Vetëm pak orë pasi është shoqëruar nga policia e Shkodrës, mbrëmjen e së shtunës, Edinjo Pulti, i kërkuar nga Europol për plagosje me thikë e trafik armësh, është lënë i lirë. Me urdhër të prokurorisë, pas verifikimeve, Edinjo Pulti është liruar pasi Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Luksenburgun. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar…
Author: tirana
Aktori Donald Veshaj duket se ka mbetur i pakënaqur nga ‘Big Brother VIP’ dhe madje dje ka refuzuar edhe që t’iu bashkohet xhirimeve për post ‘Big Brother VIP’. Mirëpo ndërkohë po bëheshin xhirimet e emisionit, Donaldi ka vendosur ta kalojë kohën me fansen e tij më të vogël, vajzën e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në një nga koncertet e mbajtura nga reperi i njohur, Noyzi ka ndodhur një incident i vogël. Teksa ai po performonte në skenë, u hodh në ‘turmën’ e fansave të cilët në pak sekonda kanë ‘rrëmbyer’ varësen që reperi mbante në qafë. Reperi e ka anashkaluar të gjithë këtë situatë me të qeshura dhe është përpjekur të mos bjerë shumë në sy, por ka ndaluar performancën. Megjithatë, videoja u bë virale shumë shpejt në rrjete sociale, madje edhe reperi e ka publikuar në llogarinë e tij ‘Tik-Tok’. “Iku varësja”,-ishin fjalët e reperit shoqëruar me një emoji…
Pavarësisht përmirësimit afatgjatë të standardeve të jetesës, popullsia e Shqipërisë në moshë pune vazhdon të tkurret, pasi njerëzit po emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira të punës. Banka Botërore vlerëson se këto ndryshime demografike paraqesin sfida të rëndësishme për kapitalin njerëzor dhe të ardhmen e tregut të punës, si dhe për qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve. Diaspora shqiptare përfaqëson 57 për qind të popullsisë aktuale të vendit, një nga më të lartat në botë. Barometri Ballkanik në vitin 2019 tregoi se 50 për qind e shqiptarëve mendonin të jetonin dhe të punonin jashtë vendit. Popullsia e Shqipërisë prej…
Gjermania ka ndryshuar dje listën e vendve me rrezikshmëri të lartë. Heqja e vendeve nga lista do të thotë se udhëtarët nga këto vende nuk kanë nevojë t’u përmbahen disa rregullave dhe karantinimeve. Nga dita e djeshme (e diel 20 shkurt), qeveria federale ka hequr rreth 20 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë, përfshirë edhe Spanjën, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Kështu ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI). Tunizia, Maroku dhe India janë hequr po ashtu nga lista, si dhe disa pjesë të Francës. Kjo mundëson ardhjen më të lehtë të udhëtarëve nga këto vende…
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave, ndërsa temperaturat do të vijojnë që të rriten Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta në të gjithë territorin. Si pasojë e temperaturave të larta reshjet do të jenë në formë shiu në pothuajse gjithë Shqipërinë, ku vetëm në zonat e thella malore do të ketë mundësi për reshje të pakta dëbore. Por herë pas here parashikohet të ketë edhe intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në…
Dashi Dashuria: Do të kaloni shumë kohë këtë javë duke reflektuar në situatën tuaj të dashurisë. Nuk do të ketë mosmarrëveshje me partnerin tuaj, veçanërisht nëse keni qenë në çift për një kohë të gjatë. Edhe nëse është e vështirë për ju, gjetja e një kompromisi nuk do të ishte aspak një ide e keqe. Sa për beqarët ata do të duhet të kenë kujdes që të mos e teprojnë, ata duhet të presin për momentin e duhur për të vepruar. Puna: Gjërat po shkojnë pa probleme në punë, edhe nëse uljet dhe ngritjet do të jenë të pashmangshme për…
Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter ndodhi pak minuta më parë në detin Marmara në Turqi, përballë brigjeve të qytetit Tekirdag. Për fat të mirë janë raportuar vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Megjithatë lëkundjet janë përjetuar me frikë nga banorët lokalë, pasi thyerja ka ndodhur një zonë të rrezikshme siç është ajo e Marmarasë. Sizmiologët turq presin një tërmet të fuqishëm gjatë muajve apo viteve në vijim në Marmara. Madje, prej vitesh autoritetet mbledhin një taksë për përforcimin e banesave në pritje të këtij tërmeti.
Pas rrjedhjes së llogarive bankare nga banka e Zvicrës të kriminelëve bosëve të drogës, trafikut të kokainës, miliarderëve, politikanëve, ish-kryeministrave apo edhe vetë Vatikanit, kanë dalë në dritë edhe llogaritë e 15 shefave të spiunazhit botëror të cilët operojnë në vendet më të rrezikshme por njëherësh janë akuzuar për krime të ndryshme, duke nisur nga korrupsioni, kontrabanda e deri tek torturat ndaj të burgosurve. Organizata kundër krimit dhe korrupsionit që ka në përbërjen e saj edhe gazetarët investigativë nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë, ka hedhur dritë mbi këtë skandal duke ofruar disa prej emrave të spiunazhit botëror me…
Pas fitimit të lirisë teksa regjimit komunist po i vinte fundi, për një ish të burgosur politik ajo që kishte më shumë interes ishte se çfarë partie do të ishte ajo që do të sillte demokracinë në vend. Kurt Kola rrëfen në librin e tij “Tranzicioni neokomunist në Shqipëri”, botim i “UET Press” takimet e para me Sali Berishën dhe Gramoz Pashkon, sapo kishte dalë nga burgu. Biseda me ish kryetarin e PD-së ishte një zhgënjim i vërtetë, teksa që në nisje të saj, ai u vendosi një limit kohe prej 15 minutash për shkak se kishte një takim me…
Ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë bashkuar edhe njëherë, për t’u përgatitur për post “Big Brother VIP”. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotot dhe videot me njëri-tjetrin. Paloma ka postuar disa video me Beniada Nishanin, të cilës i kërkon që t’u thotë diçka fansave të saj që e pyesin për të. “Faleminderit të gjithëve. Ju përqafojmë shumë, ju duam”, thotë modelja seksi, e cila është e qeshur në çdo moment.
Ish-sulmuesi brazilian festoi ditëlindjen pak ditë më parë, duke zbuluar lidhjen e tij me Ceu Oliveira. Ish-futbollisti ka mbushur 40 vjeç. Prej disa vitesh tashmë i tërhequr nga futbolli, dhe praktikisht nga jeta mediatike, përveç pozicioneve të shumta jashtë fushës, me rastin e këtij përvjetori të jashtëzakonshëm braziliani njihet për marrëdhënien e tij të re sentimentale dhe ka befasuar miliona ndjekësit e tij. Braziliani mbushi 40 vjeç Dhe pikërisht një nga urimet më të dashura që ka marrë Adriano Leite për ditëlindjen e tij ditët e fundit, ka lejuar të zbulohet lidhja e tij e re. Bëhet fjalë për Ceu…