Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, mediat botërore kanë publikuar pamje nga Kievi të cilat tregojnë radhë të gjata makinash që duan të largohen nga kryeqyteti. Ndërkohë, raportohet se rusët kanë bombarduar edhe objektiva civilë, siç ishte një kompleks apartamentesh në Kharkiv. People fleeing Kyiv formed long lines of traffic on Thursday, hours after Russian troops invaded Ukraine https://t.co/O8xk7WTm0W pic.twitter.com/kXfwkRPJTh— Bloomberg Quicktake (@Quicktake) February 24, 2022 Pas ofensives së rusëve në orët e para të mëngjesit duke bombarduar disa zona të Ukrainës, kjo e fundit ka shpallur ligjin ushtarak. Nga ana tjetër, Rusia kërkon garanci nga Perëndimi dhe Ukraina se…
Author: tirana
Edhe pse po bën 1 javë që ka mbaruar “Big Brother VIP”, ish-banorët po japin intervista të shumta në radio dhe televizione. E fundit që është prononcuar në media ishte Beniada Nishani, e cila e ftuar në “Pardon My French” ka zbuluar disa të pathëna. Sigurisht që si pjesë e komentit të saj nuk mund të mungonte edhe një nga çiftet që u formuan në “BB VIP” dhe që ishin aq shumë në qendër të diskutimeve të publikut, Beatrixën dhe Donaldin. “Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë sot një deklaratë të fortë në drejtim të popullit të tij, ndërsa pohon se do t’i japë armë kujto që do të dëshironte. Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore ukrainase. Pamjet ku civilë ukrainas i nënshtroheshin trajnimit në baza ushtarake kanë bërë xhiron e rrjetit në javët e fundit ndërsa tensionet u rritën me Rusinë. Ndërkohë, vetëm sot Rusia lëshoi disa raketa në drejtim të kryeqytetit ukrainas, Kievit.
Pas nisjes reale të luftës në Ukrainë, gjë që ishte paralajmëruar prej kohësh, tensioni, pasiguria dhe frika mbizotërojnë në të gjithë vendin. Në qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut, gazetarët raportojnë se panë radhë të gjata në bankomate dhe karburante. Këtë mëngjes, ukrainasit u zgjuan nga shpërthimet e predhave dhe krisjet e armëve të tjera luftarake, çka ka bërë që në cdo cep të Ukrainës të pllakosë frika dhe terrori. Ndërsa priste të mbushte makinën e tij, Sergei Barleez na tha se ishte gati largohej me familjen e tij për çdo rast. Gruaja e tij u ul në sediljen e…
Këtë të enjte është zhvilluar seanca plenare në Kuvend . Në fjalën e tij Tritan Shehu, dënoi sulmin rus në Ukrainë, ndërsa bëri thirrje që Kuvendi të dalë me një rezolutë të qartë. “Duhet të jemi të sinqertë ,vendi ynë është i kërcënuar . Duhet të saktësojmë largimin nga influencat ruse dhe forcimin drejt perëndimit. Të gjithë parlamentet e huaja po diskutojnë lidhur me këtë çështje. Nuk mund të qëndrojmë pasiv para një agresioni të tillë. I drejtohet kryetarëve të dy grupeve të mëdha parlamentare të japin konsensus dhe për të arritur me një rezolutë të përbashkët”, tha ai.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Selita”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, ndersa ne pranga ka rene nje 37-vjecar. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi me inicialet G. Ç., 37 vjeç, banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë. NJOFTIMI I POLICISEOperacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi metadoni, një peshore elektronike, dy aparate celulare dhe 15.500 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet…
Në seancën e radhës që do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, pritet të dekretohet një ligj i veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë. Kushteta e Kosovës i lejon martesat e gjinisë së njëjtë, por deri më sot ato nuk kanë qenë të lejueshme nga “Kodi Civil” dhe “Ligji për familjen”. Në rrjetet sociale ka patur mjaft reagime lidhur me këtë çështje ku kishte edhe nga ata pro edhe nga ata kundër. Për këtë ka reaguar edhe reperi, Gold Ag, ku përmes një postimi në llogarinë e tij në instagram, ai ka treguar…
Shërbimet shtetërore të trafikut ajror të Ukrainës kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit, pas sulmeve ushtarake nga ana e Rusisë. BBC shkruan se janë pezulluar të gjitha fluturimet në orën 02:45 me orën e Kievit (00:45 GMT) “për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë së aviacionit për aviacionin civil”. “Ofrimi i shërbimeve të trafikut ajror për përdoruesit civilë të hapësirës ajrore të Ukrainës është pezulluar”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Banorët e “5 Majit” janë mbledhur sërish në protestë para parlamentit këtë të enjte, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ndër dhjetëra protestues ishte edhe nënë Liza, e cila i’u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e tyre. E kthyer së fundmi në simbolin e qëndresës së protestës së ‘5 Majit’, ajo apeloi për lirimin e djalit të saj dhe 4 të arrestuarve të tjerë. “I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmur, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund…
Nisja e luftës në Ukrainë nuk mund të mos ndikonte dhe tek futbolli. Vendi është në kaos pas ofensives ruse dhe për këtë arsye, është marrë vendimi që të pezullohet kampionati i futbollit. Teksa pritej që ditën e nesërme të niste java e 19-të me duelin Minai-Zory Luhansk, sot është ndalur çdo aktivitet sportiv për një periudhë të pacaktuar. Në situata të tilla, futbolli kalon në plan të dytë pasi askush nuk e ka mendjen aty. Fillimi i luftës në Ukrainë ka shkaktuar viktimat e para dhe e gjithë bota është me sytë nga ajo që do të ndodhë.
Presidentja e Moldavisë Maya Sandu , bëri me dije se sot vendi i saj do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe ishte gati të priste dhjetëra mijëra njerëz nga Ukraina fqinje. “Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë kundër Ukrainës , kështu që unë kërkova një takim të Këshillit të Sigurimit ku edhe u vendos se qeveria do t’i kërkonte parlamentit të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme,” tha Santou. Ndërkohë, dhjetëra makina kanë krijuar radhë në kufirin midis Ukrainës dhe Moldavisë , bëjnë me dije mediat e huaja.
Gjatë një interviste në Top Albania Radio, fituesi i “Big Brother Vip Albania”, Ilir Shaqiri ka deklaruar se Donaldi mund të kishte fituar nëse do ta vazhdonte lidhjen me Borën. Balerini tha se ai asnjëherë nuk e ka përkrahur lidhjen e Donaldit me Beatrix, pasi nuk besonte te marrëdhëniet që krijoheshin brenda shtëpisë. Sipas Ilirit, Donaldi ishte shumë i fokusuar te loja, ndërsa Trixa ishte shumë e dhënë pas tij. “Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij…