Author: tirana

Një 38-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Beratit pasi akuzohet për vjedhje dhe dëmtim të pronës nëpërmjet zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 vjetori” ku 38-vjeçari hyri në banesën e një personi me qëllim vjedhjen. Gjatë kontrollit ka gjetur aty një kompjuter, të cilin e ka marrë. Me qëllim humbjen e gjurmëve të krimit, ai i ka vënë edhe zjarrin banesës duke u larguar më pas. Policia ka arritur të zbulojë identitetin e tij duke shkuar më pas në banesë. Gjatë kontrollit që kanë kryer aty, uniformat blu kanë gjetur kompjuterin e vjedhur si edhe disa bizhuteri. Njoftimi…

Read More

Në një mbledhje të komitetit të qeverisë britanike për situatën në Ukrainë, kryeministri Boris Johnson tha në fjalimin e tij se presidenti rus Vladimir Putin ka shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Minskut duke njohur dy rajone në Ukrainën lindore të cilat kontrollohen nga rebelët, shkruan BBC. Sipas Johnson, vendimi i Putin për të njohur rajonet separatiste të Ukrainës është një pretekst për pushtimin e plotë të Ukrainës. Kryeministri britanik tha se deputetët duhet të mendojnë se si në vitin 2022 një udhëheqës mund të organizojë me qetësi dhe qëllimisht shkatërrimin e një fqinji paqësor dhe është pikërisht kjo që…

Read More

Prokuroria e Pordenones në Itali ka përfunduar hetimet për një grup shqiptarësh që dyshohet se vidhnin veshje të markës H&M në Itali dhe më pasi i sillnin drejt Shqipërisë. Hetimet të koordinuara mes palëve kishin nisur shtatorin e kaluar pas denoncimit të avokatit të kësaj kompanie i cili ishte ankuar për një sërë vjedhjesh në pikën e shitjes Gran Fiume në Veneto. Në kuadër të hetimeve u zbulua skema që përdorej nga grupi i shqiptarëve i përbërë nga 5 gra dhe 4 burra që vepronin të alternuar në grupe. Pasi kishin mbërritur në Itali ata qëndruan atje për rreth 10…

Read More

Për të disatin vit me radhë, Kylian Mbappe mbetet ende në qendër të merkatos së futbollit, ku dilema Paris-Madrid po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. I joshur ndoshta nga ofertat e fundit të PSG-së, Real Madrid kërkon siguri. Klubi madrilen i ka dhënë një paralajmërim yllit francez se oferta për ta veshur fanellën e bardhë ka një datë skadimi. “Mbretërorët” spanjollë ia kanë bërë të qartë yllit francez se nuk ka kthim pas. Nëse ndryshon mendje dhe vendos të mos nënshkruajë këtë verë, ëndrra e tij e fëmijërisë për të luajtur me Real Madridin do të marrë fund. “Los…

Read More

Pak ditë më parë, Ilir Shaqiri u shpall fituesi i “Big Brother VIP”. Pas një dueli të fortë deri në momentet e fundit me Donald Veshajn, kurorën e fituesit e mori balerini i njohur. Në deklaratat e tij, ai e ka konsideruar këtë program si eksperiencën më të bukur që ka përjetuar në jetën time. Pak minuta më parë, Iliri ka postuar në Instagram, ku shfaqet me finalistët, Donaldin, Einxhelin dhe Beniadën në ditën e Pavarësisë së Kosovës. “Ky program ka qënë eksperienca më e bukur që kam përjetuar në jetën time. Nuk gjej dot fjalët për ti shprehur mirënjohjen,…

Read More

Policia e Tiranës ka reaguar për tentativën e grabitjes së një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Blutë e kryeqytetit në një njoftim zyrtar bëjnë me dije se siguruan informacione se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë. Policia thotë se në bazë të këtyre informacioneve bënë të të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë. Grabitësit kishin hartuar një skemë të të mirëmenduar për t’u futur në ambientet e bankës përmes kanaleve të nëndheshme të ujërave të zeza. Sakaq, grupi hetimor vijon…

