Author: tirana

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson e ka konsideruar njohjen e republikave të vetëshpallura në Ukrainën lindore do të ishte “qartësisht në shkelje të ligjit ndërkombëtar”. “Është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës,” thotë ai. “Është një mohim i procesit të Minskut dhe marrëveshjeve të Minskut dhe mendoj se është një ogur shumë i keq dhe një shenjë shumë e errët.” Ai thotë se njoftimi i Putinit është një tjetër tregues se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar në Ukrainë. Ai thotë se Mbretëria e Bashkuar do të “vazhdojë të bëjë gjithçka që mundemi për…

Read More

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka sjellë një video të një deklarate të demokratit Enkelejd Alibeaj, sipas së cilës thotë se kanë pasur të njëjtin mendim për fushën e mbetjeve në Fier, por nuk u la të dëgjohej. Kjo sepse kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se do i administrohet celulari si provë. Armando Subashi: Kemi qenë në një mendje dhe një nga prioritet tona nëse do fitonim bashkinë do ishte fusha e mbetjeve që ekziston aty. Do ju sjell një prononcim të Alibeaj. Jorida Tabaku: Me shumë dëshirë e thërras edhe Alibeajn po ta kërkonin socialistët. Po…

Read More

“The Sun” i ka kushtuar një artikull sulmuesit kuqezi I cili po shkëlqen në Premier League.Media e njohur angleze shkruan se “xhevahiri” i Shqipërisë lë mbrapa sulmuesin e njohur belg, Romelo Lukakun, ndërsa janë statistikat ata që e thonë diçka të tillë. “Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola në Premier League këtë sezon, që është më shumë se të gjithë sulmuesit e Thomas Tuchel. Kjo do të thotë se futbollisti shqiptar ka shënuar më shumë herë se 97.5 milionë paund që nënshkruar me Romelu Lukaku, Hakim Ziyech, Kai Havertz, Christian Pulisic, Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi. 20-vjeçari kryeson gjithashtu në kategorinë…

Read More

Dashi Parashikohet një ditë, gjatë së cilës duhet të bëni qartësi lidhur me ndjenjat tuaja. Do ju duhet të menaxhoni një situatë nervozizmi dhe mundimi. Nëse keni përkrah dikë, përfitoni dhe kaloni më shumë kohë bashkë. Shtyjini për më vonë problemet që mund të presin. Demi Horoskopi i kësaj të marte sugjeron që ta shfrytëzoni më mirë këtë ditë, për të planifikuar diçka të bukur për javën. Në dashuri është e rëndësishme që të bëni zgjedhje të arsyetuara mirë. Bëni mirë të rrini me këmbët në tokë. Binjakët Do të keni mundësi të shumta për të riparuar disa shkëputje në…

Read More

Partia Demokratike i është përgjigjur Monika Kryemadhit për deklaratat e bëra sot prej saj në lidhje me inceneratorët. Teksa ka publikuar lajmin me titullin “Monika Kryemadhi merr në mbrojtje Ahmetajn”, PD shkruan se Rama, Monika dhe Berisha kanë të njëjtin hall. “Ja kush po sulmon Komisionin Hetimor për inceneratorët, që po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro.Nga një anë Rama dhe PS.Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall:Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë”, shkruan PD në postimin e saj në FB.

Read More

Kremlini thotë se presidenti Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Në deklaratën e Kremlinit, thuhet se Putin u ka shprehur liderëve francezë dhe gjermanë se kishte ndërmend të nënshkruante një dekret për njohjen e zonave Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Read More

Nga Nexhmije Hoxha Shkruar në burg, 20 shkurt 1996 Dy evenimente mbizotëruan ditën e sotme dhe emisionet e televizionit: Dita e Bajramit dhe pesë vjetori i rrëzimit të monumentit të Enverit. Për Bajramin, gratë u veshën e u lyen, kënduan e kërcyen. Ishte për to ditë feste, kurse për mua ditë zije. 20 shkurti më dyndi valë e kreshta kujtimesh nga më të hidhurat e jetës sime. Kaq shumë i kam përjetuar ngjarjet e asaj dite, ditët e netët që e pasuan e i kam shkuar nëpër mend në këto pesë vjet në vetminë e burgut, sa nuk jam e…

Read More

Nga Andi Bushati Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk që ndonjë nga paraardhësit e saj kanë vënë gjatë këtyre 30 vjetëve. Yuri Kim ka vendosur ta testojë popullaritetin dhe politikat që ka ndjekur përmes identifikimit me kandidatët e Lulzim Bashës, në zgjedhjet e 6 marsit. Twitteri i saj për ata që sponsorizohen nga “non grata” ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të gjashtë emrave që ka propozuar në këtë garë “Shtëpia e Lirisë”. Më kot ambasadorja u rek të korigjonte më pas, duke pretenduar se “non grata” nuk është vetëm Sali Berisha, por gjithashtu edhe tre…

Read More

Në një kohë që vijon marrja në pyetje e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, ka ardhur një reagim i kryetares së LSI Monika Kryemadhi. Kjo e fundit shkruan se zhvillimet e komisionit duken sipas saj si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë. “Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën. Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë. Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar Loja…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Fierit është paraqitur sot si dëshmitar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët pak ditë pasi u thirr për të dëshmuar për gati 5 orë në SPAK. Subashi tha se ka qenë para organit të akuzës në cilësinë e deklaruesit dhe për këtë arsye do të jetë i rezervuar në dhënien e shpjegimeve për të ruajtur sekretin hetimor. Pyetur nga kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku nëse ka pasur takime apo kontakte me Mirel Mërtirin, Stela Gugallen apo Klodian Zoton, Subashi tha se me këtë të fundit ka komunikuar dy ose tre herë për çështje teknike. Pjesë nga…

Read More

Ylli Gurra tregoi se magjitë janë të vërteta dhe duhet pasur një besim shumë të fortë në Zot, madje ndonjëherë magjitë janë fatale deri në marrjen e jetës. Ai tha se gjatë punës në përditshmëri ka hasur raste të ndryshm, duke përmendur një rast të para një jave. “Kur’ani ka edhe citatet respektive për shërimin apo lehtësimin gradualisht sepse varet edhe nga lloji. Janë raste që kanë ndërruar jetë edhe njerëz, ka pasur një goditje nga magjia, është njëlloj makabriteti që s’e imagjinoj dot. Vjehrra, nënë e shtëpisë për nusen e djalit, një magji që kishte të paktën afër 1…

Read More

Perimet mund të jenë të mira për ju, por ngrënia shumë prej tyre nuk ka gjasa të zvogëlojë rrezikun e një ataku në zemër ose goditje në tru, sugjeron një studim në Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit theksojnë se një dietë e ekuilibruar ndihmon në uljen e rrezikut të shumë sëmundjeve, përfshirë disa lloje kanceri. Ngrënia e të paktën pesë porcioneve me fruta dhe perime çdo ditë rekomandohet nga këshilltarët shëndetësorë. Studimi, nga universitetet e Oksfordit dhe Bristolit dhe Universitetit Kinez të Hong Kongut, u kërkoi gati 400,000 njerëzve që po marrin pjesë në studim të plotësonin një pyetësor rreth dietës…

Read More