Author: tirana

Ajo ishte një nga këngëtaret më të njohura të viteve 90-të. Të gjithë besoj e kujtoni këngëtaren zeshkane nga Durrësi Morena Reka teksa këndonte “Jemi zemrat e çdo moshe” me Redon Makashin dhe Bledar Sejkon në festivalet e asaj kohe. Tashmë ajo është 51-vjeçe dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si nënë e katër fëmijëve të rritur, tre vajza dhe një djali.

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka dhënë një urdhër të prerë ushtrisë dhe policisë serbe që të tregohen vigjilentë dhe të jenë gjithmonë në gjendje të lartë gatishmërie pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë. Njohja e “pavarësisë” së dy rajoneve brenda Ukrainës dhe futja e trupave ruse në territorin ukrainas në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ka bërë që edhe aleati i tij në Ballkan të aktivizohet. Mediet serbe të cilat janë të afërta me Vuçiçin raportojne se presidenti ka vendosur në gatishmëri ushtrinë dhe policinë e vendit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin…

Read More

Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, deputetë të shumtë të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile morën pjesë në hapjen e tryezës “Tryeza e rrumbullakët mbi të drejtat e diasporës”. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi se remitancat e diasporës në Kosovë brenda një viti shkojnë deri mbi 1.4 miliardë euro. Sipas Kurtit, kjo dëshmon se mërgata luan një rol themelor në zhvillimin e vendit. “Jemi duke punuar që diasporën ta angazhojmë në disa mënyra. Po ashtu, diaspora mund të kontribuojë në ndërmarrje, lidhje tregtare, që ndikojnë në rritjen e…

Read More

Policia njofton se nga protesta dhe përplasjet te “5 Maji” janë dëmtuar në detyrë 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake. Sipas Policisë së Shtetit, efektivët kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore. Tiranë/Informacion paraprak Sot në orët e para të mëngjesit, në zbatim të vendimit për shembjen e disa banesave në rrugën “5 Maji”, gjatë rezistencës së banorëve, janë dëmtuar në detyrë 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake. Ata kanë marrë dëmtime nga sende të…

Read More

Edhe ditën e sotme, Komisioni Hetimor për Inceneratorët po shoqërohet me debate të forta. I pranishëm për të dëshmuar për aferën prej 430 milionë euro është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka debatuar ashpër me kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku. Teksa kjo e fundit e pyet për vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës për pronësinë e landfillit të Sharrës, Veliaj i lexon shkresat e kryebashkiakëve të PD në Vorë e Kavajë. Mes të tjerash, Tabaku i kërkoi stafit të komisionit që t’i marrë Veliajt vendimin e këshillit bashkiak, por ai nuk pranoi ta dorëzonte, teksa tha se e…

Read More

Nga Carl-Johan Karlsson“World Crunch”Shkrimtarja e famshme Xhejn Ostin, shkroi në vitin 1816 se “çdo njeri është i rrethuar nga një lagje plot me spiunë vullnetarë”. Sot kjo “lagje” po bëhet disi më e madhe, teksa jetët dhe ekonomitë tona të dixhitalizuara, por nxjerrin në pah “lumenj” gjithnjë e më të thellë të të dhënave private nga jeta e përditshme e qytetarëve. Natyrisht, kjo ka sjellë me vete edhe një debat gjithnjë e më të zjarrtë, mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë “vullnetar” dhe “spiunim”, në një botë ku mbikëqyrja nuk është vetëm e kudogjendur. Megjithatë ajo…

Read More

Kjo javë në Serie A ishte e mbushur plot me të papritura. Ndeshja e fundit që befasoi jo pak ishte ajo mes Napoli-t dhe Cagliari-t, me napoletanët që barazuan në frymën e fundit falë një goli të Osimhen. Blutë e Spallettit ishin të fundit që nuk arritën të përfitonin nga hapat fals të rivalëve. E gjitha nisi me Milan që nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë përballë Salernitana. Të gjithë rivalët “fërkuan” duart pas këtij rezultati të ekipit kryesues, mbi të gjitha festojë Inter por pikërisht zikaltërit dhuruan edhe surprizën më të madhe duke u mposhtur…

Read More

Në mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor për inceneratorët është thirrur sot për të dëshmuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku është pyetur nga kryetarja Jorida Tabaku nëse i njeh tre personat që janë në kërkim për këtë aferë, Klodian Zoto, Klodian Mërtiri dhe Stela Gugallja. Me ironi, Veliaj tha se i njeh vetëm nga portalet, nga fotot me zyrtarin e PD, Gert Bogdani në Zimbabve. Sakaq, Tabaku iu drejtua duke i thënë se dëshmia e rremë përbën vepër penale. Pjesë nga debati: Erion Veliaj: I kam parë në fotografi me Gert Bogdanin. Jorida Tabaku: Ju nuk keni bërë asnjë…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se pritet të ulen në tryezën e diskutimi me Shoqatën e Transportit, e cila ka paralajmëruar ndërprerje të shërbimit nga 1 Marsi, për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Teksa u shpreh se rritja e çmimit të naftës është tranzitore dhe jo e qëndrueshme, ministrja theksoi se mund të ketë dhe një vendimmarrje lidhur me kërkesat e Shoqatës së Transportit, duke qenë se sipas saj, ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. “Do t’i marrim në shqyrtim kërkesat e shoqatës së transportuesve. Ne mendojmë e besojmë se rritja e…

Read More

Lidhja mes Beatrix dhe Donaldit duket se i ka lënë pas ditët e arta. Çifti që u lidh plot bujë brenda shtëpisë së Big Brother, me gjasa po kalon një krizë, nëse nuk i kanë dhënë fund përfundimisht. Faktet janë ato që flasin rreth kësaj marrëdhënie kaq të përfolur. Ajo që u duk si një dashurie e madhe menjëherë u zbeh, kur Donaldi doli nga Big Brother. Mbrëmjen e djeshme çifti nuk u pa asnjë moment në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje aktori u shfaq i lumtur teksa në skenë këndonte këngën e dedikuar Borës. Në anën tjetër Trixa nuk dukej…

Read More

Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ verifikimin sipas ligjit të dekiriminalizimit të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje, Elton Bano. PD pretendon se ka të dhëna se Bano ka fshehur një dënim për vjedhje në Britani të Madhe. “Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së. PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një…

Read More

Kurt Kola ishte një nga personazhet më interesant edhe për mediat e huaja të cilat kërkonin dëshmi “të gjalla” për regjimin komunist. Në librin e tij “Tranzicioni komunist në Shqipëri”, botim i “UET Press”, Kurt Kola tregon intervistën e tij të parë për një media të huaj, në vitin 1993. INTERVISTË ME GAZETARIN ITALIAN, “CORRIERE DELLA SERA” 1993, SPECIALEIshte intervista e parë me gazetarë të huaj, ndaj po e përshkruaj me detaje. Mjekra gjysmë e thinjur mbulonte një fytyrë burrërore e zbulonte dy sy të zinj, që lëshonin dritë vibruese. Ai synonte të shihte thellë në botën time të ndjeshme.…

Read More