Kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh të prerë, duke shënjestruar dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, në ditën e 31-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se “Askush që ka luajtur një rol gjatë diktaturës, të mos ketë më pozita drejtuese në PD”. Më tej, kreu i PD u zotua se nuk do të lejojë më kurrë në mesin e demokratëve, por edhe të shoqërisë, kultin e individit. “Çdo shoqëri që mendon se dikush nga ne, sado i talentuar, i aftë apo i djallëzuar të jetë, është Zot apo gjysmëzot, përfundon shumë keq.…
Author: tirana
Fermerët e serave dhe blegtorët e qarqeve të Beratit e Fierit kanë dalë sot në protestë në Urë të Kuçit, pikërisht në pikën ku ndahet kufiri mes dy qarqeve. Të gjithë të bashkuar, ata kanë protestuar sot për rritjen e çmimeve të plehrave kimikë dhe inputeve bujqësore, për subvencionet diskriminuese dhe për rritjen e çmimit të naftës. “Na tha subvencion 100 lekë për litër dhe gënjeu ministrja. Nafta ka shkuar 2 mijë lekë. Të vijë ministrja ta mbajë stallën një ditë të vetme. Jemi të tërë me borxhe. Të vijë ministrja të na sqarojë”, thotë një fermer. “Na gënjeu ministrja,…
Mozzik ka folur si rrallëherë për jetën e tij private. Repei i famshëm ka dhënë një intervistë për emisionin “Oxygen” ku rrëfeu se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte 20-vjeç. Reperi thotë mes të tjerash se ka përdorur qetësues për këtë problem dhe se viziton rregullisht psikologun për gjendjen e tij emocionale. “Dikur si i ri, si një 20-vjeçar deri në 25 vjeç kam pasur ankth të theksuar. Është e hidhur që si 22 vjeçar me marrë qetësues për të fjetur në gjumë, me mjek dhe përkrahjen e familje i kam kaluar këto sfida. Ankthi është pjesë e jetës.…
Kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos mendojë logjikisht kështu që kërcënimi i sanksioneve mund të mos jetë i mjaftueshëm për të dekurajuar një pushtim rus në Ukrainë. “Sanksionet mund të mos jenë të mjaftueshme për të dekurajuar këdo që vepron në mënyrë irracionale,” tha Johnson për BBC. Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do të parandalojnë kompanitë ruse nga “tregtimi me paund dhe dollarë”, një lëvizje që kryeministri britanik tha se do të jepte një goditje shumë, shumë të fortë me ndikimin e saj, sipas BBC. Britania kërcënon…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga disa deputetë demokratë dhe të rinjtë e Forumit Rinor të PD, kanë firmosur këtë të diel peticionin për dekomunistizimin, në “Sheshin Skënderbej”. Firmosja e këtij peticioni nga Basha dhe demokratët e tjerë po bëhet në ditën, kur shënohet 31-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. “Domethënia e 20 shkurtit është rrëzimi i simbolit të diktaturës”, iu tha Basha të rinjve demokratë, para se të nisej drejt sheshit për firmosjen e peticionit. Ndërkohë, nga “Sheshi Skënderbej”, kryedemokrati Basha kujtoi ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha. “Nuk e harroj…
Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas dhe proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Të arrestuar janë shtetasit F. Xh., 20 vjeç, dhe M. H., 42 vjeç, pasi janë kapur me kokainë dhe heroinë. Njoftimi i policisë: Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin F. Xh., 20 vjeç, banues në lagjen ‘’Kushtrimi’’ Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Po nga Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve u…
Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në Fier. Burimet bëjnë me dijes e ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 nëntori në Fier, duke alarmuar banorët e zonës dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë kanë njoftuar zjarrfikësit. Ndërhyrja e këtyre të fundit ka bërë të mundur fikjen e flakëve. ndërkohë dyshimet e para në lidhje me këtë janë për shkak të mbingarkesës në rrjet. Për të evituar dëmet është bërë edhe stakimi i energjisë në të gjithë zonën. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikset, të frikësuar se flakët mund të përhapeshin.
Granit Xhaka mori vëmendjen me një veprim që bëri në fushë. Xhaka nuk pranoi që ta merrte shiritin e kapitenit por siç duket ka një arsye për këtë. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka deklaruar se Kieran Tierney ishte futbollisti që duhej ta merrte shiritin e kapitenit mdaj edhe Xhaka refuzoi. “Sepse ishte për Kieran. Kieran ishte i radhës dhe kjo është arsyeja pse”, deklaroi Arteta për Sky Sports.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se në zonën e Thethit vijojnë të bien ortekë. Përmes një videoje të postuar në rrjetin social “Facebook” shihet sesi bora e rënë në rrugë herë pas here bllokon qarkullimin në aksin Bogë-Theth. Ndërkohë, vazhdimisht mjetet e pastrimit qëndrojnë në këtë segment për të mundësuar qarkullimin pa problem të automjeteve. “Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem “, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Fitorja e Ilir Shaqirit ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Edicioni i parë i “Big Brother Vip Albania” përfundoi të premten pas katër muajsh spektakël televiziv, ku mori pjesë edhe Ilir Shaqiri, i cili arriti të fitojë dhe çmimin e madh. Balerini triumfoi përballë rivalit të tij më të madh, Donald Veshaj duke marrë në shtëpi çmimin prej 100 mijë eurosh. “Në Itali, Ilirin e njohim falë Maria De Filippi. Balerini profesionist ka marrë pjesë në programe mjaft të suksesshme si “Amici ” dhe “ Buona Domenica ”. Për ta lidhur me vendin tonë nuk është vetëm e kaluara e…
Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, publikon disa fotografi, që tregojnë momentet e 31 viteve më parë, kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Fotot tregojnë grevën e studentëve shqiptarë për rrëzimin e bustit të Hoxhës, ku mes tyre është edhe vetë gazetari Fevziu. “20 Shkurt 1991. Nje dite si kjo, 31 vjet me pare…”, shkruan Fevziu.
Adriana Lima ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, sipas dailymail. Supermodelja 40-vjeçare e ndau lajmin me fansat e saj në TikTok. Babai i fëmijës është producenti i filmit Andre Lemmers III. Modelja braziliane aktualisht ka dy vajza Valentina, 12 vjeç dhe Sienna, 9 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Marko Jarić. Në videon e re në TikTok, modelja shihet e veshur me një mantel të bardhë pa grim ndërsa mban në duar testin e shtatzënisë, i cili ishte pozitiv. Lima njihet më së shumti si një engjëll i Victoria’s Secret. Zeshkania hapi shfaqjen gjatë pesë eventeve…