Author: tirana

Aktori Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, nga ku nuk mundi dot të fitonte çmimin e parë prej 100 mijë euro përballë balerinit Ilir Shaqiri. Ai u rendit i dyti, duke marrë kështu vetëm 10 mijë euro. Por në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se ka vendosur që ato 100 mijë euro t’i vendosë nga vetja e tij dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë. Donaldi shprehet se dy shtëpi do të ndërtohen në Kosovë dhe dy në Shqipëri, në shenjë mirënjohje dhe…

Read More

Tottenham dhe Antonio Conte i shkaktojnë humbjen e parë Guardiolës pas 4 muajsh ose më saktë pas 15 ndeshjes në Premier League. Tottenham, që vinte pas tri humbjeve radhazi, bënë një ndeshje të madhe ku që në minutën e katërt, Kulusevski shënoi golin e parë të ndeshjes dhe të avantazhit për Spursat. Man. City vihet në vështirësi duke u hedhur para e nga ana tjetër linte dhe hapësira të rrezikshme për kundërsulm telsa në 33’ Gundogan vendosi barazpeshën në fraksionin e parë të lojës. Teksa pjesa e dytë nisi sërish me dominimin në lojë të vendasve në një kundërsulm të…

Read More

Nga Mero Baze Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë mbështetur gjithë betejën kundër Lulzim Bashës tek akuza se ai u ka shitur zgjedhjet gjatë këtyre tetë viteve. Ilir Meta e përsëriti këtë, sidomos për zgjedhjet e 25 prillit. Pra sipas mendjes së tyre, që duhet ta besojnë shqiptarët, Lulzim Basha ia ka lënë pushtetin Edi Ramës, me qëllim që Sali Berisha dhe Ilir Meta të mbeteshin rrugëve, ndërsa Basha të kishte mundësi pastaj të përplasej me ta. Nuk ia vlen të diskutojmë çfarë degradimi mendor duhet të kesh që ta thuash këtë seriozisht. As sa qesharakë mund të bëhen…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar sot disa dokumente të reja, që sipas saj hedhin dritë mbi aferën e inceneratorëve. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se përgjegjësia penale për inceneratorët ka fytyrë, emër, firmë dhe vulë. Sipas Kryemadhit, dokumentet që ajo publikon sot tregojnë përgjegjësinë e Edi Ramës, Engjëll Agaçit, ish ministrit Koka, në miratimin e një koncesioni të paligjshëm, duke shkelur çdo parashikim të ligjit. Kryemadhi argumenton se përmes këtyre dokumenteve tregohet qartë sesi Eduard Ahmeti, në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Prokurimit Publik, e ka njoftuar zyrtarisht Ministrin Koka dhe Sekretarin e…

Read More

Partizani dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në “Air Albania” në supersfidën e ditës së sotme. Shkodranët e nisën sfidën mjaft mirë me një penallti të shënuar nga Latifi që në startin e saj, edhe pse u desh që të përsëritej pas ndërhyrjes së VAR-it. Të kuqtë reaguan dhe kërkuan barazimin, me lojën që foli plotësisht për ta sidomos pasi Hakaj la ekipin shkodran me 10 futbollistë duke u ndëshkuar me të kuq. Barazimi i Carës në pjesën e dytë ishte rrjedhojë e kësaj loje, ndërsa të kuqtë provuan në të gjitha mënyrat edhe të fitonin ndeshjen,…

Read More

“Big Brother VIP Albania” i erdhi fundi ditën e djeshme, ku fitues doli balerini Iliri Shaqiri, ndërsa në vend të dytë Donald Veshaj. Ky emision ka qenë i mbushur me shumë debate, por edhe me plot surpriza të bukura, që vetë banorët i kanë quajtur “surpriza të jetës” apo dhe “këto janë mrekullitë”. Njëra prej surprizave ishte për aktorin, Donald Veshaj. Ai mori si dhuratë një emision në prime time në “Top Channel” që do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, i titulluar “Më Lër të Flas”.Donaldi u emocionua shumë për këtë surprizë të madhe dhe u përlot,…

Read More

Banorët e lagjes ‘5 Maji’ kanë dalë përsëri në protestë, pas njoftimit nga IKMT, për të vijuar aksionin e shembjes së shtëpive në datën 22 shkurt. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj që të ndalë aksionin, ndërsa paralajmërojnë rezistencë. Banorët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre dhe kontrata të ligjshme me bashkinë e Tiranës, ndërsa kanë dyshime të forta se prona e tyre do të vidhet për pallate shumëkatëshe. “Këtë lagje ata po e bëjnë shkretëtirë. Hile e madhe po i bëhet kësaj zone. Nuk po pyesin as për ligj, as për…

Read More

Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale sot në Durrës, ku në një takim me gratë dhe vajzat atje është prezantuar kandidatja për kryebashkiake në zgjedhjet e 6 marsit, Emiriana Sako. I pranishëm në këtë takim ishte edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje demokratëve që të votojnë PS-në pasi sipas Gjiknurit përçarësit e opozitës, Basha dhe Berisha, nuk meritojnë asnjë votë. “Për Durrësin këto zgjedhje janë të veçanta pasi Durrësi ndodhet në një moment të veçantë. Ka shansin për tu transformuar totalisht. Ka mundësinë që të ketë zhvillimin më të…

Read More

Për ministren Elisa Spiropali e ka konsideruar një shpifësi të politikës debatin e ditëve të fundit mbi inceneratorët.E ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Spiropali u shpreh se puna me inceneratorët nuk mund të mohohet pasi puna është aty dhe mund të shikohet lehtë. Sipas saj asnjë zyrtar i PS nuk ka asgjë për të fshehur dhe se kushdo do përballet me drejtësinë. Zgjedhjet e 6 marsitJemi në zgjedhje por nuk e shohim as si fushatë kombëtare, për ne është e qartë që kandidatët tonë në 6 bashki kanë eksperiencë Për ne e rëndësishme është qeverisja ndërsa për…

Read More

“Violina e Ingresit” e artistit Man Ray, ikonë e surrealizmit, mund të kthehet në fotografinë më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në histori. Imazhi bardhezi i shkrepur në vitin 1924 nga Ray, shquhet për ndjesinë e fortë emocionale që përcjell, duke u konsideruar si vepra simbol e artistit amerikan. Trupi femëror i stilizuar në formën e violinës, modeluar nga Kiki de Montparnasse është padyshim një imazh që shumë e kanë hasur përgjatë lundrimit në internet apo në libra, por pak e dinë vlerën e jashtëzakonshme që ka marrë kjo fotografi me kalimin e viteve. Ajo pritet të arrijë shifrën…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin e një biznesi. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy persona të së njëjtës familje të cilët për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Ambulanca dhe forca e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e saj. Ky është aksidenti i dytë brenda vetëm pak ditësh në këtë aks rrugor.

Read More

Një 28-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi i ka ofruar ryshfet policisë për të shmangur kontrollin e kësaj të fundit. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, i cili për të shmangur kontrollin e policisë dhe kryerjen e alkooltestit, i ka ofruar punonjësit të policisë 2000 lekë. Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet punonjësit të policisë me qëllim shmangien e kryerjes së alkooltestit, vihet në pranga drejtuesi. Pas kryerjes së testalkoolit rezultoi se K. K., drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Read More