Author: tirana

Në tragetin që u dogj në ujërat mes Shqipërisë dhe Greqisë ishin edhe tre shqiptarë të cilët mundën të shpëtojnë. Një prej tyre është dhe Zef Lufi, nga Puka që jeton në Selanik. Ai ka shpjeguar se si nisi makthi në tragetin e përfshirë nga flakët dhe se si arriti të dalë pa dëmtime. “Në tre na zgjuan se ka zjarr dilni jashtë. Dolëm jashtë, hipëm sipër në tarracën e tragetit. Na mori personeli i tragetit, na rreshtoi dhe na thanë do prisni këtu. Shikoja tym shumë të madh në tarracë. Na mbajtën për një orë e panë që nuk…

Read More

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kandidatin e Partisë Demokratike për Rrogozhinën në garën e 6 marsit, Ferdinand Saraçi. Saraçit do t’i merren gjurmët e gishtërinjve javën e ardhshme. Verifikimi i tij erdhi pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi ne formularin e dekriminalizimit Saraçi ka deklaruar vendimin e formës së prerë të drejtësisë italiane në 16 mars të 1999 për dënim me burg dhe gjobë në Itali për armëmbajtje pa leje në bashkëpunim, referuar nenit 110 të Kodit Penal dhe nenit 10, numër 497 të ligjit italian. Pritet që sektori i dekriminalizimit t’i dërgojë INTERPOL Romës letërporosi për…

Read More

Rusia ka nisur stërvitjet me raketa balistike dhe lundruese, tha agjencia shtetërore e lajmeve ruse, RIA Novosti pak para orës 5:30 të mëngjesit të së shtunës. Presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko po ndjekin stërvitjet nga qendra e kontrollit në Kremlin, raportoi RIA, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov. Ministria ruse e mbrojtjes tha se stërvitjet “do të përfshijnë mjetet dhe pajisjet e Forcave Ajrore, Distriktin Ushtarak Jugor, Trupave Raketore Strategjike dhe flotën e Detit Verior dhe të Zi”, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax. “Stërvitja e forcave të kontrollit strategjik ishte planifikuar paraprakisht për të kontrolluar…

Read More

Nga Brian Todd, CNN Teksa po tërheq Europën buzë luftës, ish-koloneli i KGB-së në Kremlin po akuzohet nga zyrtarët amerikanë se po fabrikon pretekste për të pushtuar Ukrainën. Analistët thonë se Ukraina është çështje personale për Vladimir Putin. Në fillim të presidencës së tij ai u pati thënë në një fjalim para kombit: “Vdekja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit”. Për një ish-republikë Sovjetike, Putin kishte keqardhje të veçantë që e kishte humbur. “Për të, Ukraina ishte diamanti i humbur i kurorës”, thotë për CNN, Susan Glasser, bashkautore e librit “Ngritja e Kremlinit”. “Ukraina për…

Read More

Nga Hasan PASHAKisha menduar se kjo fushatë do të ishte e qetë dhe qytetare në rrethin e Dibrës. Mirëpo kisha gabuar. Pjesëmarrja e Sali Berishës në këtë fushatë të pjesshme lokale po e trazon keq atë. Dhe jo vetëm për ne socialistët. Politikani me problematik për shqiptarët dhe ndërkombëtarët herë pas here ngjitet në Dibër dhe rreket të faktorizohet, për të shpëtuar lëkurën e tij dhe familjes.Sulmon mbështetësit e Lul Bravës. Kritikon kryetarin e degës lokale të PD-së, vëllain e Bashkim Gazidedes. Mendon se vetëm ai është shpëtimtari i dibranëve. Ka emëruar një kandidat pa kurrëfarë reputacioni, pa mbështetje, pa…

Read More

46-vjeçari i gjetur pa jetë këtë të shtunë në banesën e tij dyshohet se është vrarë nga persona të tjerë. Atij i është konstatuar një plagë në kokë e cila po ekzaminohet në morgun e qytetit bregdetar. Dyshimet janë që plaga në kokë të jetë shkaktuar nga një goditje me sëpatë. Policia e Vlorës bën me dije se ka qenë nëna e viktimës e cila e ka gjetur të birin pa jetë. Mësohet se tetë ditë më parë, ai ishte shpallur i humbur. Viktima, i identifikuar si Altin Alikaj, ishte shpallur i humbur nga kushëriri i tij në Policinë e…

Read More

Kandidati i PD për Shkodrën Xhemal Bushati prezantoi sot programin e tij nëse fiton për 4 vitet e ardhshme. Ndërkohë gjatë fjalës së tij, ka filluar të thërrasë ezani dhe Bushati e ka ndërprerë fjalën për një minutë, duke respektuar besimtarët e pranishëm. “Shkodranët janë të mençur, nga Shala në Velipojë dhe e gjithë Shkodra. Në takimet që kam pas më kanë kërkuar besën që t’ja kthejmë qytetarëve bashkinë e Shkodrës, që të punojmë të gjithë bashkë për Shkodrën. Dhe unë i kam dhënë fjalën. Ky është slogan, po nuk është slogan, është detyra ime”, tha Bushati.

Read More

Nga Shkodra, Lulzim Basha ka nisur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në 6 bashki të vendit që kishin mbetur pa kryetar. Në garë janë 20 kandidatë nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Koalicioni i Lirisë, ku përfshihen grupi i rithemelimit, LSI dhe PDK. Në dy bashki Durrës e Dibër futet në listë edhe partia “Lëvizja e Re”. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i bindur se shkodranët do i japin besimin e tyre kandidatit të PD Xhemal Bushati. “Shkodra është kryeqendra e kombit. Dy dashni kanë shkodranët, PD dhe Vllazninë. Nuk ju…

Read More

Farmacistja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte teste Covid të falsifikuara u lirua sot nga qelia! 25-vjeçarja Kritjana Luka u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati i cili është shprehur se 25-vjeçarja ka qenë thjesht punonjëse e farmacisë dhe se nuk ishte në dijeni se aty kryheshin teste Covidi fiktive! Pasi dëgjoi palët, Gjykata e cilësoi të ligjshme ndalimin e 25-vjeçares dhe vendosi ndaj saj…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, sot paradite bëri homazhe në nderim të ish deputetit, shkrimtarit të njohur Bardhyl Londo. “Bardhyl Londo ka kaluar një jetë midis letërsisë dhe politikës. Ai na ka lenë një trashëgimi të pasur letrare si edhe modelin e politikanit me vlera, të përkushtuar ndaj njerëzve dhe atdheut.”, u shpreh Lindita Nikolla.

Read More

Situata mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të jetë e tensionuar teksa nga informacionet të dyja vendet po përgatiten për luftë. Ndërkohë kjo situatë është “zhvendosur” edhe në një program televiziv në Ukrainë ku pati edhe përplasje të forta mes gazetarit Yuriy Butusov dhe deputetit ukrainas pro-rus Nestor Shufrych. Në videon e publikuar shihet që gazetari e godet deputetin kur ai po prezantonte historinë e Rusisë dhe flet për mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin. Ndërkohë të gjithë të pranishmit u përpoqën t’i ndanin gjë që u arrit pas shumë përpjekjeve. 🇺🇦A Fight broke out on a live TV show in…

Read More