Gjatë gjithë ditës do t’i shihni ata duke kontrolluar e-mailet e tyre, duke diskutuar planet e tyre të biznesit dhe duke planifikuar hapin tjetër të madh. Por ka një shenjë që arrin të gjejë ekuilibrin e lakmuar, di se kur duhet të fikë celularin dhe nuk ndjen as më të voglin pendim për të. Nëse i përkisni njërit prej të dyve, nuk përjashtohet që në rreshtat e mëposhtëm të identifikoheni. Virgjëresha Nëse keni parë ndonjëherë një film për jetën e Beyonce-s, atëherë keni marrë pak shije se sa shumë e duan Virgjëreshat punën e tyre. Punojnë si makineri dhe nuk…
Author: tirana
Në fund të muajit shkurt do të nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave të punonjësve. Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë Ministria e Financave do të “zbarkojë” në terren për të parë situatën me informalitetin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila ka shtuar se kontrollet do të realizohen nga Inspektorati i Punës. “Në fund të këtij muaji nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave. Kontrollet do të realizohen nga inspektorati i punës për të evidentuar shkeljet e mundshme” tha Ibrahimaj.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka pranuar se institucioni që ajo drejton është duke shqyrtuar një kërkesë për rishikimin e kontratës së koncensionit të pompave të naftës që mbahet nga kompania “Noa Control“. Ibrahimaj u pyet nga gazetarët gjatë konferencës së sotme për shtyp në lidhje me lajmet e publikuara në media mbi një kerkesë të koncensionarit të pompave të naftës për dyfishimin e tarifave të kontrollit nga 14 mijë lekë në 28 mijë lekë në vit. Ministrja tha se kompania ka bërë një kërkesë dhe ministria ka ngritur një grup pune që po shqyrton kërkesën e Noa…
Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të zhvillojë ditën e sotme një tjetër mbledhje maratonë. Sikurse është bërë me dije, pritet që sot të dëshmojnë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. Sakaq, dje seanca zgjati rreth 13 orë, nisi në 11:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 01:00 të natës. Dje m,bledhja u zhvillua me debate dhe tensione të forta. Përpara komisionit dëshmuan: kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ministrja e Transportit, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ish-ministri i Financave,…
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, bën një deklaratë të fortë në prag të nisjes së mbledhjes së komisionit, ku sot do dëshmojnë të tjerë politikanë të lartë. Tabaku shkruan në “Facebook” se shqiptarëve iu kushton inceneratori 90 mijë euro në ditë, ndërsa qeveria mbron pronarët, që sipas deputetes, janë një kompani ofshore me tre emra në kërkim: Zoto-Gugallja-Mërtiri. “Shqiptarëve u kushton inceneratori 90 mijë euro në ditë ndërsa qeveria dhe mazhoranca e gjitha në mbrojtje të pronarëve. Kush janë ato? Një kompani offshore që publikisht ka tre emra në kërkim: Zoto-Gugallja-Mërtiri por që në realitet fsheh ish-ministra…
Partia Demokratike e Shqipërisë ka hedhur akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se me sulmet ndaj Komisionit Hetimor në përpjekje për të mbrojtur veten dhe të tjerët.Sipas PD-së në këtë komision, është zbardhur e vërteta mbi vjedhjen e 430 mln eurove ndërsa shton se Rama, LSI dhe Berisha kanë të njëjtin hall, që Shqipëria të mos ndryshojë. Postimi i PD: Non Grata vazhdoi dje sulmet kundër Komisionit hetimor të inceneratorëve. Ata duan të mbrojnë njëri-tjetrin.Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro. Vazhdojne ta sulmojne:Nga një anë Rama dhe PS. Nga…
Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar gjatë vizitës së tij në Itali me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino. Basha deklaron se Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetësja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh angazhimin maksimal të PD për t’iu siguruar shqiptarëve standardet europiane. “Në Parlamentin Italian u takova me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino. Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetësja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Diskutuam për procesin e integrimit europian, proces i cili ka mbështetjen…
Policia ka arrestuar shefen e IKMT-së së Sarandë Romina Pulaj pasi lejoi ndërtimin pa leje të një pallati 7 katësh në qytet. Operacioni për arrestimin e zyrtares së PS është kryer nga komisariati i Policisë dhe Prokuroria e Vlorës, ndërsa sipas është shpallur në kërkim biznesmeni Tando Papuçi. Përveç kësaj, prokuroria ka urdhëruar edhe sekuestrimin e pallatit 7 katësh të ndërtuar pa leje në qytet.
Adil Pernezha është dibrani që po korr sukses në fushën e kulinarisë. Ai ka hapur një restorant të tijin në Firenze, i cilësuar si një nga më të famshmit në Itali. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Adili tregoi se ka ikur në Itali që i vogël, ku vazhdoi shkollën e kuzhinës derisa arriti në këtë moment. Sakaq, ai zbuloi edhe se në restorantin e tij vijnë shumë personazhe të njohur, duke ndarë me të gjithë dhe porositë e tyre në kuzhinë. “Jessica Alba ka ngrënë Carbonara me tartuf. Aty ku punoja më herët, bëja një pjatë…
Në ‘Love Story’ ka pasur një debat të fortë mes opinionistëve Jerina Lalaj dhe Robert Aliaj. Debati nisi me komentet e Kristit se do një femër 4D, por Jerina Lalaj tha se nuk ishte mirë që ky perceptim që ai ka për vajzat, të kthehej në vulgaritet. Ndërkohë, Roberti tha se Jerina bën moral, por është “krejtësisht personazh i dështuar”. Lalaj u përgjigj duke thënë se Aliaj nuk ka koherencë sepse “çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë”. Robert Aliaj: Provincialët unë i kam neveri dhe ata që vijnë këtu dhe bëjnë këtu moralitet si kjo që bën këtu…
Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid tha se është e qartë se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të sulmojë sovranitetin e Ukrainës dhe beson se një pushtim tashmë ka filluar. “Siguria e Europës është cënuar dhe është e qartë se presidenti Putin, ka vendosur të sulmojë sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial”. Sekretari i Shëndetësisë tha për Sky News: Putin ka njohur rajonet lindore të shkëputura në Ukrainë dhe nga sipas raporteve ai ka dërguar tanke dhe trupa gjatë natës. Nga kjo, ne mund të arrijmë në përfundimin se pushtimi i Ukrainës ka filluar.…
Në një atentat pas një konflikti që dyshohet banal, kanë mbetur të plagosur Andi Skonjan 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Divan, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras. Gentian Diva i plagosur në këtë konflikt raportohet se është vëllai i Enver Divës, i cili është lënë në burg për shkak se akuzohet si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në qytetin e Durrësit më 2020. Sipas policisë rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti Andi Diva, dhe Kastriot Leshaj, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur Andi…