Author: tirana

Në ditën e parë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takuan me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryeministria me anë të një komunikate të lëshuar për media, ndërsa bëhet e ditur se përgjatë takimit u diskutua çështja e punësimit të të rinjve përmes sistemit dual të arsimimit dhe angazhimit profesional, shkruan lajmi.net. “Një nga dy prioritetet kryesore të qeverisë është punësimi, sidomos i të…

Read More

Është publikuar një foto e ditëve të fundit e biznesmenit të shpallur në kërkim, Klodian Zoto. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala e cila shprehet se fotoja mendohet se është shkrepur ditët e fundit. Gazetarja shkruan përbri fotos se “I shumëkërkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë që është foto e ditëve të fundit!” Kujtojmë se Klodian Zoto është shpallur në kërkim për përfshirjen në mega-aferën e inceneratorit të Elbasanit. Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me aktivitetin e inceneratorit të Fierit, sipas sipas deputetëve të djathtë pronari real i tij, Klodian Zoto ka krijuar…

Read More

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka përfunduar marrjen në pyetje nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorit të këtij qyteti. Subashi nuk ka thënë shumë në dalje të Prokurorisë së Posaçme, por theksoi se është i gatshëm që të merret sërish në pyetje nga prokuroria. “Për incineratorët isha. E di prokuroria nëse do pyetem sërish apo jo. Isha aty 2 ose 3 orë. Nuk do të përgjigjem, sepse gjërat janë pjesë e hetimeve. Unë jam i gatshëm të pyetem sërish. Nuk ka asnjë problem në këtë pikë.”, tha ai.

Read More

Greqia ka shënuar 18, 605 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 2, 274, 025 raste, prej të cilëve 49, 7% e tyre kishin sëmundje shoqëruese. Autoritetet shëndetësore konfirmuar se 80 pacientë kanë humbur jetë dhe se që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 25, 183 viktima ku 95,0 % e tyre kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç. Ndërkaq numri i pacientëve në intubim ka arritur në 470 qytetarë.

Read More

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore në bashkëpunim me qeverinë Zviceriane. Marrëveshja u nënshkrua mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset. Gjatë fjalës së saj Ibrahimi ka falënderuar shtetin e Zvicrës për të gjithë ndihmën ndaj Shqipërisë duke u shprehur se 2 mije shtetasit shqiptare që punojnë rregullisht në Zvicër, tashmë do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive. Ndërkohë Berset e ka konsideruar këtë një hap të rëndësishëm. “Jam…

Read More

Një denoncim në rrjetet sociale mbi një rast të paprecedent të racizmit në qytetin e Elbasanit ka detyruar Komisionerin Kundër Diskriminimit që fillojë shqyrtimin e një çështjeje tepër të ndjeshme për shoqërinë, siç është diskriminimi mbi baza racore. Një lokal në qytet kishte bërë një kërkesë për të punësuar sanitare në ambientet e tij, ndërkohë që kushti kryesor ishte që puonjësja të mos ishte “me ngjyrë” duke patur objekt pjestarë të komunitetit rom dhe egjiptian. Në reagimin e tij Komisioneri Kundër Diskriminimit kërkon nga qytetarët të denoncojnë çdo formë të shfaqjes së diskriminimit. “KMD i bën thirrje të gjithë subjekteve…

Read More

Një ngjarje tragjike është shënuar në Pogradec, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Mësohet se viktima është rreth 30-32 vjeç dhe quhet Eri Jaçelli. Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar të riun për të ndërmarrë vendimin ekstrem. Trupi i të riut është dërguar në morg dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Read More

Partia demokratike ka akuzuar kandidatin e Shtëpsë së Lirisë në Dibër, si njeri të zgjedhur nga Ulsi Manja dhe që punon për interesat e tij. “Non Grata vazhdon sulmet kundër demokratëve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, në Dibër përfaqëson korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manja dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blerë votat në Dibër.Non-grata dhe Meta po i poshtërojnë dibranët me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer…

Read More

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama. Reagimi i Ramës: Njohja e ndërsjelltë e sigurimeve shoqëroreNënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain BersetShtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive.

Read More

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca mori pjesë sot në një takim me ekipin e negociatorëve të Shqipërisë. Soreca theksoi në takim rëndësinë e shtimit të përgatitjeve për bisedimet e ardhshme të pranimit, sipas së cilit do të jetë një proces shumë kërkues për administratën shqiptare. Ai nënvizoi se Evropa është këtu për të mbështetur Shqipërinë. “Takim i frytshëm sot me ekipin e negociatorëve të Shqipërisë, me ftesë të kryenegociatorit Zef Mazi. Theksova rëndësinë e shtimit të përgatitjeve për bisedimet e ardhshme të pranimit, që do të jetë një proces shumë kërkues për administratën shqiptare.…

Read More

KFOR ka njoftuar se Ushtarët e Ushtrisë Amerikane janë vendosur në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë. Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se kjo po bëhet për të mbikëqyrur vijën kufitare administrative në mes të dy vendeve, derisa mbledhja e informacioni i ndihmon në planifikimin e misioneve të ardhshme. Postimi i plotë: Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të Trupës Alfa, Skuadrilja e Parë 172 e Regjimentit të Kalorësisë Malore patrullojnë vijën kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë afër fshatit Jarinje. Mbledhja e informacionit ndihmon komandantët e Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje të…

Read More

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryetarja Jorida Tabaku deklaroi se 80% e dëshmitarëve kanë përgjegjësi për këtë aferë. Tabaku tha se Antoneta Dhima nuk e ka nisur shkresën për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë por do ta nisë ajo si Kryetare e Komisionit. “E kemi vendosur përgjegjësinë dhe peshën politike, njëkohësisht dhe peshën e ligjit tek SPAK për të vepruar. Faktet që po paraqiten këtu, kanë bërë që kushdo të dëgjojë se çfarë ka ndodhur me aferën e inceneratorëve. Dhe me përgjegjësi të plotë e them, në 80% të rasteve të dëshmitarëve të cilët ne kemi thirrur, kanë…

Read More