Ndërtimi i bajpasit të Vlorës, i cili pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe shkurton kohën e udhëtimit për në jug të Shqipërisë, po ecën me ritme të shpejta. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se punimet deri tani janë realizuar në masën 80%. Sipas ARRSH-së, po punohet me realizimin e shtresës së dytë asfaltike (binder 6cm), deri tani kanë përfunduar rreth 8 km. Po ashtu, po punohet në zonën e Kaninës me formimin e trupit të rrugës dhe mbrojtjen e skarpatave.
Author: tirana
Disa i konsiderojnë ata “forcat speciale më të mira në botë“. Spetsnaz, forcat ruse janë të ashpër, me shumë përvojë dhe me të gjitha mjetet e nevojshme për luftë. Në rast konflikti në Evropë (sepse lufta nuk do të kufizohej sigurisht vetëm në Ukrainë), ata do të marrin përsipër të godisnin me misione sabotuese në portet, aeroportet dhe qendrat strategjike të vendeve perëndimore. Këto forca mund të godasin në çdo vend.
Rusia ka hedhur dyshime se vendet perëndimore po rekrutojnë në fshehtësi mercenarë nga vende të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht nga Shqipëria, Kosova e Bosnje-Heregovina për t’i dërguar në Donbas dhe vende të tjera për të provokuar Moskën. Vetë ministri i jashtëm Sergei Lavrov tha se këto informacione po verifikohen.Më shumë se një fakt, duket se deklaratat nga zyrtarët rusë mbeten në kuadër të propagandës duke mos pasur asnjë fakt.Shqipëria e ka të ndaluar me ligj pjesëmarrjen e vendasve të saj, si ushtarë në vendet e tjera. Kodi penal ne kreun VII të tij , si dhe nenet 265/a,265/b dhe 265/c parashikojnë…
Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të shtunë në banesën e tij. Policia e Vlorës bën me dije se ka qenë nëna e viktimës e cila e ka gjetur të birin pa jetë. Mësohet se tetë ditë më parë, ai ishte shpallur i humbur. “Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ditën e djeshme balerini Ilir Shaqiri u shpall fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip”. Megjithatë jo të gjithë kanë qenë dakord me këtë fitore. Këngëtarja Flaka Krelani, e cila në vitin 2014 ka qenë pjesë e “Dancing With The Stars”, së bashku me Lori Hoxhën, e cila u shpall fituese ka thumbuar me një postim. Kjo pasi në jurinë ku Lori u shpall fituese ka qenë Ilir Shaqiri. Sipas këngëtares fitorja e Ilirit ishte si një kthim borxhi nga ana e Lorit, që ishte producendte e “Big Brother Vip”. “Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, ka shkruar motra…
“Rinovimi i Mbappe, vërtet i pamundur?” Ky është titulli me pikëpyetjen në fund, me të cilin hapet edicioni i sotëm i “L’Equipe”. Sipas asaj që shkruan revista prestigjioze sportive franceze, PSG ende shpreson ta rinovojë kontratën e tij, duke mposhtur kështu konkurrencën e fortë të Real Madridit. Skuadra pariziene do të ishte gati të derdhte 25 milionë euro në xhepat e kampionit si bonus (shpërblim) për rinovimin e kontratës dhe pak më shumë se një milion euro në javë (për të qenë të saktë, 60 milionë euro në sezon). Nëse po, edhe 10 milionë euro të tjera. Dhe nuk janë…
Miq, kolegë, të njohur dhe të afërm të tij kanë kryer homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit poetit të njohur dhe ish-deputetit shqiptar. Një nga kolosët krijimtarisë sonë, humbi betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej kohësh. Bardhyl Londo ka qenë për një kohë të shkurtër deputeti i PD në Parlament dhe ka punuar gjatë në Ministrinë e Kulturës.
Një ditë pas shkrumbimit të tragetit të linjës Greqi-Itali ‘Euroferry Olympia’, vijojnë kërkimet për 12 personat e zhdukur. Dyshohet se numri i të zhdukurve mund të jetë edhe më i lartë për shkak se në anije mund të ketë patur edhe klandestinë. Personat e zhdukur janë 7 bullgarë, 3 grekë, 1 turk dhe 1 lituanez, ndërsa shpresat për të mbijetuar sa vijnë edhe pakësohem. Zjarri në anije thuajse është shuar, por ende vijon të digjet pjesa e brendshme, ndërsa zjarrfikësit janë larguar që prej pasdites së djeshme për shkak se temperaturat në anije janë shumë të larta, deri në 600…
Akrepat janë me fat këtë shkurt! Romanca, seksi dhe argëtimi janë të preferuarat e ditës. Qoftë në një lidhje apo një zonjë beqare, ka ardhur koha për një veprim të vogël. Dilni dhe magjepsni turmat! Gjithçka duket se është në favorin tuaj për të zhvilluar një lidhje të fortë në këtë fundjavë, për këtë arsye jepini vetes mundësinë dhe duke qëndruar i hapur dhe pozitiv në daljet e natës, shoqërohuni, qeshni me të madhe dhe shijoni çdo moment. Ashtu siç e meritoni, në fund të fundit!
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Borsh të Himarës, ku një çift bashkëshortësh ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pasi iu shkrumbua shtëpia. Të moshuarit Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71 vjeçe janë qenë në banesën e tyre dhe në dhomën ku kanë qenë duke u ngrohur me rezistencë elektrike kjo e fundit ka marre flakë dhe për pasojë dy të moshuarit kanë humbur jetën nga asfiksimi ne dhomë. Policia është duke shkuar në vendngjarje.
Bashkim Osmani, bosi i dyshuar i grupit mafioz të drogës, që u shkatërrua nga një operacion i Europol i shtrirë në disa shtete, do të ekstradohet drejt Spanjës. Mediat spanjolle shkruajnë se Osmani, do të dërgohet nga Kroacia drejt Majorkës javën e ardhshme. Osmani u arrestua në hotelin e tij në Porec të Kroacisë, në kuadër të operacionit policor, i cili u krye njëkohësisht në vende të ndryshme. Shqiptari nga Kosova, baza e të cilit është rezidenca e tij prej pesë milionë eurosh në Camp de Mar në një nga zonat më ekskluzive të Andratx, ishte në hotelin e tij…
Pas shumë orësh spektakël dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij, Sabianit. Teksa çmallen me njëri tjetrin, Sabiani lajmëron se ditën e sotme do të zhvillojnë së bashku një video live në rrjete sociale, ndërsa Iliri komenton: “Dy luanët”! Sabiani: 100 mijë euroshi im. Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë! Sabiani: Është vëllai i madh të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 136 ditë Iliri: Gjithmonë i juaji. Ju duam shumë. Gjithmonë fitore paçi! Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë…