Author: tirana

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Hera herës do ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ne relievet malore në lartësi 400 metër në verilindje dhe 800 metër në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e mesatar. Në pjesën e dytë të ditës në veri dhe pjesërisht në qendër do të ketë edhe intervale kthjellimi. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8 m/sek, përgjatë…

Read More

Banorët kanë qëlluar me gurë efektivët e policisë, ndërsa i kanë vendosur flakën barishteve te zona e ‘5 Majit’ në Tiranë. Kjo ka sjellur tensione pasi në zonë janë shtuar forca të shumta policie. Disa prej banorëve ende nuk kanë dalë nga banesat e tyre, duke bërë që forcat e policisë të futen brenda dhe t’i nxjerrin me forcë jashtë. Ky është momenti kur policia shoqëron nje nga banorët, e cila po protestonte tek ‘5 maji’, duke mbrojtur shtëpinë e saj. Policia ka shoqëruar Bekim Cerrin, Loreta Nikollin si dhe Mirash Nikollin. Nikolli ishte prezente në protestën e banorëve që në…

Read More

Pamje të tankeve ruse duke marshuar drejt zonave të vetë-shpallura si të pavarura brenda territorit të Ukrainës janë publikuar në rrjete sociale. Në të njëjtat zona, separatistë pro-rusë kanë zbarkuar nëpër rrugë, duke festuar njohjen e pavarësisë nga Rusia. NATO, presidenti Biden, kancelari i Gjermanisë, presidenti i Francës dhe autoritetet e Britanisë së Madhe të gjithë kanë paralajmëruar sanksione prej më të ashprave ndaj Rusisë. During Putin’s speech in Donetsk , tanks and buses with military entered. pic.twitter.com/yGQG1Qt5ug— ZOKA (@200_zoka) February 21, 2022

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi dekretin për njohjen e dy rajoneve separatise në pjesën lindore të Ukrainës. “Njohja e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, nga ana e Putin, dhe njëherë konfirmoi qartazi skenarin rus për dhunimin e të drejtës ndërkombëtare dhe shkeljen e sovranitetit ukrainas. Kjo lëvizje ogurzezë do sjellë më shumë paqartësi për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ukrainë, por dhe në tërë kontinentin europian. Ne do qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen ndaj partnerëve tanë ukrainas, ndërkohë që Aleanca e NATO-s është më e bashkuar se kurrë“,…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin njohu si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, Donetsk dhe Luhansk. Në një fjalim të gjatë Putin e përshkroi Ukrainën si një pjesë integrale të historisë së Rusisë dhe tha se Ukraina lindore ishte tokë e lashtë ruse dhe se ai kishte besim se populli rus do ta mbështeste vendimin e tij. Ky vendim i papritur si duket do të përshkallëzojë krizën që Perëndimi druhet se do të shkaktojë një luftë madhore. Lëvizja e Moskës vë në rrezik përpjekjen e minutës së fundit për një takim të mundshëm me presidentin amerikan Joe Biden për…

Read More

Është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë mjeku Thoma Nini. Ai ka shërbyer për gati tre dekada si mjek pneumofiziatës në spitalin e Korçës. Thoma Nini ishte gjithashtu një nga themeluesit e degës së Partisë Demokratike në Korçë dhe mbajti për disa vite postin e kryetarit. Ai ka qenë kandidat nën siglën e demokratëve në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Pas vitit 2006, Nini u emërua konsull i Shqipërisë në Selanik ku qëndroi për të paktën katër vite. Pas përfundimit të mandatit si diplomat, Thoma Nini u rikthye në spitalin e Korçës ku punoi disa vite…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mizë të Divjakës. Policia bën me dije se një 40-vjeçar i cili ka qenë duke udhëtuar me Porche ka përplasur një këmbësore 69-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes. Shoferi 40-vjeçar është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhet veprimet procedurale ndërkohë që grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. “Sot rreth orës 20:30, në fshatin Mizë, shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Porche” ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar…

Read More

Putin njeh pavarësinë e rajoneve rebele të Ukrainës, Xhaçka: Dënojmë veprimin e Rusisë “Shqipëria dënon njohjen pavarësisë së rajoneve ukrainase Donetsk & Luhansk nga Rusia. Kjo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjes së Minskut si dhe shkelje e integritetit dhe sovranitetit territorial! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, shkruan ajo

Read More

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti apeloi sot të rinjtë e Lezhës, por dhe të gjithë Shqipërisë, të respektojnë dhe ruajnë trashëgiminë kulturore, nisur nga ngjarja e ditës së djeshme kur biletaria e Kalasë së Lezhës u dhunua me gurë, të shkulur nga muret e Kalasë. “Dje, në një të diel kur familjarët zgjedhin të shkojnë me fëmijët e tyre në parqe e monumente kulture, u përballëm me një lajm indinjues. Një dëmtim i rëndë i trashëgimisë sonë kulturore, një akt vandal, pas të cilit fshihet një arsye banale: një video në rrjetet sociale”, u shpreh Margariti.Duke falënderuar punonjësit e Parkut…

Read More

Djali i Saimir Tahirit, Drini, bën sot 11 vjeç. Por ndryshe nga një vit më parë, këtë herë ka munguar një urim në Facebook, nga babai i tij, që aktualisht po vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj, raporton Tirananews. Në vjeshtën 2017, gjashtë muaj pas fitores së mandatit të dytë qeverisës drejtuar po nga Rama, plasën akuzat për trafik droge kundër Tahirit.  Organet e atëhershme të Drejtësisë në Shqipëri u vunë në dijeni nga Prokuroria…

Read More

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku nuk i ka kursyer ironitë pasi kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi falënderoi Ramën për punën e bërë për shumë bashki për mbetjet urbane. Tabaku theksoi se në këtë periudhë Subashi, duke përfshirë edhe veten, duhet të falënderojnë Ramën, pasi ndoshta do i duhet në SPAK.Subashi: Nga pikëpamja njerëzore, realisht për Fierin, por jo vetëm për këtë qytet, fushat e mbetjeje janë mbyllur. Nëse kjo nuk është zgjidhje për ata banorë atje, nuk e di se ça mund të jesh. Për mua është fitore e madhe që ai qark ka fituar shumë kjo qeverisje.…

Read More