Author: tirana

Prani e madhe policore është vërejtur gjatë pasdites së kësaj të hëne pranë godinës së Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, në pjesën e Bulevardit “Zogu i Parë”. Sipas informacioneve të para, policia ka pasur dyshime se aty ishte hedhur një armë e një ngjarjeje kriminale. Për shkak të sekretit hetimor ende nuk bëhet me dije se për cilën ngjarje i referohet konkretisht kontrolli, por në vendngjarje ka pasur prezencë të madhe të hetuesve të drejtorisë së policisë së Tiranës, konkretisht seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe personit. Kontrollet janë përqëndruar në një bllok betoni.

Read More

Shënohet një ulje e infektimeve me koronavirus në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1754 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 85 qytetarë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 3969 pacientë aktivë me koronavirus. Fatkeqësisht, 6 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Në spitalet COVID po marrin trajtim 71 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 633 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,035 që nga fillimi i epidemisë.

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku këtë të hënë ka dëshmuar para komisionit të Hetimit për Inceneratorët. Balluku ka mohuar që të ketë njohur Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të cilët janë shpallur në kërkim për Inceneratorët. “Jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe nuk i kam takuar së fundmi, por nuk i kam njohur ndonjëherë dhe nuk i kam parë as në foto”, tha Balluku, në përgjigje të deputetit demokrat Belind Këlliçit. Balluku i është përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit në lidhje me gjobat që duhet të vendoseshin për kompanitë koncesionare ku ajo ka theksuar se…

Read More

Skandali i fundit i Credit Suisse Leak ka bërë jehonë në botë edhe për vetë faktin se sipas të dhënave paraprak rezultojnë se ka shqiptarë kanë depozituar para në këtë banke të fuqishme në Zvicër. Skandali ka marrë përmasa të mëdha pasi, Credit Suisse Bank  pas përflitet se ka edhe persona që janë nga Shqipëri që kanë depozituar para në mënyrë direkt apo të fshehur nën emra të tjerë. Për këtë çështje në studion e Zona Zero ka folur gazetari investigativ italian, Lorenzo Bagnoli si pjesë e rrjetit ka zbuluar skandalin në IrpiMedia. Gazetari italian u shpreh se janë 30…

Read More

Një 49-vjecar, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Çlirimi” në Elbasan. Dyshohet se viktima Ilir Dauti ka humbur jetën nga shkaqe natyrore ditë më parë. Kanë qenë fqinjët që, të shqetësuar nga era e rëndë që vinte nga apartamenti i katit të parë, kanë njoftuar bashkinë e Elbasanit. Pas disa lajmërimeve, këtë të hënë ekipet e bashkisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur trupin e 49-vjeçarit. Nga hetimet paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Read More

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot në Shkozet, Ardi Mukën, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se qytetarët do të votojnë të lirë për të zgjedhur kandidatët që duan. Ai i ktheu përgjigje edhe ambasadores amerikane Kim. “Edhe deklarata sot e “Guvernatores” shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kurrkund hesapet. Nuk i dalin hesapet kurrkund. Mund të bëj shumë koment, por do t’ju them vetëm një mesazh që më dërgoi një mik i imi. Më thotë: Sali, e lexova atë deklaratë. Ajo është përkthim nga shqipja në anglisht, dhe në…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka ironizuar PD-në për akuzat e saj mbi shumat e paguara për inceneratorët. Balluku kujtoi edhe debatet mbi shifrat e pjesëmarrjes së dy Kuvendeve që nga Basha dhe Berisha. Por ministrja nuk u ndal me kaq, pasi kujtoi edhe lapsusin e Bashës, për 7X7 = 42. Kaq mjaftoi që të reagonte ashpër kryetarja e Komisionit, Tabaku i kujtoi Ballukut arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka. PJESË NGA DEBATIBalluku: S’më dilte kurrë kjo shumë që keni thënë; 430 milionë për inceneratorët. Unë personalisht kam respekt…ma lërë fjalën. Me gjithë respektin për punën, por kjo shkon…

Read More

Beniada Nishani, finalistja e “Big Brother VIP” ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi për eksperiencën e saj brenda shtëpisë dhe ditët e para jashtë saj. Beniada është cilësuar si ëmbëlsira e këtij edicioni të parë të “BBV”. Hyri si një vajzë që nuk mendonte se do të qëndronte për shumë kohë në shtëpi, por ia doli të arrijë deri në finale. Pas mbarimit të emisionit për momentin ajo nuk ka kontakte me asnjë nga banorët, pasi po shijon kohën me familjen e saj. Bieta e pyeti se cila ishte gjëja e parë që kishte bërë pasi…

Read More

Ministri i Brendshëm Niko Peleshi, në një intervistë për emisionin “Top Talk” ka komentuar ndikimin e tensionit Ukrainë-Rusi në Ballkanin Perëndimor. Një konflikt i mundshëm në Lindje, do të ndikonte menjëherë në rajonin tonë, sipas ministrit, dhe kjo për disa arsye: “Nuk po themi që jemi të kërcënuar nga një konflikt ushtarak, jemi dhe larg, dhe afër Ukrainës. Një konflikt i mundshëm ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ka valët e veta. Dhe ne jemi një ndër vendet më pranë gjeografikisht, por dhe më pranë problemeve politike që shumë vende të Ballkanit Perëndimor kanë, mund të sjellë një cenim të stabilitetit politik…

Read More

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se mundësia që Rusia të pushtojë Ukrainën është më afër se kurrrë, pavarësisht se presidenti amerikan Joe Biden pranoi paraprakisht të mbajë një samit me homologun e tij rus Vladimir Putin, shkruan BBC. Bisedimet e propozuara nga Franca do të zhvillohen vetëm nëse Rusia nuk pushton fqinjin e saj, tha në një deklaratë “Shtëpia e Bardhë”. Por pavarësisht përpjekjeve për bisedime, sipas raporteve të “Shtëpisë së Bardhë”, Kremlini po vazhdon të përgatisë një “sulm në shkallë të plotë shumë shpejt”. Këto imazhe të fundit satelitore tregojnë vendosjen në terren të pajisjeve të blinduara…

Read More

Ndërsa sytë janë drejtuar nga sulmi i mundshëm i Rusisë mbi Ukrainën, presidenti rus, Vladimir Putin, po dërgon këshilltarin e tij të lartë të sigurisë në Ballkan, ku Moska është përpjekur të ruajë ndikimin kryesisht përmes aleatit të saj Serbisë. Mediat proqeveritare në Serbi, thanë të hënën se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, do të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim, për bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Moska nuk ka dhënë asnjë njoftim për udhëtimin e Patrushevit. Bisedimet thuhet se do të përqendrohen në pretendimet e Moskës se “mercenarët” nga Shqipëria,…

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama ka debatuar me një nga ndjekësit e tij në rrjetin social në Facebook. Ai i është përgjigjur njërit prejt tyre i cili i ka bërë thirrje që të largohet sa më parë dhe të marrë me vete, edhe Ilir Metën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Ndërkohë Rama i është përgjigjur se ai nuk ka lidhje me këtë kategori ku e kishte përfshirë qytetari.

Read More