Author: tirana

Putin ka paralajmëruar se situata në Ukrainën lindore po “përkeqësohet” dhe i bëri thirrje qeverisë së Ukrainës që të zhvillojë negociata me separatistët e mbështetur nga Moska për kontrollin e pjesëve të territorit në rajon. Duke folur në një konferencë shtypi në Moskë së bashku me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, Putin tha gjithashtu se Rusia ishte e gatshme të ndiqte rrugën e negociatave me NATO-n për kërkesat e saj të sigurisë. Por ai pohoi se aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja dhe Uashingtoni nuk ishin ende në gjendje të angazhoheshin në shqetësimet kryesore të Moskës – domethënë që…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me marrjen në pyetje të deputetit Alqi Bllako dhe kryebashkiakut Armando Subashi, lidhur me rolin e tyre mbi inceneratorin e Fierit. Lala tha se SPAK ka pyetur dje, për rreth 3 orë e gjysmë, deputetin Alqi Bllako, pasi sipas saj, ai është personi kyç në gjithë historinë e mega-aferës së inceneratorëve, pasi ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, si dhe drejtori që ka firmosur transferimin e mbetjeve të Durrësit në Tiranë. Sa i përket marrjes në pyetje të Subashit, Lala deklaroi se rezulton që Subashi ka qenë…

Read More

Deputeti Eduart Shalsi deklaroi sot se Komisioni Hetimor po konfondon rolet me prokurorët dhe se qëndrimet e deputetëve të opozitës po komprometojnë rëndë edhe procesin hetimor, lidhur me aferat e inceneratorëve. “Vijojnë debatet e kota , një proces paradoksal. Po konfondojmë rolet tona si parlamentar me rolet e gjykatësit dhe prokurorit. Ajo që ndodh rëndom me Komisionin Hetimor është ajo që po duket si një gjyq publik. Nga njëra anë kemi një reformë në drejtësi që po jep frytet e veta. Na shqetëson mungesa e seriozitetit. Kemi qenë të shqetësuar me dëshmitarët ku një pjesë e tyre janë të thirrur…

Read More

Virusi BA.2, një nënvariant i Omicron, jo vetëm që po përhapet më shpejt se kushëriri i tij, por mund të shkaktojë edhe sëmundje më të rëndë. Një studim i ri laboratorik në Japoni, tregon se BA.2 mund të ketë karakteristika që e bëjnë të jetë po aq agresiv sa variantet e mëparshme, përfshirë Deltën. Dhe po ashtu, si Omicroni ai mund t’i shpëtojë imunitetit të fituar nga vaksinat apo infektimet e mëparshme. Megjithatë, thuhet se doza përforcuese rrit nivelin e mbrojtjes, duke e bërë sëmundjen pas infektimit 74 për qind më pak të mundur. “Nga perspektiva njerëzore, mund të jetë…

Read More

Deputeti i PS-së, Alqi Bllako është marrë dje në pyetje nga SPAK, në lidhje me çështjen për inceneratorët. Bllako mësohet se është marrë në pyetje në cilësinë e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit. Deputeti socialist është pyetur nga SPAK dje, ndërsa sot në pyetje u mor edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Kujtojmë se nga hetimet e Komisionit Hetimor u dëshmua se babi i deputeti të PS-së, Edmod Bllako, ishte punonjës në inceneratorin e Tiranës, ku paguhej me një vlerë prej 10 milionë lekësh.

Read More

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka përcaktuar tashmë edhe nivelin minimal të pikëve që maturantët duhet të grumbullojnë për të qenë kalues në secilin prej katër provimeve të Maturës Shtetërore 2022 (provimin e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës dhe lëndës me zgjedhje). Sipas vendimit të marrë, maturantët do të vlerësohen si kalues vetëm nëse me përgjigjet e dhëna, do të arrijnë të grumbullojnë 25 për qind të totalit të pikëve me të cilat vlerësohet testi për çdo lëndë. Testi i çdo provimi të maturës do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë do të jenë për…

Read More

Ministri Lavrov deklaroi sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. Lidhur me këto deklarata të kreut të diplomacisë ruse, ka reaguar ish kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, i Shqipërisë, Pandeli Majko. “Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali…

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite Venusi do ju shoqërojë me një sharm të pazakontë, me anë të të cilit do të bëni për vete shumë persona. Njeriu juaj i zemrës do jetë i mahnitur totalisht nga hijeshia juaj. Takime interesante dhe intriguese parashikohen për ata që janë vetëm. Në punë duhet të guxoni dhe të merrni të parët një nismë. Demi Dita do të nis në mënyrë të shkëlqyer ku do të jeni më të komunikueshëm dhe më të hapur ndaj ndjenjave. Shmangni sjelljet e ngurta dhe jini më elastik. Në dashuri parashikohen të reja të rëndësishme për ata që janë…

Read More

Djali i vogël i Nazmi Bastriut dhe Lirie Kondit tregon për herë të parë gjithë përjetimet e fëmijës që kujtimet e vetme të fëmijërisë i lidh me orarin e drekës, kur duhet të lypte ndonjë kafshatë buke. Si u martua e ëma, e bija ekonomiste e kolonel Elmaz Kondit, me të atin e tij nga komuniteti rom. Ç’u bë me ta pas martesës së padëshiruar nga familja e bardhë dhe presione të vazhdueshme të Sigurimit, që çuan deri në vdekjen e së ëmës dhe burgosjen e të atit. Persekutimi nga ish-zv. ministri i Brendshëm Xhulio Çiraku, i afërm i Hysni…

Read More

Në zyrat e SPAK prej më shumë se 2 orësh po jep dëshminë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Prej dy orësh Subashi po pyetet në SPAK për veprimet e tij në lidhje me inceneratorin e Fierit. Mësohet se Subashi është në SPAK pa praninë e avokatit.

Read More

Një nga surprizat e shumta që produksioni ka përgatitur për finalen e sotme të “Big Brother VIP” është edhe takimi i Emanuelës dhe Ilirit. Ata kanë muaj që nuk janë takuar për shkak të pjesëmarrjes së balerinit në reality-show dhe takimi i parë pas kaq kohësh do jetë i veçantë. Moderatorja e programit Arbana Osmani ka premtuar se kjo finale do jetë e jashtëzakonshme dhe me shumë surpriza. Një prej tyre është edhe futja e Emanuelës në shtëpi për të kapur në befasi Ilirin. Më herët vajza e tij, Emily, lajmëroi në rrjetet sociale se ka rezultuar pozitive me Covid-19…

Read More

Në rrugën “Hamdi Pepo”, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Read More