Edhe pse po bën 1 javë që ka mbaruar “Big Brother VIP”, ish-banorët po japin intervista të shumta në radio dhe televizione. E fundit që është prononcuar në media ishte Beniada Nishani, e cila e ftuar në “Pardon My French” ka zbuluar disa të pathëna.

Sigurisht që si pjesë e komentit të saj nuk mund të mungonte edhe një nga çiftet që u formuan në “BB VIP” dhe që ishin aq shumë në qendër të diskutimeve të publikut, Beatrixën dhe Donaldin.
“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lotë. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, u shpreh ajo.

