Author: tirana

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Elbasan ku si pasojë janë lënduar dy persona. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përfshirë automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin R. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen V. S. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. Zh. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasja V. S., drejtuesja e mjetit tip “Benz” dhe shtetasja N. Zh., pasagjere në automjetin tip “Toyota“, të cilat fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Një 24-vjeçar me iniciale E.C. nga Kamza është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia. Kjo pasi për shkak të një borxhi ai i ka marrë me forcë makinën tip Benz një personi me iniciale Xh.Xh. në lagjen 18 në Korçë. Policia bën me dije se materialet në ngarkim të tyre tashmë i kanë kaluar Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme hetimore. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Vetëgjyqësia” të shtetasit E. C., 24 vjeç, banues në fshatin Paskuqan, Kamëz,…

Read More

Dy anijet e Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territoriale, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territoriale, 5 milje larg Porto Palermos.Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija.

Read More

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi në drejtim të pronarit të shkollës “Wilson”, Lulëzim Masha, në datën 18 janar në afërsi të Liqenit të Thatë në kryeqytet. Identifikimi i tij u bë në sajë të disa kamerave të sigurisë, por edhe të dëshmisë së vetë biznesmenit. Lulëzim Masha u rimor sërish në pyetje dhe bashkëpunoi me grupin hetimor. Ai ka treguar me detaje kërcënimet që ka pasur. Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për konflikte banale.

Read More

Me debate është shoqëruar marrja në pyetje e Administratorit të Inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku i përqendroi pyetjet e saj mbi 20 mln euro paradhënie, sipas saj, të marra nga buxheti i shtetit, ndërkohë që punë nuk është kryer. Nga ana tjetër, Dusha u shpreh se një gjë e tillë duhet verifikuar nga ana e tij. Debati: Tabaku: Pse thoni kemi marrë 20 mln euro paradhënie për porosi ndërkohë që punë nuk është kryer? Pse keni bërë pagesa për paradhënie? Vlera është 80% e vlerës së inceneratorit. Janë marrë nga buxheti i…

Read More

Prej disa ditësh në vend ka qarkulluar një lajm sipas të cilit qeveria shqiptare ka nisur procedurat për të rritur më tej taksat mbi naftën. Sipas këtyre raportimeve, Ministria e Financave, përmes Drejtorisë së Koncesioneve, ka nisur procedurat për të dyfishuar tarifën e kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve dhe kjo tarifë do t’i paguhej kompanisë koncesionare “Noa Control” nga shoqëritë e karburanteve. Por burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se në 18 gusht të vitit 2021, shoqëria koncensionare “Noa Inspect ” sh.p.k ka parashtruar me shkrim kërkesën për ndryshimin e tarifës së shërbimit të kontrollit ligjor…

Read More

Partia Socialiste i është drejtuar me kërkesë Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për informacion në lidhje me hetimet mbi zbatimin e ligjit gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe CEZ-it, për të cilën është kallëzuar penalisht edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Read More

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se të shtunën, 19 shkurt, do të mbahen stërvitje të reja ushtarake, të cilat do të mbikëqyren nga presidenti rus, Vladimir Putin, në kohën e shqetësimeve se Kremlini mund të jetë duke u përgatitur për pushtim të Ukrainës. “Më 19 shkurt janë planifikuar stërvitje të forcave strategjike, të cilat do të mbahen nën mbikëqyrjen e Komandantit Suprem të forcave të armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë së cilave do të lëshohen raketa balistike dhe lundruese”, ka thënë Ministria përmes një njoftimi më 18 shkurt. Në stërvitje është thënë se do të marrin pjesë…

Read More

Ura madhështore e varur “Çanakkale 1915” që lidh Europën dhe Azinë përmes Dardaneleve do të hapet zyrtarisht më 26 shkurt, pesë vjet pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi gurin e themelit, njoftuan mediat turke. “Partnerët tanë nga Koreja e Jugut do të vijnë, kryeministri po vjen dhe ne presim vetëm konfirmimin nga presidenti (Erdogan),” tha Ebru Özdemir, CEO i LİMAK Holding, i cili aktualisht është duke përfunduar ndërtimin e urë. Ai shpjegoi gjithashtu se kostoja e projektit është rritur nga 2.8 miliardë euro të planifikuara në 3.1 miliardë euro, duke e shpjeguar këtë me ndërprerjet pandemike. “Ju garantoj se…

Read More

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Mikela u përplas keq me Rrushen dhe me Erionin. Gjatë debatit të ashpër, ajo shpërtheu ndaj konkurrentes duke thënë: Po më lini të flas more vëlla! Do më lini të flas? “Më lini të flas” është një ndër shprehjet më të famshme të Donald Veshajt në shtëpinë e “Big Brother VIP”, prandaj konkurrentët filluan të qeshnin dhe të duartrokisnin. Moderatores iu kujtua gjithashtu Donaldi dhe nuk e mbajti dot të qeshurën. “Qetësohu”, i tha ajo Mikelës duke qeshur.

Read More

Avokati Maks Haxhi ka kundërshtuar draftin për hartën e re gjyqësore. Sipas tij, kjo hartë nuk i zgjidh hallet e qytetarëve, teksa shtoi se është e pamundur që të shkohet në ekstrem, ku nga 6 Gjykata Apeli, të kalohet në një të vetme. “Ne ishim për këtë reformë, por të huajt duhet të marrin parasysh edhe traditën shqiptare. S’duhet të kthehemi në hapat që kemi patur. Më 1994 ne kemi qenë me një gjykatë apeli. Por ajo filloi e krijoi korrupsionin. Bënte dy vendime për shtetin e të tjerat me lekë. Kjo situatë edhe pse ndërkombëtarët e kundërshtojnë, është pasojë…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me akuzat se bashkë me Ramën kanë bërë pakt për portin e Durrësit. Basha u shpreh se kjo është një gënjeshtër e pastër duke shtuar se demokratët janë të prerë për të kërkuar transparencë për të gjitha investimet në këtë port. “Projekti i portit të Durrësit. Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin para në politikë është se i bëjnë njerëzit të mos mendojnë. I ushqejnë si fëmijët në çerdhe. Merre, merre. Nuk logjikojnë. Është ngritur një gënjeshtër sikur unë dhe Rama kemi pakt për portin e Durrësit. Kjo…

Read More