Read More

Kandidati i Komisionit të Rithemelimit në Lushnje Elton Bano ka reaguar pasi Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së verifikim të figurës së tij me pretendimin se ka fshehur një dënim në Britaninë e Madhe. Ai shprehet se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në asnjë shtet ku ka qëndruar ndërsa në Angli ka jetuar si emigrant me leje qëndrimi që i lejonte të vinte dhe shkonte nga Shqipëria deri në vitin 2010. Deklarata e Elton Banos Unë, Elton Bano kandidat I kualicionit ‘’Shtëpia e Lirisë’’ për bashkinë Lushnje dua fillimisht të falenderoj çdo bashkëqytetar lushnjar, çdo përkrahës, të rinj dhe të reja, burra…

Read More

27-vjeçarja amerikane, e shpallur edhe Miss Alabama, Zoe Sozo Bethel, ka ndërruar jetë këtë të premte në Miami. E përfshirë në një aksident misterioz, e reja mori lëndime të rënda në kokë të cilat i shkaktuan edhe vdekjen. Lajmin e hidhur e njoftoi familja e saj në rrjetet sociale. “E dashura jonë Zoe Sozo Bethel kaloi nga kjo jetë në tjetrën si pasojë e nënshtrimit të plagëve të saj”, shkroi familja e saj në Facebook. Bethel, 27 vjeç, përfaqësoi shtetin e pambukut në konkursin Miss for America Strong, i cili nderon gratë beqare. Ajo ishte gjithashtu një komentatore politike për…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetaset S. G., 55 vjeçe dhe Xh. Ç., 54 vjeçe, banuese në fshatin Dushk, Belsh, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëra-tjetrën, me grushte dhe me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More

Duke qenë një italian, edhe Edy Reja bashkë me të gjithë italianët e tjerë është mjaft i shqetësuar për fatet e përfaqësueses “azzurre”, në një kohë kur kualifikimi për në Botëror, kalon më parë nga Maqedonia e Veriut, më pas mund të gjejnë Portugalinë në hapin final. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe trajneri i përfaqësueses shqiptare: “I shqetësuar për Italinë? Po, sepse të gjithë mendojnë për Portugalinë, por harrojnë që fillimisht është Maqedonia e Veriut, duhet të bëjmë llogaritë me të. Këtë e di shumë mirë Mancini, kam dëgjuar se i ka vendosur të gjithë në alert.…

Read More

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mësohet se ka urdhëruar Ministrinë e Ekonomisë që të pezullojë mejnëherë procesin e çertifikimit të gazsjellësit “Nord Stream II”. Shkak për këtë vendim i Scholzit u bënë veprimet e fundit të Rusisë për të njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. “Ky vendim tingëllon teknik, por është një veprim i nevojshëm administrativ, në mënyrë që të mos ndodhë certifikimi i tubacionit. Pa këtë çertifikim ‘Nord Stream II’ nuk mund të hyjë në funksion”, u tha kancelari gazetarëve. Kujtojmë se presidenti Vladimir Putin kishte urdhëruar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu që të “sigurojë paqe” në…

Read More

The Economist/ Robotët kanë qenë pjesë e jetës tonë për rreth gjashtë dekada. Fillimisht, ata cilësoheshin si pajisje të thjeshta mekanike që komandoheshin nga njerëzit. Madje shpesh mbaheshin në kafaze, si kafshët e kopshtit zoologjik, për ti ndaluar njerëzit që të afroheshin me ta. Që atëherë, robotët janë bërë shumë më të shkathët, autonom dhe bashkëpunues. Tani ka mbi 3 milionë robotë që punojnë në fabrika në të gjithë planetin, sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotikës, një shoqatë e industrisë në mbarë botën. Miliona të tjerë përdoren për të lëvizur mallra nëpër magazina, pastrojnë shtëpitë, kositin lëndinat dhe ndihmojnë kirurgët të…

Read More