Sipas një postimi në Twitter nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës, Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka informacione se shërbimet speciale ruse po vendosin bomba në ndërtesa në Donetsk, Ukrainë. Më herët një shpërthim i madh ndodhi jashtë ndërtesës së administratës së kontrolluar nga separatistët në qytetin Donetsk të kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore. Shpërthimi vjen pas paralajmërimeve të shumta nga SHBA-ja dhe të tjerët për një incident të “flamurit të rremë”, i përdorur nga Rusia si pretekst për të justifikuar një sulm ushtarak në Ukrainë. Kjo vjen disa orë pasi udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut (DNR), Denis Pushilin, njoftoi…
Author: tirana
Arbana Osmani është shtatzënë. Lajmin e dha vetë në natën finale të ‘Big Brother’. Ajo e zbuloi në nisje të kësaj puntate. “Big Brother e kanë prezantuar këtë vit 2 veta”, tha Arbana. Nuk dihet se sa muajshe është Arbana dhe as gjinia e bebes, teksa moderatorja është nënë e 2 djemve.
is me super atmosferë Big Brother VIP! Finalja e madhe ka nisur, sonte reality show më i ndjekur ka fundin e tij ku mes Donaldit, Beniadës, Ilirit dhe Einxhel njëri do të çojë trofeun në shtëpi. Spektakli nisi me një super atmosferë, siç premton të jetë deri në fund. Studioja u ndez nga ish-banorët me një super performancë dhe me spektaklin e dritave dhe flakëve. Producentja Sara Hoxha tha se sonte të gjithë finalistët do të marrin surpriza si kurrë më parë dhe të gjithë ata do të dalin jashtë shtëpisë. “Sot nata finale do bëhet në disa studio të…
Sergery Lavrov ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë, po tenton të përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën në konfliktin me Ukrainën. Në një intervistë për televizionin “Russia Today”, Lavrov tha se “kemi informacione që sugjerojnë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutohen për t’u dërguar në zonën e Donbass”. Shkak për këtë deklaratë të Lavrov siç duket ishte intervista në “Top Channel”, dy javë më parë, e ish-ushtarakut shqiptar Emanuel Bazanji, i cili prej dy vitesh jeton në Ukrainë. Ai është larguar nga ushtria shqiptare dhe vendimi për t’iu bashkuar ushtrisë ukrainase është tërësisht privat dhe individual. Sakaq, pas…
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha do të përpiqet të gjejë justifikime për humbjet dhe dështimet e tij. Ai tha se do të kontribuojë në fuqizimin e opozitës. Në lidhje me kryeministrin Rama, Meta tha se ai edhe në gjumë do të mendojë të përçaj apo të bëjë ndonjë intrigë. “Lidhur me drejtuesit e vulës ato do të përpiqen që të gjejnë justifikime për dështimet e tyre, do shpikin armiq dhe humbjen ta paraqesin si fitore. Meta do të kontribuojë fuqizimin e opozitës, një opozitë të vërtetë, demokratike dhe patriotike dhe kjo do të sjellë edhe një…
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur, Fifi sapo ka publikuar këngën e saj më të re. Një surprizë e madhe erdhi për fansat në këtë ditë. Artistja e famshme tashmë ish-konkurrente e BBV është rikthyer me një bashkëpunim me ish-banorët e tjerë të shtëpisë. Kënga “Hana” është shkruar nga vetë artistja, ndërsa bashkëpunëtor janë DJ PM dhe DJ Dagz. Me një realizim të përkryer, kjo këngë pritet të thyejë rekorde. Kujtojmë që moderatorja Arbana Osmani tregoi disa ditë më parë, që Fifi do të performojë në mbrëmjen finale të “Big Brother VIP”. Nata e sotme do të jetë…
Anis Hemissi është dënuar me burgim të përjetshëm prej 35 vjetësh për vrasjen e shqiptarit Alex (Flamur) Beqiri. Beqiri u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij në sy të gruas dhe djatit të tij ditën e Krishtlindjeve, në vitin 2020. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentet pak para se të ndodhte krimi, ku Beqiri shihet teksa i afrohet shtëpisë. Një tjetër video, tregon momentin ku ekzekutuesi, Anis Hemissi, shfaqet i veshur si punonjës pastrimi dhe monitoron lëvizjet në shtëpinë e shqiptarit. Mediet e huaja raporton se eleminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme…
Babai i moderatores Einxhel Shkira, Myzafer Shkira, ka folur së fundmi në një intervistë në lidhje me rrugëtimin e vajzës së tij në “BBVIP” dhe lidhjen e saj brenda shtëpisë me Dj Dagz. Gjatë intervistës në “Shqipëria Live”, Shkira u pyet nëse e ka takuar të dashurin e vajzës së tij, Dj Dagz. Në përgjigjen e tij baba ii moderatores u duk mjaft i prerë dhe habiti me deklaratën e tij ku tha se lidhjen e tyre e ka parë si “diçka brenda lojës”. Biseda: Pyetje: E ke takuar Dj Dag? Babai i Einxhel: Jo, unë e kam parë si…
Plot 8 gola u regjistruan në duelin mes Koniasporit dhe Kasimpasas, që përfundoi në barazim 4-4. Protagonist në këtë takim të çmendur ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili u fut nga stoli në minutën e 81-të, teksa në 90+10-tën, gjeti rrugën e rrjetës me penallti duke shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.Ky është goli i dytë radhazi për shqiptarin, i cili shfaqet gjithmonë fenomenal, teksa është shndërruar në liderin e Koniasporit. 🇦🇱🇹🇷 | ⚽ Cikalleshi ha segnato su rigore per il @konyaspor.pic.twitter.com/UBnh2XlGCF— Albanian Football (@AlbaniaFooty) February 18, 2022
Komandanti i Përgjithshëm i Guardia Di Finanza-s, Giuseppe Zafarana kreu sot një vizitë në strukturat e saj në Shqipëri. Gjithashtu ai zhvilloi në Rezidencën Italiane, një takim me krerët e strukturave hetimore dhe drejtuesit e prokurorive, përveç se me përfaqësues të lartë të politikës shqiptare. Në takim merrnin pjesë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Kreu i SPAK, Arben Kraja, kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Prania prej 25 vjetësh e Guardia Di Finanza-s në Shqipëri, veprimtaria e saj në kuadër…
Edhe pse situata pandemike duket e qëndrueshme, autoritetet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel për respektim të masave anti-Covid. Nëse 1 vit më parë shumica e qytetarëve mbanin me vete dezinfektant apo maska, gjatë kësaj periudhe vihet re një neglizhencë e konsiderueshme. “Krahasuar me një vit më parë, kërkesa për dezinfektantë është në rënie, ndërsa për maska vazhdojnë. Grupmoshat që i ndjekin më shumë pjesën e masave parandaluese janë familjarët, pensionistët, më neglizhentë janë grupi i të rinjve. Çmimet janë siç kanë qenë para pandemisë”. Megjithatë qarkullimi i Covid-19 ka shtuar interesin për marrjen e vitaminave dhe suplementeve të ndryshme sipas…
Manuel Sarrazi është emëruar nga qeveria gjermane si i dërguar i posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sarrazi, nga radhët e të gjelbërve, ishte deputet në Bundestag nga viti 2008 deri në vitin 2021. Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur këtë vendim, duke e përgëzuar Sarrazin me anë të një postimi në “Twitter”. “Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian”, shprehet ajo, ndërsa e cilësi atë si mbështetës të fuqishëm të zgjerimit të bllokut.