Author: tirana

Komisioni i Rithemelimit, i udhëhequr nga Sali Berisha ka reaguar pas pyetjes që ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, i kishte drejtuar kandidatëve të Berishës për zgjedhjet e 6 marsit. Berisha nëpërmjet Grupit të Rithemelimit, i kërkon diplomates amerikane që të tërheqë deklaratën, e cila sipas tyre është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. “Ndërkohë që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka nisur zyrtarisht, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot në Twitter ndërhyrjen e saj të radhës, në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës se vendit, në…

Read More

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me burgim të përjetshëm, Vladimir Kurtin, një prej autorëve të vrasjes së pronarit të një marketi në Kamëz, Agim Buci. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Rushdi Hoxha është dënuar me 26 vjet burg. Kujtojmë se Vladimir Kurti ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasojë e grabitjes, por ata ishin të paguar për ta vrarë nga Albert Zaja. Autori nuk folur me herët për këtë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme e Albertit, dhe vetëm tani ka mundur…

Read More

Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë do të ndërpresë punën në shenjë proteste duke filluar që nga data 1 mars. Ata i kanë dërguar një peticion Ramës, Veliajt, Ballukut, Ahmetaj e Ibrahimajt me disa nga kërkesat e tyre bazike. Shoqata kërkon që të rimbursohet TVSH-ja në shitje, të hiqet akciza dhe taksat e qarkullimit të karburantit. “Të rimbursohet TVSH në shitje, të hiqet akciza, të hiqet taksa e qarkullimit në karburant”, janë disa nga kërkesat e tyre. Kujtojmë se një rritje e çmimit të biletës ndodhi pak vite më parë, duke kaluar nga 30 lekë në 40 lekë.

Read More

Drejtoria e Portit në Durrës bën me dije se të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe 21:00, jo në orën 22:00 sipas parashikimit. Imbarkimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët. Autoritetet italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do…

Read More

Këtë të hënë, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë duke diskutuar opsionet e mundshme që çojnë ne zbutjen e tensioneve në Bosnje dhe që parandalojnë shpërbërjen e mundshme të vendit ballkanik të ndarë etnikisht, ndërsa marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar mbi 25 vjet më parë, vazhdon të zhbëhet. “Retorika nacionaliste dhe separatiste po rritet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe po rrezikon qëndrueshmërinë dhe madje tërësinë e vendit”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në Bruksel, në momentet e para të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. “Ministrat duhet të marrin një vendim se si…

Read More

Modelja Beniada Nishani, finalistja e Big Brother VIP njëkohësisht njihet edhe me mbiemrin Jakiç. Duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave, ajo tha se është mbiemri i artit dhe mbiemri i nënës së saj. “Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani vendosa të prezantohem me emrin e artit Beniada Jakiç, mbiemri i nënës sime. Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë të Bosnjës, të cilët u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre nga serbët. Dhe Jakiçin e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele”, shkruan Beniada. Kujtojmë se Beniada u kthye në një fenomen…

Read More

Britania e Madhe thotë se plani rus i pushtimit “ka filluar tashmë”, raporton BBC. Një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë në një konferencë për media se raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin synon të nisë një pushtim të Ukrainës. “Ajo çka po shohim sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar”, u tha zëdhënësi gazetarëve. “Ne po shohim elementë të njohur të librave rusë, elementë të cilët po tashmë po shfaqen në kohë reale”. Ndërkohë, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i…

Read More

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor, në lidhje me procedurat që janë ndjekur për inceneratorin e Elbasanit.Cani sqaron se e ka refuzuar miratimin e projektit, pasi sipas tij kjo procedurë nuk ishte në përputhje me ligjin. Tabaku: Zoti Cani kemi bërë prezantimin e inceneratorit të Elbasanit dhe kemi prezantuar një material të gjatë, unë kam lexuar disa përgjigje tuajat si ministër i Financave dhe përgjigjet e ish ministrit Koka, ju kujtohet kjo procedurë? Cani: Mirëdita dhe punë të mbarë, të dy palët jemi me një qëllim. Duan të nxjerrin të vërtetën. Në fakt do ta kisha të…

Read More

Sllovenia ka hequr të hënën, 21 shkurt, shumicën e masave për luftim të pandemisë së koronavirusit. Vizitorët nëpër restorante, hotele dhe ambiente tjera, nuk kanë më nevojë të dëshmojnë se kanë qenë të vaksinuar, janë shëruar nga koronavirusi apo kanë test negativ, ka raportuar agjencia e lajmeve, STA, duke cituar vendimet e Qeverisë gjatë fundjavës. Udhëtarët që shkojnë atje nuk kanë nevojë të prezantojnë statusin e tyre për koronavirus. Edhe ora policore nuk do të zbatohet më. Restorantet do të mund të jenë të hapura deri në orët e vona. Sa i përket vendosjes së maskës, ajo është ende e…

Read More

Kryebashkikja e Durrësit Emirjana Sako braktisi sot Komisionin Hetimor të Inceneratorëve ku ishte thirrur për të dëshmuar. Sako u largua nga mbledhja pa pritur pyetjet e anëtarëve. PD njoftoi se do të ngrejë padi për të, për refuzim të dëshmisë. Ndërkaq, deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se Sako u largua pa dhënë përgjigjet, ndërsa shtoi se më 14 shkurt i ka dhënë 200 mijë euro Klodian Zotos. Këlliçi ngriti dyshimet nëse ka pasur kryebashkiakja kontakte me tre personat në kërkim për këtë aferë korruptive. “Kjo arrogancë sot është e transmetuar te kjo që na erdhi sot. Duhet të jepte përgjigje dhe na…

Read More

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj të re dhe të freskët. Në foto e fundit të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë takimeve të saj në Mynih, vihet re në ndryshim drastik i peshës së saj. Presidentja e cila ka arritur të humbi disa kile, ngjan më e re, me elegante dhe plot sharm.

Read More

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit pas disa minutash dëshmi ka braktisur mbledhjen e Komisonit Hetimor të Inceneratorëve duke mos u përgjigjur pyetjeve. Tabaku: “Ju lutem të përgatet një padi ndaj Emirjana Sakos. Për refuzimin për të dëshmuar. Se jam përpjekur maskimialisht të ruaj qetësinë. Një kallëzim i kërkoi këshilltarëve të Komisionit.

Read More