Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sjellë në vëmendje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar publikisht katër persona në Shqipëri, duke sqaruar kështu se nuk është vetëm Sali Berisha. Ky sqarim i diplomates vjen pas deklaratës së saj pak më herët sot, ku iu drejtua kandidatëve të 6 marsit se çfarë i ofrojnë votuesve nëse sponsori i tyre kryesor është shpallur “non grata” nga SHBA. Kim në një postim në Twitter, kujton se janë 4 persona të sanksionuar sipas Nenit 7031(c).Kujtojmë se të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA janë: Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Ardiatik Llalla.…
Author: tirana
Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se do të padisë në SPAK mkryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Felaj tha se Tabaku shkeli ligjin kur pati një takim me kreun e SPAK pasi ajo nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën. Felaj i bëri thirrje edhe Krajës që të mbajë qëndrim. “Sot më datë 21 shkurt është paraqitur në SPAK në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët. Znj. Tabaku ka kryer këtë veprim në cilësinë e kryetares së këtij komisioni pa qenë e mandatuar. Kjo bie në kundërshtim me ligjin për…
“Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të shkëputej nga tregjet financiare ndërkombëtare”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për televizionin publik gjerman ARD. Masat do të godasin “të gjitha mallrat që prodhojmë, të cilat Rusisë i duhen urgjentisht për të modernizuar dhe diversifikuar ekonominë e saj, ku ne jemi dominues globalisht dhe ato nuk kanë asnjë zëvendësim”, shtoi ajo. “Është shumë e qartë se nëse Presidenti rus Vladimir Putin fillon një luftë, ne do të përgjigjemi me instrumentin më të fuqishëm që kemi dhe në pikën më të dobët që ka Rusia: me sanksione ekonomike dhe financiare”, tha…
Vite më parë, blerja e veshjeve të përdorura nuk ishte diçka me të cilën mund të krenoheshe. Nëse dikush do të blinte veshje të përdorura, shumica supozonin se ky person thjesht nuk mund të përballojë rroba të reja. Megjithatë, vitet e fundit, blerja e dorës së dytë është bërë një trend popullor në modë. Faqet e internetit që lejojnë përdoruesit të blejnë dhe shesin veshje të përdorura janë shfaqur në të gjithë internetin. Popullariteti i ri i tregut të veshjeve të përdorura ka krijuar një mundësi të madhe për blerësit që të kenë një ndikim pozitiv mbi veten, planetin dhe…
Pas fermerëve të Lushnjë, Beratit dhe Fierit, edhe fermerët në Përmet kanë dalë sot në protesta para bashkisë për mungesën e subvencioneve dhe rritje e çmimeve që nga nafta e deri te imputet bujqësore. Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionim të drejtë, pasi sipas tyre skema aktuale po i nxjerrë ata në rrugë. Me pankarta në duar ‘Na e hoqët përsheshin me qumësht’, ‘Ulni çmimin e naftës’, “Mos u tallni me fshatin”, fermerët protestuan paqësisht para Bashkisë Përmet mbi vështirësitë që po hasin. Subvencionet në minimumin, asnjë paketë për dalje nga kriza, çmimi i lartë u naftës dhe drithërave…
Policia e Lezhës ka identifikuar dhe ndaluar 4 të mitur, si autorë, të cilët dyshohet dy ditë më parë kanë dhunuar kalanë e Lezhës. Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë me dije se të miturit e përdornin oborrin e kalasë për të luajtur top, ndërsa se fundmi, roja i kalasë nuk i ka lejuar që të futen pa prerë biletat. Katër të miturit nga mosha 13 deri ne moshën 15 vjeç, kanë gjuajtur rastin kur në zyrën e informacionit nuk ndodhej njeri, dhe kanë shtyrë shkëmbinjtë nga muret e kalasë duke i hedhur. Te miturit janë marrë në pyetje në…
Regjisori Eduart Grishaj i ftuar në Wake Up këtë mëngjes përmendi se Ori Nebiaj do të jetë pjesë e Big Brother VIP 2, ndërsa nuk dihet nëse ishte shaka nga ana e tij apo e vërtetë. Ori: Keni menduar për vipa të Big Brother VIP 2? Eduart Grishaj: Po, kam edhe një emër, Ori Nebiaj, ke edhe një detyrë t’i mbushësh mendjen Islit të jeni të dy. Ori: Po do na bëni të puthemi aty (i shkel syrin Islit). Ai u shpreh se ata do të bëjnë disa pushime me mbylljen e suksesshme të Big Brother VIP, i cili u…
Në orën 10:30 pritet të nisë Komisioni Hetimor ku është thirrur për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra. Kujtojmë se zonja Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit. Ligji parashikon shoqërim me forcë nga Policia e Shtetit e personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor. Në orën 13:00 janë thirrur të dëshmojnë: Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës. Shkëlqim Cani – Ish-Ministër i Financave. Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit. Armando Subashi – Kryetar i Bashkisë Fier. Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Operacioni i koduar “Last Chance” ka vënë në pranga dy persona, të akuzuar për organizimin e lotarive. Të arrestuarit janë A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në dy lokale të ndryshme, konkretisht A. A., klient në një lokal në rrugën “Hamdi Cenoimeri” dhe A. B., klient në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare që dyshohet…
Vazhdon të jetë situatë e rëndë në disa territore të Ukrainës të vetëshpallura si autonome prej kohësh. Ushtria e Ukrainës po përplaset me forcat separatist pro-ruse. Si pasojë e shkëmbimeve të armatosura të denoncuara nga republika e vetëshpallur e Donetskut, në Donbass, u vra edhe një civil, si dhe një ushtarak. Kështu deklaroi milicia separatistë pro-ruse e cituar nga agjencia ruse Tass. Mësohet se civili ishte një minator, i cili ishte nisur për në punë dhe u qëllua duke pritur në stacionin e autobusit. Mëngjesin e kësaj të hëne është raportuar edhe një shpërthim i fuqishëm afër aeroportit të Donetskut,…
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka drejtuar një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit, por mesa duket mesazhi është për kandidatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, që garojnë në koalicionin LSI-PDK. Ajo pyet se çfarë po iu premtojnë votuesve dhe çfarë duhet të presin shqiptarët dhe SHBA nëse sponsori i tyre është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion. “Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre?…
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka zhvilluar ditën e sotme në takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Pas këtij takimi disa minutësh, Tabaku ka folur për mediat duke theksuar se mbështet plotësisht hetimet e SPAK dhe se takim me Krajën është kërkuar nga vetë ajo. Sipas Tabakut, deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor dhe nuk ka asnjë cenim të SPAK në këtë hetim. “Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, për të sjellë këtu dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit. Të tjera do duhet…