Importi i makinave të përdorura në vitin që lamë pas pësoi një rritje të konsiderueshme. Referuar të dhënave nga administrata doganore, kjo shifër në vitin 2021 arriti në 10 mijë automjete më shumë se viti 2020, në total 46.648. Për bizneset e fushës një nga faktorët e këtij trendi është fakti që pandemia dekurajoi lëvizjen me mjete të transportit publik. Por jo vetëm, kriza diktoi gjetjen e tregjeve të reja me kosto edhe më të ulët. Por e kundërta ka ndodhur me automjetet e reja. Ky treg ishte në stanjacion krahasuar me vitin 2020. Shifrat e doganës tregojnë për një…
Author: tirana
Kushëriri i 17-vjeçarit, i cili ekzekutoi 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj ka folur për ngjarjen e rëndë për të cilën u hakmor Florian Përvathi. Kushëriri i Florianit foli në “Shqipëria Live” duke treguar se babain ia vranë për një dhi, por djali nuk e pa këtë skenë. Megjithatë ishte në shtëpi kur nëna e tij u vetëhelmua pasi mësoi se të shoqin ia kishin vrarë. Kushëriri i Florian Përvathit: “Kam qenë i pranishëm kur u vra Gjon Përvathi. Ngjarja ndodhi për një dhi që dëmtonte kopshtin. Dhia ka qenë e Ndue Lekgjonajt. Pasi i ka shkuar 2-3 herë ta porosisë, në nerva…
Nuk është e thënë që marrëdhëniet toksike ndodhin vetëm në dashuri apo miqësi. Në shumë raste, ne kemi një marrëdhënie toksike edhe me punën tonë dhe kjo as që na shkon në mendje. Toksiciteti mund të ndodhë në çdo situatë, kudo dhe vendi ynë i punës, ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës, është një nga habitatet më të zakonshme. Nuk do të thotë se jemi të pakënaqur apo se nuk e durojmë dot profesionin tonë, por shëndeti ynë mendor nuk është në të mirën e tij. Ne zgjohemi të lodhur Ne zgjohemi të rraskapitur, jo fizikisht, por mendërisht. Nëse çdo ditë mendimi ynë…
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku po raporton pasditen e sotme në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Balluku iu është përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD-së, Helidon Bushatit. PJESE NGA DËSHMIA Bushati: Nga shpjegoni se çfarë lloj kontratash janë ato të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Balluku: Ju e dini, ministria e Infrastrukturës e mori këtë detyrë pas 2018 për të ndjekur këtë detyrë. Unë e kam marrë këtë detyrë pas 2019. Kontratat e Elbasanit dhe E Fierit është koncensionare, dhe ajo e Tiranës është Bushati:Ju do e kalonit këto procedura, psh për Elbasanin? Do e kalonit sot një procedurë të…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi. Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes. Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin: Certifikatën e vaksinimit, si dhe Testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen). Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes. Për të mëtejshëm: https://punetejashtme.gov.al/harta/?fbclid=IwAR0iZ3bH6xZv7VhwNFkYTk-EQ8LjFBf_YysphxLeasLtrxcUL0vUbuF2SJ8
Tashmë prej ditësh, në mediat online po qarkullon lajmi se Donald Veshaj nuk e priti mirë fitoren e Ilir Shaqirit në “Big Brother VIP”. Si pasojë, po përflitet se kanë hequr dorë nga emisioni “Më lër të flas”. Lidhur me këtë situatë ka reaguar për herë të parë moderatorja Arbana Osmani, e cila ka hedhur poshtë zërat. Përmes një postimi në Instastory, ajo thotë se nuk ka ndodhur asnjë konflikt dhe i uron suksese Donaldit. “Po shoh qe ne mediat online te etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bere nga Produksioni i Big Brother Vip…
