Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që t’i japë Komisionit Hetimor për Inceneratorët informacion lidhur me të dhënat e sistemit TIMS. Jorida Tabaku tha se nuk i kanë marrë ende të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet e ministrave, ndaj dhe Basha i la afat kryepolicit Nano deri ditën e hënë, që të japë të dhënat. Sipas Bashës, kanë mësuar se Nano nuk vepron pasi ka urdhër nga lart. “I bëj thirrje Gledis Nanos, Policia e Shtetit nuk mund të mohojë informacionin e lëvizjes së personave, për të cilët…
Author: tirana
Presidenti i Ligës spanjolle të futbollit, Havier Tebas, ka lëshuar një tjetër “bombë” duke shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë. Duke folur për gazetën “El Periódico de España” ai është ndalur te situata te Barcelona, duke shprehur qëndrimin e tij pro shkarkimit të ish-drejtorit të klubit Ferran Referter. Ish-drejtori i Barçës u shkarkua nga presidenti Laporta më herët gjatë janarit edhe pse zyrtarisht u cilësua si një dorëheqje. Numri një i ligës spanjolle, Tebas, ka saktësuar se Reverter ishte spiuni i Realit te Barcelona, duke ndikuar në shumë vendime, që sipas tij e kanë dobësuar klubin. Këtu ai ka përmendur qëndrimin…
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, paralajmëroi të dielën për mundësinë shumë reale të luftës në Evropë. Duke folur për mediat në Konferencën e Sigurisë në Munih, nënpresidentja Harris u bëri thirrje të gjithëve që të ndalen për “një çast për kuptuar rëndësinë e asaj për të cilën po flasim”, në lidhje me trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit ukrainas. “Kanë kaluar mbi 70 vjet dhe gjatë këtyre 70 vjetëve, siç e përmenda dje, ka pasur paqe dhe siguri. Ne po flasim për mundësinë reale të luftës në Evropë”, tha ajo. Harris ritheksoi se një zgjidhje diplomatike ishte ende zgjidhja e preferuar…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një denoncim të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës, teksa tha se po i bëjnë preson SPAK-ut që të mos arrestojë politikanët e përfshirë në aferën e inceneratorëve. Në një konferencë nga selia blu, Basha iu drejtua Edi Ramës, duke i kërkuar të heqë dorë nga presioni, ndërsa i bëri thirrje dhe SPAK-ut të mos kthejë skuadrat e arrestimit mbrapsht nga presioni, teksa i kujtoi Strukturës së Posaçme se ruhen nga amerikanët. “Nuk i jep dot përgjigje, si u vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve? Ku ishe ti o Edi Rama kur u…
Presidenti Ilir Meta kujton 10-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli. Në një mesazh në “Facebook”, Meta thekson se “Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë”. Mesazhi i Metës: Si sot 10 vite më parë dha jetën në krye të detyrës, në vijën e parë kundër terrorizmit, Dëshmori i Atdheut Kapiten Feti Vogli. Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë.Kujtimi i Kapiten Feti Voglit do të mbetet i paharruar!LAVDI!
Kastrioti dhe Tirana do të luajnë në Kamëz në orën 13:45, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore. Ky është një takim i skajeve të kundërta në tabelën e klasifikimit, me Tiranën që vjen si kryesuese e kampionatit, ndërsa nga krahu tjetër Kastrioti është i fundit në tabelë. Bardheblutë e Orges Shehit kërkojnë të përfitojnë nga përballja mes Laçit dhe Kukësit, për të thelluar akoma më shumë diferencën me vendin e dytë. Krutanët e Emiliano Çelës tentojnë pikët e mbijetesës dhe ndaj kryeqytetasve do të bëjnë maksimumin për të marrë 3 pikë më shumë vlera. Formacionet zyrtare:…
Skemë piramidale që rrezikoi financat e shtetit, e ka cilësuar Jorida Tabaku aferën e inceneratorëve. Në një konferencë për shtyp në selinë blu, kryetarja e Komisionit Hetimor tha se kjo skemë piramidale është marrë në mbrojtje politike. Tabaku theksoi se janë krijuar kompani guaskë dhe kanë paguar veten duke krijuar kështu një monopol. “Kanë paguar veten. Kjo është një skemë piramidale për të mbuluar ku shkojnë paratë. Kjo skemë piramidale pastrimi parash është duke marrë mbrojtje politike. Çfarë kemi prodhuar me dëshmitarë në grupin e administratorëve. Ky grup prej 10 personash kanë marrë përsipër, kanë krijuar kompani njëra pas tjetrës…
Në një konferencë për shtyp këtë të diel, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë dhe njëherë përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve. Sipas tij, vjedhja e shekullit nuk bëhet pa e ditur kryeministrin i vendit. Përpara gazetarëve, Basha tha se brenda një dite janë bërë 17 akte shtetërore, duke i dhënë 23 milion euro Klodian Zotos. Duke u ndalur te dëshmitarët në Komisionin Hetimor, Basha tha se ata janë zyrtarë të detyruar të firmosin dhe për këtë arsye belbëzojnë ne lot në sy. Sipas kreu të demokratëve ky komision ka faktuar denoncimet e PD. Siç…
Në 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit të Enver Hoxha, ish-kryeministri Sali Berisha kujtoi lëvizjen e madhe studentore e qytetare të asaj kohe. Në një aktivitet në Qytet Studenti, Berisha deklaroi se heronjtë e asaj kohe arritën të rrëzonin bustin e diktatorit Hoxha e ta tërhiqnin atë zvarrë në rrugët e Tiranës, duke i bërë gjyqin popullor, pas 45 vitesh vuajtje. Berisha tha se gjatë kësaj proteste të fuqishme anëtarët e regjimit u fshehën nëpër bunkerë, ku sipas tij, mes tyre ishte edhe Edi Rama. “Heronjtë e vërtetë, protestuesit, kaluan çdo pengese e rrethimi, nuk u tërhoqën para armëve…
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin Dimal-Kuçovë, rreth 3 km në hyrje të Kuçovës. Një motor me targa AS 085 është përplasur me një autobus, me targa AA 359 AZ dhe motori ka përfunduar poshtë rrotave të para të autobusit. Mësohet se autobusi vinte nga Kuçova në drejtim të Dimalit dhe është kthyer në rrugë për të parkuar, ndërkohë që motori që drejtohej nga i riu Esjan Llozgari qarkullonte në të kundërt.Si pasojë e aksidentit të rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Esjan Llozgari, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit…
Publicisti i njohur i gazetës “Zëri i Popullit”, Hamdi Jupe, në librin e tij, “Shënimet e gazetarit”, tregon momentet e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, si dëshmitar okular i ngjarjes në sheshin “Skënderbej” në 20 shkurt 1991. Sipas tij, populli u provokua nga udhëheqja e Partisë së Punës, për shkak se i ngriti një kult prej faraoni Enver Hoxhës duke i ngritur monument, piramidën si muze, por dhe emërtimet e disa institucioneve të rëndësishme me emrin e udhëheqësit komunist duke rritur zemërimin e njerëzve. Jupe tregon dhe ngjarjet e ndodhura më pas, siç ishte Kongresi i qershorit 1991, kur…
Presidenti Ilir Meta po e kalon këtë të diel i shkëputur nga zhurma politik. Meta publikon një foto, ku shfaqet nga Liqeni i Artificial, ndërsa pranë tij është edhe një qen. “Me Roha, e diela edhe më relaksuese”, shkruan Meta.