Author: tirana

Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se duke filluar nga korriku pagat do të rriten me 6% për të gjithë personelin mjekësor. “Mbështetja finaciare nga ana e qeverisë nuk do të mungojë, duke qenë se edhe në këtë vit, duke filluar nga korriku, pagat do të rriten me 6% për të gjithë personelin mjekësore e duke vijuar në vitet e tjera, ashtu sikurse ne e kemi premtuar në këtë mandat, paga do të rritet deri ne 40% për personelin mjekë, infermierë,…

Read More

Pas suksesit te padiskutueshëm në sezonin e parë, “Big Brother VIP” po mendon për një edicion të dytë. Këtë gjë e pret me shumë entuziazëm edhe publiku. Ky format televiziv bëri një bujë mjaft të madhe duke marrë vëmendjen e të gjithëve. E ndërsa të gjithë janë kuriozë për emrat e progaonistëve ne edicionin e ri, nuk mungojnë as parashikimet. Mbrëmjen e djeshme, ish-banorët e “BB VIP” dhe një sërë të ftuarish festuan së bashku. Nga video të shumta që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen të gjithë në harmoni të plotë duke kërcyer. Mirëpo, në një prej videove të…

Read More

BBC raporton se qeveria britanike ka vendosur që të ngrijë pasuritë e tre oligarkëve rus, të cilët janë Gennadiy Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg. Krahas tyre, britanikët kanë vendosur që të aplikojnë sanksione edhe ndaj pesë bankave ruse, të cilat janë: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Banka e Detit të Zi. Gjatë fjalës së tij ku foli mbi sanksionet mbi Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike deri në momentin e fundit. “Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të vendosin sanksione…

Read More

Kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Lushnjës, Elton Bano ka reaguar pas kërkesës së PD-së drejtuar KQZ-së për verifikimin e tij, pasi sipas tyre, ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe duke mos e deklaruar në formular ashtu siç e parashikon ligji. Elton Bano ka mohuar akuzat, duke u shprehur se PD po shpif për të përbaltur emrin e tij. Bano thotë se sulmi politik është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal. Reagimi i plotë Unë, Elton Bano kandidat i…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Agaçi ka mohuar se ka njohje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gungallja. “Në lidhje me këtë mendim të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe në vijim të procedurave, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për autorizimin e procedurave, ky fakt nuk është i vërtetë. Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ju iu referuat. Ky akt nuk është propozuar kurrë për shqyrtim dhe nuk është miratuar. Nuk ekzistion ky vendim qeverie dhe është e thjeshtë për të vërtetuar këtë të…

Read More

Në një rrëfim tronditës, një shofer 20-vjeçar bjellorus tregon se si arriti që të dalë i gjallë nga trageti që u dogj në flakë pranë ujërave shqiptare. Ai ka treguar çastin e parë kur e kuptoi se kishte rënë zjarr. I riu tha se në momentin e rënies së flakëve ndodhej në gjumë. “Kur u zgjova kuptova se kishte rënë zjarr. U përpoqa të gjej një rrugë shpëtimi por nuk munda. Ishte shumë nxehtë për shkak të flakëve dhe vendosa të qëndroj në kabinën e kamionit. Vazhdova të dëgjoja zhurma por nuk mund ta dija se nga vinin. Dola në…

Read More

Përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike kanë marrë tashmë pagesat e reja mujore ku është reflektuar edhe rritja e bërë nga qeveria, rritje e cila është shpërndarë që me pagesat e muajit janar. Në varësi të kategorisë përfituese rritja e ndihmës ekonomike varion nga dhjetë për qind, deri në trefishim të masës së mujore të përfitimit. Sipas Shërbimit Social Shtetëror janë rreth 68 mijë familje që kanë marrë përfitimin e masës së rritur të ndihmës ekonomike që me ndarjen e pagesave të muajit janar. Pagesat janë rritur me 10 për qind për të gjithë familjet që janë pjesë e skemës.…

Read More

Tashmë s’ka më dyshime, këto këpucë i kanë lënë të gjithë “me gojë hapur”. Shtëpitë e modës janë dorëzuar këtë sezon me një palë çizme të cilat konsiderohen nga të gjithë si këpucët e vitit 2022. “Jimmy Choo x Mugler”, kjo shtëpi e mirënjohur e modës i publikoi këto çizme vetëm pak ditë më parë, por tashmë ato janë në këmbët e femrave më me stil dhe paksa të guximshme. Me një pëlhurë rrjetë mbresëlënëse që mbështillet rreth këmbës, ato duken shumë joshëse. Çizmet kanë një stil të mrekullueshëm deri te kofshët dhe janë të disponueshme në ngjyrë neoni të…

Read More

Një person është arrestuar në Rinas, pasi ka tentuar të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar një rast të mitdhënies duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. F., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas, gjatë përpunimit të linjës ajrore, është paraqitur pranë kabinave të daljes, së bashku me kunatën e tij, e cila kishte mungesë dokumentacioni, dhe për të shmangur refuzimin e daljes, shtetasi P. F., ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë…

Read More

Lautaro është një nga lojtarët kryesorë të Inter-it dhe pika më e fortë e sulmit zikaltër. Ai adhurohet shumë edhe nga tifozët e ekipit. Megjithate, “El Toro” po kalon një periudhë të vështirë pasi ka që në dhjetor që nuk e prek rrjetën. Ndeshja e fundit ku argjentinasi shënoi ishte ajo kundër Juventusit në Superkupën e Italisë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Marotta mund ta sakrifikojë në verë për të arritur te dy sulmues të tjerë në verë. Lautaro kushton minimalisht 80 milion euro dhe me këtë shumë mund të transferojë dy sulmuesit. Bëhet fjalë për Paulo Dybala dhe…

Read More

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka filluar hetimet për 6 persona, pesë prej të cilëve janë punonjës të Policisë së Burgjeve në Korçë, si dhe për një të dënuar. Sipas SHKBB, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin në IEVP sende të ndaluara në këmbim të vlerave monetare.   Ata akuzohen për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” ,“Mashtrimet”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Njoftimi i plotë: Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë një çështje penale për 6 shtetas. Pesë…

Read More

10 mijë trupa janë futur tashmë në Ukrainë, sipas burimeve ushtarake, vetëm disa orë pas njohjes së pavarsisë së zonave të shkëputura pro-ruse, tha një burim i inteligjencës ushtarake ukrainase për Dialy Mail. Sipas burimeve, rreth 6,000 trupa janë dërguar në Donetsk, 5,000  në Luhansk dhe 1,500 në qytetin e Horlivka. Sipas fotove të publikuara, shihet një kolonë automjetësh ruse që lëviz nëpër Donetsk në orët e para të mëngjesit, duke përfshirë tanke dhe ushtarakë, dhe nuk ka aspak dyshime që këto forca ruse janë dislokuar me urdhër të Putinit. Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se urdhri i Putinit për…

Read More