Mbetet në fuqi pezullimi i zgjedhjeve të 2 marsit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas ankimit të akademisë Luftëtari, Gjykata e Tiranës shqyrtoi edhe padinë e klubit “ albanët”, duke lënë në fuqi pezulimin e Komisionit të Verifikimit dhe Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Flamur Kapllani ndërsa vendimi i parë nga gjyqtarja Frida Osmani. Më herët gjykata ka rrëzuar edhe asamblenë për zgjedhjet rajonale të FSHF-së në kryeqytet duke i dhënë të drejtë bashkisë si aksioner i klubit të futbollit. Armando Duka kërkon një mandat të 6-shtë në krye të FSHF-së ndërsa 2 kandidatët…
Dy gazetarët e njohur nga Kosova Altin Berisha dhe Butrint Pasjaqa kanë sqaruar për herë të parë se çfarë ndodhi mes Romeo Veshajt dhe produksionit në prapaskenën e finales së “Big Brother VIP”. Ata sqarojnë se nuk ka pasur një përplasje siç është raportuar në media. “Ne kemi qenë aty dhe në rast se do të kishte ndodhur diçka e kemi parë. E pamë kur erdhi Romeo, por nuk ka ndodhur diçka siç është transmetuar. Kjo është e habitshme nga ana tjetër se nëse do të kishte ndodhur që se kam parë, por nuk ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Ndërkohë,…
21 ditë pasi Komisioni Europian paraqiti propozimin e tij, BE përshpejtoi dhe miratoi paketën duke pranuar kërkesën e KE-së. Bashkimi Europian do të ofrojë një ndihmë të re makro-financiare urgjente për Ukrainën në përgjigje të tensioneve gjeopolitike në të gjithë vendin, të cilat kanë pasur një efekt të dëmshëm në ekonominë dhe stabilitetin financiar të saj. Kërcënimet e vazhdueshme të sigurisë të paraqitura nga Rusia kanë çuar në rrjedhje të konsiderueshme të kapitalit dhe kanë humbur aksesin në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Ne bazë të njoftimit të publikuar, ndihma emergjente makro-financiare do të ofrohet për një periudhë 12 mujore dhe…
Aktori Gaz Paja në një rrëfim në ‘Ëndërrtjerrësit’, ai përmendi sakrificën e rolit të Nasi Gjymit. Gazit iu desh të shkonte në Lushnjë për të hyrë më shumë në rol. “Altini ka qenë pedagogu im më kërkoi që të isha aty. Më tha Goni bëj një laluc se atje kishte nga të gjitha krahinat, vetëm laluc jo. Para se ta bëj këtë shkova në një fshat të Lushnjës, se e mora me shumë stres. Altini më tha je mirë, unë nuk isha i bindur. Më dha garanci që nëse nuk shkon mirë unë do të pres në transmetim, do marrim…
Një nga personat e thirrur për të dëshmuar sot në Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorëve ishte edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani. Cani u shpreh se Ministria e Financave kërkoi që të vihej në punë inceneratori dhe më pas të shikohej eficensa. Ndërsa pagesa e parë do të bëhej vetëm pasi inceneratori të vendosej në punë. Bushati: Ju ishit shumë i saktë me memorien. Tek financimi shpreheni se fillimi i financimit duhet të jetë pasi të mbarojë investimi tek vepra. As tek Elbasani e as tek Fieri nuk ka ndodhur kjo gjë. A e keni ngritur zërin që nuk është marrë…
Një video e publikuar në rrjet tregon momentin e frikshëm kur një vinç rreth 30 metra i lartë merret përpara nga erërat e forta duke shtypur për vdekje dy punëtorë. Ajo vjen pasi një seri stuhish ka goditur Evropën ditët e kaluara, me Mbretërinë e Bashkuar që regjistroi një shpejtësi nga erërat prej 196 km/h, Stuhia Eunice. Pamjet tronditëse tregojnë mbeturina në ajër ndërsa pak çaste më vonë një vinç në një kantier ndërtimi rrëzohet, duke u zhdukur pas një blloku apartamentesh në Krakov, Poloni. Policia tha se vinçi shtypi dy punëtorë dhe plagosi dy të tjerë. Një nga punëtorët…