Author: tirana

Një 24-vjeçar nga Prishtina ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, i akuzuar për vjedhje. I riu me inicialet S. A., i cili rezulton autor i tre vjedhjeve në zona të ndryshme në kryeqytet. Konkretisht, më datë 22 janar në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.; Më datë 18 shkurt, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. Ç.. Po më datë 18 shkurt, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit E. T.

Read More

Kontrollet e papritura në burgje vijojnë të nxjerrin zbuluar lidhjet e të dënuarve me botën e jashtme dhe “lirinë” e tyre për të zhvilluar dhe “biznes droge” në qeli. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi dje rreth orës 22.50 një operacion në burgut e Fieri pas informacioneve të marra në rrugë operative se brenda institucionit mund të kishte depërtuar lëndë narkotike. Aty tashmë vuan dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Aksioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve në krye të dy grupeve të forcave operacionale. Pas kontrollit të disa dhomave dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë…

Read More

Mbrëmjen e finales së madhe të “Big Brother VIP”, finalisti Donald Veshaj, u surprizua nga mamaja e tij në pallatin e Kongreseve. Aktori i humorit i emocionoi të gjithë kur rrëfeu se si nëna e tij ka sakrifikuar për ta, bashkë me Romeon. Donaldi tregoi se prindërit e tij kanë sakrifikuar më shumë se çka bërë ai për ta. Takimi i tyre u shoqërua nën tingujt e këngës së Alban Skënderajt, ‘Vetëm ty’. Mirëpo ajo çka ‘çmendi’ rrjetin ishte këmisha që kishte veshur mamaja e aktorit ku i bëri të gjithë të riktheheshin dhe njëherë tek moment i takimit të…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ishte i bindur se presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë një vendim për të sulmuar Ukrainën dhe se megjithëse kishte ende hapësirë për diplomaci, ai priste që forcat ruse të hyjnë në Ukrainë në ditët në vijim. “Ne kemi arsye të besojmë se forcat ruse po planifikojnë dhe synojnë të sulmojnë Ukrainën në javën e ardhshme, në ditët në vijim”, tha presidenti Biden, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të synonte kryeqytetin e Ukrainës, Kievin. Presidenti Biden tha se Putini po përpiqet të bindë botën se ai mund…

Read More

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 18°C. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë. Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 12°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në…

Read More

Fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit që do të zhvillohen më 6 mars nis zyrtarisht ditën e sotme. Vendimi është marrë në fillim të muajit nga Komisioni Rregullator në KQZ i cili vendosi në këtë mënyrë miratimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shkruan abcnews.al. Partia Demokratike kërkoi më herët që data e nisjes së fushatës të ishte 7 Shkurti, me argumentimin për të pasur kohë kandidatët. Por kjo u rrëzua nga anëtarët e Komisionit Rregullator sepse sipas tyre kjo datë është e pamundur për shkak të afateve të vendosura.

Read More

Elgit Doda ka lobuar shumë që Donald Veshaj të fitonte këtë edicion të parë të Big Brother Vip. Ai është edhe miku i ngushtë i Donaldit. Këngëtari ka reaguar pas shpalljes së verdiktit të shqiptarëve, duke u shpallur fitues Ilir Shaqiri. Në dy postime në rrjetet sociale, Elgit Doda thotë se: “I drejti fiton një ditë. Mbajeni mend. Nuk hahet haku i një populli”. Ndërsa disa minuta pasi u shpall edhe fituesi, këngëtari shkroi me ironi: ‘Hajde gallatë hajde’.

Read More

Iliri Shaqiri është zyrtarisht fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip’ Pas një eksperiencë të paharruar, që ka zgjatur më shumë se tre muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve. Iliri dhe Donaldi, që kanë hyrë në shtëpi që nga dita e parë, janë konsideruar shpesh si konkurrentët më të fortë të këtij reality show. Dy artistët kanë garuar me njëri-tjetrin, teksa e kanë shprehur hapur konkurrencën mes tyre. Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë banorët që prekën finalen e madhe. Beniada ishte e para që u eliminua, pas më herët…

Read More

Moderatorja Einxhel Shkira ka vendosur një rekord botëror në “Big Brother”, të paktën kështu pretendoi Arbana Osmani. Ajo tha se Einxhel është banorja që ka dalë më së shumti në nominim në “Big Brother Vip” dhe ka triumfuar. Einxhel e priti tepër e buzëqeshur këtë “arritje” që u shoqërua me ovacione të shumta nga publiku në studio. Kujtojmë që Einxhel, është një prej finalistëve të këtij formati, bashkë me Beniadën, Ilirin dhe Donaldin.

Read More

Rrugëtimi i Einxhel ka qenë i mbushur me aventura, lot , gëzim dhe sfida. Në një klip përmbledhës u panë momentet e saj më të bukura , ndërsa ajo tha se e ka sfiduar veten në çdo formë në këtë format. Einxhel: Nuk kisha pritshmëri e di karakteri kam, se njerëzit zakonisht mi marrin gjërat për keq. Unë kam pas pa fund momente te vështira edhe pse është dukur sikur s’ma ndjen, jam ndjerë super keq. Të tjerët nuk u sforcuan të më njihnin, më paragjykuan, kam qarë, bërtisja në banjë, më thoshte babi, ato kanë qenë ditët e mia…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë hedh poshtë deklaratën e ministrit rus Sergei Lavrov. Kreu i diplomacisë ruse deklaroi sot se ka dyshime që në Ukrainë ndodhen “mercenarë shqiptarë”. “MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Read More