të fshehtë me zë dhe figurë do të bëhet publik rasti i një ”bamirësi”, që pretendon të zgjidhë magjitë. Por mënyra që ai ka zgjedhur është paksa e çuditshme. “Bamirësi” fton gratë e reja, për të kryer marrëdhënie seksuale, si mënyra më e mirë për tu shëruar nga shqetësimet. Ai madje tregon, se shumë gra shkojnë tek ai dhe ka ndihmuar shumë njerëz. Po cila është mënyra, që përdor “njeriu i mirë”, për të sjellë në terezi gratë e vajzat…

Read More